×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gëzuar 8 Dhjetorin, Rinisë që nuk është më!

 Jona Koprencka

Gëzuar 8 Dhjetorin Rini! Rinia që nuk është më. Rinia që ka emigruar me kohë e është shpërndarë nëpër Europë. Rinia që punon nëpër apartamentet e kryeqyteteve të Europës duke mbjellur fshehurazi kanabis. Gëzuar edhe ju që mbani veten me “bukë” duke vjedhur nëpër shtëpitë e qytetarëve europianë, e që shpesh e paguani me rininë apo edhe me jetën tuaj profesionin që keni zgjedhur nga nevoja. Gëzuar ju, o emigrantë pa dokumenta, që mbushni avionët që ju riatdhesojnë çdo ditë, e që prisni me padurim çastin për tu rihedhur përsëri në tregun e përbashkët të punës, që e quajmë Europë. Gëzuar juve, trafikantë e drogaxhinj, që nga halli e shpresa, e mbase edhe të shtyrë nga shembuj luksi pa djersë që ju rrethonin çdo ditë, shkuat deri në Amerikën Latine e më tutje, duke u bërë trafikantë të mëdhenj, e duke i zgjidhur hallet me bashkëmoshatarët tuaj, tashmë vrasës profesionistë e serialë. Gëzuar ty që ke blerë makinë luksoze duke qenë vetëm 20 vjeç, e që me fodullokun tënd xhiron gomat e ecën me shpëjtësi nëpër qytet, duke rrezikuar jetën bashkëqytetarëve të tu. Gëzuar edhe ty që, mbasi mbarove shkollën e lartë, punon kamerier apo recepsionist, call center apo shitëse, dhe paga nuk të del as deri në fund të muajit. Gëzuar të gjithë studentëve, në Shqipëri, që shkollën e lartë e kanë më shumë “adet” për t’u kryer sesa shpresë për një të ardhme më të mirë. Gëzuar edhe studentve që kanë fatin të studjojnë jashtë shtetit, që ikin për të mos u kthyer më kurrë.

Gëzuar të gjithëve ju, që Shqipëria nuk arriti dot kurrë tju japë shpresë apo të ardhme. Ju që tranzicioni dhe politikat shpopulluese ju vodhën pjesën më të bukur të jetës tuaj. Këtë vit 8 Dhjetori e gjen atdheun tuaj që zgjohet dalëngadalë nga ëndrra 30 vjeçare e demokracisë, për ta rigjetur veten nën diktaturën që mendonim që e kishim lënë pas, e që me përkëdheli e quajmë “autoritarizëm”.

Diktaturat e reja nuk mund dhe nuk duhet ti krahasojmë me të vjetrat, ato kanë karakteristika të reja, pork jo nuk do të thotë që nuk janë diktatura gjithsesi. Ndryshe nga të vjetrat, diktaturat e reja e lejojnë largimin, madje e inkurajojnë atë! Sa më shumë të ikin, aq më mirë! Ata që ikin janë ata që nuk e duan regjimin, e për rrjedhojë në vend nuk mbetet askush për tju kundërvënë. Diktaturat e reja nuk përdorin dhunën fizike! Madje ato janë shumë paqësore. Janë të gatshme të bashkëpunojnë me të gjithë, mjafton që pushtetin ta kenë po “ata”. Dhuna ekonomike përdoret rëndom nga këto diktatura. Tashmë ti nuk internohesh si dikur, jo! Ti mbetesh pa punë, pa të ardhme, pa bukë, derisa të detyrohesh të largohesh. Kuptohet vetvetiu që, pjesa më e rrezikshme e popullsisë për këto dhe çdo lloj diktature janë të rinjtë, e për këtë arsye ata duhet të largohen me ç’do kusht e mjet. Ushtria e stërmadhe e patronazhistëve del çdo ditë rrugëve për të identifikuar “armiqtë e partisë” dhe viktimat e reja të syrgjynimit modern. Diplomat janë zhvleftësuar dhe universitetet po mbyllen. Të rinjtë, me kokën e zhytur në smartphone, e tashmë të kthyer plotësisht në analfabetë funksionalë, lexojnë shumë pak se çfarë ndodh përreth tyre, dhe kuptojnë akoma më pak. Porte e aeroporte (të vjetra e të reja, madje edhe ato të premtuara) punojnë me kapacitete të plota.Mbase nuk do jetë gjithmonë kështu. Mbase gjërat do ndryshojnë dikur, pas shumë kohësh ose më shpejt, por nuk duhet harruar që, shumë nga ne, e paguan me pjesën më të bukur të jetës së tyre çmimin e “çmendurisë shqiptare”, e herët a vonë dikush duhet patjetër të paguajë për këtë, që historia të mos përsëritet…

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risil...

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës. Bëhet me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se një mjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Nga ana tjetër njoftohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për […]

Lexo më shumë

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Publikuar më 28.01.2022
Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë pres...

Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë presidentin rus Vladimir Putin këtë vit, pavarësisht nga vendosjet ushtarake e Moskës në kufirin ukrainas. “Ne organizojmë tradicionalisht një takim vjetor biznesi me Presidentin Putin dhe ministra të rëndësishëm për ekonominë për të adresuar çështjet aktuale në marrëdhëniet ekonomike”, tha Komiteti Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës […]

Lexo më shumë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Publikuar më 28.01.2022
Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidat...

Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në logon e Partisë Socialiste. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë në Selinë Rozë, drejtuesit politikë të qarqeve ku do zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki, kanë dalë dhe kanë bërë publikë […]

Lexo më shumë

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Publikuar më 28.01.2022
Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat i...

Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata. Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos. Hetimi përfshiu 33 persona […]

Lexo më shumë

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

Publikuar më 28.01.2022
Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë france...

Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë franceze dhe policinë lokale, ka çmontuar një organizatë kriminale me bazë në provincën e Tarragona, me degë në Tarragona, Cambrils, Calafell, El Vendrell, Flix dhe La Bisbal del Penedés. Organizata u zbulua nga agjentët e hetimit në mesin e vitit të kaluar 2021, por për shkak të […]

Lexo më shumë

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Publikuar më 28.01.2022
Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgje...

Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale kandidati pë Bashkinë e Shkodrës, Ardit Qylybyli. Reagimi nga Ardit Qylybyli: “Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar […]

Lexo më shumë

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pa...

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një motor është përplasur me një fuoristradë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shtraus” në Lezhë. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, […]

Lexo më shumë

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 28.01.2022
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qyteta...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 2564 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose […]

Lexo më shumë