Gjërat nuk po ecin siç duhet! Bie tërmet në ishullin ku po qëndrojnë Harry dhe Meghan

Harry dhe Meghan pasi hoqën dorë nga titujt mbretërorë, tani nuk janë më dukë e dukeshë e Sussex.

Çifti është shpërngulur në Kanada me vogëlushin e tyre Archie, për të jetuar si të pavarur nga ana financiare, gjithashtu edhe në paqe.

Mirëpo gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë. Ditën e djeshme, një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur ishullin Vancouver, ku Harry, Meghan dhe i vogli Archie po qëndrojnë aktualisht.

Sipas “Daily Mail”, raportohet se tërmeti ka rënë rreth orës 13:30 por për fat të mirë, nuk ka shkaktuar dëme.

Çifti jeton në një vilë 14 milionë dollarëshe në ishull dhe sipas burimeve të afërta, thuhet  se nuk kanë ndërmend të lëvizin për një kohë të gjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet