Gjermani, evakuohen rreth 11 mijë persona pas zbulimit të një bombe

Më shumë se 11 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Dyseldorf, pas zbulimit të një bombe angleze.

Mëngjesin e së premtes, administrata vendore dhe shërbimet zjarrfikëse i kanë kërkuan 11,650 personave të largohen nga zona ku u zbuluar një bombë me një peshë prej 1 ton.

Administrata vendore shkroi në Twitter, se gjithë personat në një rreze prej 500 metrash nga vendi ku u zbulua bomba duhet të largohen. Sipas përllogaritjeve , kjo prek rreth 11,650 njerëz.

Në Twitter ata shkruanin se “Të premten në mëngjes një bombë angleze e llojit ’10-cent’ është zbuluar pranë një kantier ndërtimi, në një zonë që më parë ndodhej burgu i Dyseldorfit. Demontimi i bombës do të kryhet sot. Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 30 mijë persona janë prekur nga kjo ngjarje”.

Veç kësaj, 19,245 personave, në një rreze prej 1 kilometër përreth vendngjarjes, ju është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në një lajmërim të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet