×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjyqtari gjysmëmilion euro! Artan Zeneli, të ardhura 4 herë më të larta se paga

Vettingu nuk i ka çelur ende seancat publike ndaj anëtarëve të Gjykatës së Larte. Të dhënat e Open Data Albania tregojnë se mesatarisht çdo anëtar i Gjykatës së Lartë ka raportuar të ardhura vjetore katër herë më të larta se paga si gjyqtar, ndërsa pasuria neto e tyre llogaritet të jetë 8.4 milionë dollarë. Ajo që dihet është se trupat e KPK po kryejnë hetim të thelluar ndaj gjyqtarëve të lartë, e për këtë po kërkohet shpjegim shtesë duke marrë shkas nga mospërputhjet me deklaratat e pasurive në vite.

Siç thonë burimet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit llogari po kërkohet edhe për udhëtimet e shpeshta të gjyqtarëve të lartë, apo faturat për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, siç është rasti i gjyqtarit Artan Zeneli, fëmijët e të cilit po ndjekin studimet në Austri.

Ajo që bie në sy në deklarimin e pasurive të gjyqtarëve të lartë është se shumica e tyre i arsyetojnë më së shumti të ardhurat nga objekte të dhëna me qira, por edhe nga familjarët.

Kjo është mënyra e duhur me të cilën i ka deklaruar pasuritë edhe gjyqtari Artan Zeneli. Gjyqtari Zeneli gjatë vitit 2016, sipas monitorimit të OPEN DATA deklaron 20.400 euro si të ardhura nga qiratë.

Kjo rritje e beftë e pasurisë së gjyqtarit të lartë brenda vetëm një viti është pohuar prej tij në rubrikën “Të ardhura qiradhënie”. Kjo rubrikë është bosh përgjatë viteve 2012 deri 2015, ashtu si edhe të ardhurat nga ortakëritë, trashëgimitë apo edhe aksionet.

Fillimisht, gjatë këtyre viteve gjyqtari Zeneli tregon si të ardhura rrogën e bashkëshortes, Valbona Zeneli si edhe pagën e shpërblimet e marra si gjyqtar, por edhe një kredi të pashlyer prej 104.908 euro, raporton “TCH”.

Artan Zeneli rezulton të ketë një pasuri bruto prej 65,639.890 lekë, ose ndryshe gjysmë milioni euro. Të gjitha këto lëvizje shtojnë dyshimet mbi arsyet e vërteta se përse gjyqtari Artan Zeneli pasi ligji i vettingut hyri në fuqi , ai nuk pranoi të merrte drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky vend u la bosh nga gjyqtarja e lartë e dorëhequr, Mirela Fana, që u dorëhoq befasisht.

Siç parashikon ligji, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë tre organet prioritare që i janë nënshtruar vettingut çka do të thotë se edhe risku për të ngelur në provim është akoma i lartë, ashtu si për Artan Zenelin, që është njëri prej anëtarëve të gjykatës 8.4 milionë. Deri më tani, të pesë të larguarit u shkarkuan nga KPK pikërisht për shkak të mosjustifikimit të aseteve.

Gjyqtari Artan Zeneli e ka nisur karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1991, ndërsa është dekretuar si gjyqtar i lartë në 2012.

Ai njihet si gjyqtari që kundërshtoi kolegët e tij duke dhënë votën pro lirimit të Tom Doshit, i arrestuar aso kohe për kallëzim të rremë. Është gjyqtari që refuzoi rekursin e prokurorisë për 21 janarin, e po ashtu gjyqtari që ka në dorë fatin e Ermal Hoxhës, nipi i ish-diktatorit, i cili kërkon pafajësi nga akuza për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Aksident në aksin Vlorë-Fier, humb jetën një grua, një tjetër në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Vlorë-Fier, humb jetën një grua, një tjetër në gjendje të rëndë

Publikuar më 26.01.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një person, e cila raportohet të jetë grua. Një tjetër person i përfshirë në aksident është në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti. Policia ka shkuar në […]

Lexo më shumë

U qëllua me armë zjarri, kush është i plagosuri në Vlorë, porositi atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit (Emri-Foto)

U qëllua me armë zjarri, kush është i plagosuri në Vlorë, porositi atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit (Emri-Foto)

Publikuar më 26.01.2021
Detaje të reja janë bërë të ditura rreth plagosjes së ndodhu...

Detaje të reja janë bërë të ditura rreth plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku mësohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi Marion Mitro. Mitro ka shkuar në spitalin e Vlorës i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për […]

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet një person, autorët ia mbathin me “Land Rover” dhe më pas e djegin

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet një person, autorët ia mbathin me “Land Rover” dhe më pas e djegin

Publikuar më 26.01.2021
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku për pasojë është qëlluar një person. Sipas uniformave blu, në spitalin e Vlorës ka shkuar i plagosur shtetasi M.M., i cili është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin […]

Lexo më shumë

I vodhi portofolin pacientit që vdiq nga Covid-19 dhe mori lekët nga banka, arrestohet infermierja e Infektivit

I vodhi portofolin pacientit që vdiq nga Covid-19 dhe mori lekët nga banka, arrestohet infermierja e Infektivit

Publikuar më 26.01.2021
Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së martës infermi...

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së martës infermieren që i vodhi portofolin pacientit të shtruar në spitalin Infektiv, denoncuar në emisionin STOP, pak ditë më parë. Mësohet se e arrestuara është identifikuar si Ronida Hysa, 30 vjeçe, banuese në Durrës, e cila punonte në spitalin Infektiv. Akuzat që rëndojnë ndaj saj janë “Vjedhja” dhe […]

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Publikuar më 25.01.2021
Një aksident i rënë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vl...

Një aksident i rënë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një persona. Paraprakisht bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike, mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N.M. Sipas uniformave blu, ka […]

Lexo më shumë

Kush është “i forti” i Shkodrës që u arrestua sot, i kërkuar edhe në Itali (Emri)

Kush është “i forti” i Shkodrës që u arrestua sot, i kërkuar edhe në Itali (Emri)

Publikuar më 25.01.2021
Ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës 41-vjeçari, Bledar...

Ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës 41-vjeçari, Bledar Cafi, i cili njihet ndryshe edhe si një nga të fortët e Shkodrës. Mësohet se 41-vjeçari është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga drejtësia Italiane. Ai pritet të ekstradohet në ditët në vijim, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale. Më herët Operacioni […]

Lexo më shumë

U kap me armë zjarri pranë selisë së PS, ja sa vite burg kërkon prokuroria për Vladimir Gjutën

U kap me armë zjarri pranë selisë së PS, ja sa vite burg kërkon prokuroria për Vladimir Gjutën

Publikuar më 25.01.2021
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gju...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gjutën, i cili u arrestua rreth 1 vit më parë pranë selisë së Partisë Socialiste. Gjuta u kap nga gardistët dhe u konstatua që me vete kishte armë zjarri pa leje dhe një shumë të konsiderueshme parash. Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në […]

Lexo më shumë

“I çuam djathë dhe mish derri”/ Përgjimet e Ndraghetas, dalin në skenë shefi i policisë së Tiranës dhe një zv. ministër

“I çuam djathë dhe mish derri”/ Përgjimet e Ndraghetas, dalin në skenë shefi i policisë së Tiranës dhe një zv. ministër

Publikuar më 25.01.2021
Nga përgjimet që Anti-mafia italiane ka bërë ndaj pjesëtarëv...

Nga përgjimet që Anti-mafia italiane ka bërë ndaj pjesëtarëve të klanit mafioz të Ndragheta-s, të cilat kanë bërë investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, del se të gjitha ata janë të bindur se këtu nuk ”bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet”. “Në mënyrë të qartë, ai […]

Lexo më shumë