×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjykata e la në burg, ndërsa prokuroria akuzon policin për vrasje me dashje, Arjan Tase u kërkon falje familjarëve të 7-vjeçares që vrau me skaf

Tre ditë pas tragjedisë në plazhin e Potamit, Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf në breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare. Mbi Tasen, rëndon akuza për veprën penale “vrasje me dashje në mënyrë indirekte”. Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte. Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg me akuzën e AMP, ndërsa me akuzën e re ai rrezikon 10 deri në 20 vite. Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohej nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Arjan Tase u ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Avdia, që u vrau me skaf vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë. Ai gjatë seancës së gjyqit për caktimin e masës së sigurisë nuk ka pasur asnjë kundërshtim ndërsa kë kërkuar falje edhe për policinë e shtetit.

Sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se Tase është futur në një perimetër ku nuk lejohen mjetet lundruese. Nga burime mësohet së janë edhe tre dëshmi në Dosjen e Prokurorisë rreth faktit si ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë në dosje janë edhe aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe aktit për kqyrjen e gomones.

Tragjedia në Himarë ndodhi 3 ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase mbante detyrën si shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Publikuar më 16.08.2022
Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqt...

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arrest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit. Të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Ky vendim u la […]

Lexo më shumë