×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjermania është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

Gjermania kundërshton çdo ide apo propozim për ndryshim të kufijve në rajon, ka deklaruar të hënën në Berlin ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas pas një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Ky është një dokument non-paper, jo një dokument zyrtar. Ne nuk kemi nevojë të merremi më tej me të. Nuk ka pjesëmarrje të Gjermanisë, në ndonjë non-paper, nëse ka zëra për këtë, ato janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, ka deklaruar Maas.

Shefi i diplomacisë gjermane ka thënë se çdo ndryshim i kufijve, kudo, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë rajonin.

“Këtë në të kaluarën e kemi refuzuar, edhe tani e hedhim poshtë, edhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht”, ka deklaruar Maas.

Edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka hedhur poshtë idetë për ndarje, duke i vlerësuar të rrezikshme ndërsa ka theksuar se integrimi evropian i rajonit nuk ka alternativë.

“Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka përfshirë 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces”, ka deklaruar Osmani.

Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se Berlini angazhohet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, por t’i fillojnë paralelisht negociatat për anëtarësim në BE.

Gjatë javëve të fundit nga mediat në Ballkan janë publikuar dy dokumente të ashtuquajtura “non-papers”.

I pari është publikuar nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Tjetri është publikuar nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, është thënë në një përgjigje të Ambasadës gjermane, për Radio Evropa e Lirë.

“Non-paper”, është një term që përdoret në BE lidhur me pikat e diskutimeve që ndahen në mënyrë konfidenciale ndërmjet qeverive dhe institucioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shifrat në Greqi: 2.461 raste të reja, 68 vdekje dhe 737 persona të intubuar

Shifrat në Greqi: 2.461 raste të reja, 68 vdekje dhe 737 persona të intubuar

Publikuar më 08.05.2021
Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të sëmundjes të re...

Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2.461, nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 360,577 (ndryshimi ditor + 0,7%), nga të cilat 51,2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve […]

Lexo më shumë

Ndërrojnë jetë 12 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 198 raste të reja në 24 orë

Ndërrojnë jetë 12 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 198 raste të reja në 24 orë

Publikuar më 08.05.2021
Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar...

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 198 raste të reja me koronavirus nga 3,108 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit, e humbën jetën edhe 12 qytetarë. Rastet e reja u konfirmuan në Shkup – 76, Kumanovë […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron një viktimë dhe 153 raste të reja me COVID-19

Kosova regjistron një viktimë dhe 153 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 08.05.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se ka regjistruar një të vdekur dhe 153 raste të reja me sëmundjen COVID-19. “Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Komuna e Mitrovicës (47 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Rastet e reja dalin pas testimit të 2.784 mostrave […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Fëmija 1 vjeç humb jetën nga koronavirusi pas një jave shtrimi në spital

E rëndë/ Fëmija 1 vjeç humb jetën nga koronavirusi pas një jave shtrimi në spital

Publikuar më 07.05.2021
Një fëmijë vetëm 1 vjeç ka humbur jetën si pasojë e koronavi...

Një fëmijë vetëm 1 vjeç ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit shkruajnë mediat kosovare. Zyra për Informim të Shërbimit Spitalor, në Klinikën Universitare të Kosovës ka thënë se fëmija ishte shtruar në Klinikën e Pediatrisë më 30 prill dhe që nga ajo ditë ishte duke u trajtuar nga koronavirusi. Nuk dihet nëse fëmija 1-vjeçar […]

Lexo më shumë

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Publikuar më 07.05.2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025. “Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta […]

Lexo më shumë

Ulet numri i infektimeve në Greqi/ 2.691 raste të reja, dhe 749 të intubuar dhe 63 vdekje

Ulet numri i infektimeve në Greqi/ 2.691 raste të reja, dhe 749 të intubuar dhe 63 vdekje

Publikuar më 07.05.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike ...

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2.691, nga të cilat 7 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 358.116 (ndryshim ditor + 0.8%), nga të cilat 51.2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara […]

Lexo më shumë

Përhapja e mutacionit indian, Kosova iu ndalon hyrjen shtetasve nga këto tri vende

Përhapja e mutacionit indian, Kosova iu ndalon hyrjen shtetasve nga këto tri vende

Publikuar më 07.05.2021
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në K...

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky vendim duhet të merret për shkak të rrezikut të variantit të ri indian. […]

Lexo më shumë

Ishulli ‘plot’ me shqiptarë, ekzekutohet biznesmeni i njohur grek/ Policia: E dinim që ai do të ishte shënjestra

Ishulli ‘plot’ me shqiptarë, ekzekutohet biznesmeni i njohur grek/ Policia: E dinim që ai do të ishte shënjestra

Publikuar më 07.05.2021
Vrasja tronditi shoqërinë e Zakynthos. Është vrarë një nga s...

Vrasja tronditi shoqërinë e Zakynthos. Është vrarë një nga sipërmarrësit e famshëm të ishullit, Dimi Korfiati në një zonë të zënë tregtare të qytetit. Aty madje banojnë edhe shumë shqiptar. Sipas informacioneve, biznesmeni 54-vjeçar nga Agios Sostis, i cili disa muaj më parë kishte shpëtuar nga një pritë vrastare kundër tij, në të cilën gruaja […]

Lexo më shumë