
Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete sot në rezervuarin e Hecit. Policia bën me dije se viktima është shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Familja e tij prej ditësh e kërkonte dhe djali kishte bërë dhe kallëzim në polici për zhdukjen e të atit.
“Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera”-njoftoi policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply