×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjykata rrëzoi çështjen e Gërdecit në ngarkim të Mediut, kreu i SPAK për Zërin e Amerikës: Do i shkohet deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas Gjykatës, kërkesa e SPAK-ut “është e pabazuar në ligj”. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme i tha Zërit të Amerikës se vendimi i sotëm është po ashtu “i pabazuar në ligj dhe se do të ankimohet menjëherë”.

Për rastin e zotit Mediu, SPAK, u vu në lëvizje pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, dhe nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që përfshiu një numër të madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap më kurrë.

Në kërkesën e vet, SPAK, argumentonte se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më.

Fillimisht SPAK ju drejtua Gjykatës së Lartë e cila më pas vendosi se kompetencën tanimë e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar. Kjo e fundit, sot, pas një shtjellimi të gjatë juridik, i kujtoi prokurorisë se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Sipas Gjykatës “nga viti 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penal, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”. Për më tepër, Gjykata vëren se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar. “Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë” vlerëson gjykata.

Por SPAK nga ana e vet është i mendimit se vendimi I sotëm “është i pabazuar në ligj dhe do të ankimohet menjëherë”. Dretuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha Zërit të Amerikës se “kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me shpejtësi deri në 157 km/h, iu hiqet patenta 25 shoferëve, arrestohen 9. Qindra gjoba në 24 orët e fundit

Me shpejtësi deri në 157 km/h, iu hiqet patenta 25 shoferëve, arrestohen 9. Qindra gjoba në 24 orët e fundit

Publikuar më 19.09.2021
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha a...

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat i kontrolleve me […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Publikuar më 19.09.2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regji...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 2.261 persona janë […]

Lexo më shumë

Dy ngjarje të rënda brenda 10 minutave në Tiranë, humbin jetën dy persona

Dy ngjarje të rënda brenda 10 minutave në Tiranë, humbin jetën dy persona

Publikuar më 19.09.2021
Dy persona kanë humbur jetën në kryeqytet këtë të dielë, pas...

Dy persona kanë humbur jetën në kryeqytet këtë të dielë, pasi kanë rënë nga lartësia. Ngjarjet kanë ndodhur në harkun kohor të 10 minutave nga njëra-tjetra. Sipas policisë, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Ndërsa në […]

Lexo më shumë

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

Publikuar më 19.09.2021
Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit ...

Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit Muharrem Plaku i cili ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës. Burime nga grupi i kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të minierës, […]

Lexo më shumë

Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, del fotoja e Pecorellit i maskuar

Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, del fotoja e Pecorellit i maskuar

Publikuar më 19.09.2021
Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorell...

Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij brenda një makine në një fshat të Pukës. Në këtë foto shihet se si ai ishte maskuar në mënyrë që të mos njihej. Biznesmeni italian Davide Pecorelli nuk vdiq i vrarë në makinën […]

Lexo më shumë

“Jam polic”, arrestohet një 26 vjeçar në Tiranë që kundërshtoi Blutë e kryeqytetit. Në pranga 10 të tjerë për vepra të ndryshme

“Jam polic”, arrestohet një 26 vjeçar në Tiranë që kundërshtoi Blutë e kryeqytetit. Në pranga 10 të tjerë për vepra të ndryshme

Publikuar më 19.09.2021
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Kombi...

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Kombinat. I arrestuari mësohet se është K. B. Ky person ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshë të re Ilir Dashi, ish-aktori, ish-biznesmeni, ish-politikani, prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë

Ndahet nga jeta në moshë të re Ilir Dashi, ish-aktori, ish-biznesmeni, ish-politikani, prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë

Publikuar më 19.09.2021
Ndahet nga jeta Ilir Dashi. Karrierën e tij fillimisht e fil...

Ndahet nga jeta Ilir Dashi. Karrierën e tij fillimisht e filloi si aktor filmash, e vazhdoi si biznesmen me përfaqësinë e kompanisë Orbit, dhe hoqi dorë prej saj pasi mori një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar […]

Lexo më shumë

“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

Publikuar më 19.09.2021
Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tir...

Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tiranës, ka folur për herë të parë, pas arrestimit si i përfshirë në një rrjet prostitucioni. Ai ka folur për OraNews, lidhur me eksperiencën që kaloi në burg, ku sipas tij, të burgosurit e kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës”. “Fillimisht e kisha pak […]

Lexo më shumë