×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Gjyqtari serb që votoi kundër Kurtit vjen nga krimi i organizuar”, avokat Spartak Ngjela shpjegon vendimin

Duke u nisur nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, në të cilën hidhet poshtë kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje, ka reaguar edhe Avokat. Spartak Ngjela.

Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ngjela shkuan se gjyqtarët e Kushtetueses në Kosovë i dhanë të drejtë presidentit Thaçi me “logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni.”

Ngjela shkruan se Gjykata vendosi që Thaçi të dekretojë një kryeministër të tjetër, por ngrë pyetjen se ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në Kushtetutë? Sipas tij, kjo nuk mbështet në Kushtetutë dhe për këtë arsye “të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale.”

“Të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale, bashkë me një serb që është gjyqtar e që vjen nga krimi i organizuar, si i dënuar me burg,” shkruan më tej Ngjela.

Duke shtuar se vendimi zyrtar i Kushtetueses nuk ka dalë ende, avokati thekson se kjo u jep shpresë gjyqtarëve që “të shpëtojnë nga fakti i kryerjes së një krimi të rëndë.”

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretimin e Avdulla Hotit për kryeministër.

Kushtetuesja ka konstatuar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re.

Postimi i plotë:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i japin të drejtë dekretit të presidentit Thaçi me logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni. (!)

A të jetë e vërtetë?

Ja si arsyetojnë gjyqtarët, sipas vendimit që qarkullon:

Të drejtën për formimin e qeverisë e ka Vetvendosja. Por, kryetari i saj u vonua që të paraqiste një emër për kryeministër.

Fakti që u vonua, e drejta i takon presidentit Thaçi, që ky të dekretojë një kryeministër tjetër.

(Domethënë, fatorinoja e trenit thotë: Albin, ti erdhe vonë, vendi yt tani u plotësua).

Po ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në kushtetutë?

Jo, nuk mbështetet në kushtetutë.

Atëherë?

Atëherë, të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale, bashkë me një serb që është gjyqtar e që vjen nga krimi i organizuar, si i dënuar me burg.

Po, a ka dalë vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese?

Jo, nuk ka dalë ende.

Atëherë gjyqtarët paskan ende shpresë të shpëtojnë nga fakti i kryerjes së një krimi të rëndë.

Të shohim vendimin, vërtet, me logjikën e fatorinos së trenit është? …

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rriten infektimet e COVID-19 në Greqi: 3.593 raste të reja dhe 8 vdekje

Rriten infektimet e COVID-19 në Greqi: 3.593 raste të reja dhe 8 vdekje

Publikuar më 27.07.2021
Greqi njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike t...

Greqi njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 3.593, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 482,145 (ndryshim ditor + 0,9%), nga të cilat 51.2% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara […]

Lexo më shumë

(VIDEO) Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona

(VIDEO) Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona

Publikuar më 27.07.2021
Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik...

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci janë nisur për tu kthyer në atdhe. Media kroate 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë. Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti […]

Lexo më shumë

Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar më 27.07.2021
Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronav...

Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,987 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, në 24 orët e kaluara u shëruan 16 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten […]

Lexo më shumë

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Publikuar më 27.07.2021
Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkan...

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme me iniciativën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ditë më parë tha se së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, do të angazhohet […]

Lexo më shumë

Zjarri ‘mbërthen’ Greqinë, digjen shtëpi dhe makina (Foto-Video)

Zjarri ‘mbërthen’ Greqinë, digjen shtëpi dhe makina (Foto-Video)

Publikuar më 27.07.2021
Shtëpitë e para në zonën e Rodopolis në Greqi, janë djegur n...

Shtëpitë e para në zonën e Rodopolis në Greqi, janë djegur nga zjarri që nisi herët në pasdite në një zonë pyjore midis Stamata dhe Rodopoli, Atikë. Në këtë kohë fronti i zjarrit është transferuar nga Stamata në Rodopolis dhe Dionysos. Zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin që tashmë po djeg disa shtëpi në […]

Lexo më shumë

Xhon Bolton: Me Thaçin dhe Vuçiçin diskutuam edhe korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Xhon Bolton: Me Thaçin dhe Vuçiçin diskutuam edhe korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Publikuar më 26.07.2021
Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për ...

Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton u shpreh se gjatë kohës që ka qenë në detyrë bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç është folur edhe mbi idenë e shkëmbimit të territoreve. “Mund të ju them se kur isha këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe […]

Lexo më shumë

Përsëri rritje të infektimeve në Greqi: 2.070 raste të reja, 147 të intubuar dhe 5 vdekje

Përsëri rritje të infektimeve në Greqi: 2.070 raste të reja, 147 të intubuar dhe 5 vdekje

Publikuar më 26.07.2021
Autoritetet greke njoftuan se rastet e reja të konfirmuara l...

Autoritetet greke njoftuan se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2.070, nga të cilat 13 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 477.975 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilat 51.2% janë burra. Bazuar në rastet e […]

Lexo më shumë

“Pa makinë e celular, në shtëpi me qira”, ‘Jimy’, tregtari shqiptar i drogës i cili kamufloi veten në Kolumbi

“Pa makinë e celular, në shtëpi me qira”, ‘Jimy’, tregtari shqiptar i drogës i cili kamufloi veten në Kolumbi

Publikuar më 26.07.2021
Pavarësisht se prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartel...

Pavarësisht se prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin ballkanik, ‘Jimy’ nuk kishte makina ose telefona celularë, jetonte me qira, pretendonte të ishte një inxhinier civil dhe udhëtonte vetëm në linjat ajrore dhe automjetet e shërbimit publik. Për shtatë vjet, Agim Cerma, një shtetas shqiptar, mbërriti në Kolumbi dhe bëri këtë mënyrë jetese, sipas […]

Lexo më shumë