
Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë. Grupi do t’i dhurojë të ardhurat për një fond bamirësie që ndihmon ushtrinë ukrainase dhe Ukrainën, e cila është nën pushtimin rus. “Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit, reperi Oleh Psiuk.
Ukraina mori 192 pikë votimi i jurive të shteteve të ndryshme dhe u rendit pas Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë dhe Spanjës. Mirëpo votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën bënë që ajo të renditet në vend të parë.
Pas votave të jurisë dhe publikut, fitues u shpall Ukraina me 631 pikë. Në vend të dytë u shpall Britania e Madhe.
CONGRATULATIONS UKRAINE! And a huge CONGRATULATIONS to our @SamRyderMusic, we are so proud of you! Thank you 💙 #Eurovision pic.twitter.com/8ZhdSedTTp
— BBC Eurovision🇬🇧 | 👩🚀#teamSPACEMAN (@bbceurovision) May 14, 2022
Vokalisti i Orkestrës Kalush, Oleh Psiuk, në një deklaratë për media ka thënë se është i gatshëm t’i shërbejë edhe ushtarakisht shtetit të tij, pos muzikës. “Është e vështirë të them se çfarë do të bëj, sepse kjo është hera e parë që fitoj Eurovizionin. Si çdo ukrainas, unë jam gati të luftoj dhe të shkoj deri në fund”,ka thënë Psiuk, shkruan AP.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply