Grid Rroji: Tërmeti vuri në dukje mungesën totale të shtetit

Disa mendime lidhur me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit tragjik të 26-të nëntorit ka dhënë Grid Rroji nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një video-mesazh në faqen e tij zyrtare.

Sipas tij tërmeti vuri në dukje mungesën totale të shtetit, pasi duhej të ishte kaluar me pasoja shumë të vogla por ka ndodhur e kundërta, ka ndryshuar faqen e Shqipërisë.

Grid Rroji thekson se kjo pari që sundon vazhdon të gënjejë, dhe është fajtore pasi aktualisht nuk ofron siguri për askënd.

“Nuk jetohet në një komunitet kombëtar pa shtet, të gjithë njerëzit kanë nevojë për një autoritet shtetëror që t’i mbajë brenda ligjit”- thotë ai.

Video e plotë:

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet