
GJKKO ka dhënë vendimin për ish gjyqtarin e KPA-së Luan Daci i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Gjykata ka vendosur 6 muaj burg për ish gjyqtarin, i cili është konvertuar në 12 muaj pezullim nga detyra si anëtar i KPA.
Vendimi është shpallur nga gjyqtari Sandër Simoni, ndërkohë prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë një vit burg për ish-anëtarin e KPA-së.
Ndërsa pas vendimit, Daci ka bërë edhe komentin e tij në lidhje me dënimin duke theksuar se nuk ka falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën e tij, ndërkohë që GJKKO e dënoi për shkak se nuk ka deklaruar se u shkarkua në vitin 1997.
Ashtu si edhe avokati i tij, Luan Daci ka theksuar se çështja dhe përballja me drejtësinë vijon tashmë në Apelin e GJKKO.
‘’S’kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën. Atë do e gjykojë Apeli, Apeli e ka gjykuar’’- tha Daci.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply