Gërhisni natën, konsumoni këtë lëng para se të flini

Një nga arsyet më të shpeshta pse njerëzit gërhasin në gjumë është mbipesha. Kilet tuaja të tepërta jo vetëm që bezdisin partnerin kur ju gërhisni, por nuk i bëjnë mirë shëndetit tuaj në përgjithësi. Ushtrimet e rregullta dhe regjimi ushqimor janë dy gjëra të cilat ju ndihmojnë të zbrisni kilogramët e tepërt. Një tjetër mënyrë për të përshpejtuar këtë proces është të konsumoni lëngje frutash dhe perimesh.

Intensiteti i të gërhiturit do të zvogëlohet dukshëm nëse kilet tuaja zhduken. Prodhimi i tepërt i mukusit është një tjetër arsye pse ndodh ose përkeqësohet të gërhiturit. Për të shpëtuar nga ky prodhim, duhet të stabilizohet prodhimi i tepërt i mukusit.

Konsumi i tepërt i frutave dhe perimeve është një formë e mirë për të zbutur mukusin. Duke konsumuar sa më shumë lëngje si inflamacioni, ashtu edhe mukusi mund të mbahen nën kontroll. Frutat dhe perimet janë gjithashtu të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar. Një sistem i fortë imunitar ndihmon për të luftuar infeksionet në traktin repsirator të cilat shkaktojnë prodhim të tepërt mukusi:

-2 karota

-2 mollë

-1 copë xhinxher

-Lëng limoni

Hidhni përbërësit në mikser dhe përgatisni lëngun. Pijeni para gjumit dhe mundësisht 3 herë në ditë për rezultate të menjëhershme. Tani s’do të prishni më gjumin e familjarëve tuaj./Living/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet