
Akuzave të sotme të Ramës për “Gërdeci”-n dhe “21 janari”-in, Berisha iu përgjigj pak më parë me një konferencë për shtyp ku theksoi se kishte insistuar që të shpallen vrasje shtetërore pa dashje dhe se ishte dakord që të rihetohen edhe 100 herë.
Sali Berisha: Për të dy ngjarjet ka një hetim nga Ina Rama, ajo që nuk është hetuar më 21 janar përgjegjësia direkte si organizator i Edi Ramës. Këtë nuk e them unë. merrni faktin që u sulmua një kryeministër në zyrë. Ka një ngjarja në 6 janar në kapitol hill. Pra ai që i solli mish për top njerëzit për të rrëzuar pushtetin e Berishës dhe që kjo nuk është e imja, por është e fiksuar në dokumente ndërkombëtare që kishte axhende politike protesta. jam dakord që të hetohet dhe rihetohet 100 herë, ju garantoj se përgjegjës kryesore është Edi Rama i cili solli ata mish për top për karrigen e tij dhe i vendosi për një axhende politike. Sa i përket Gerdecit, një proces gjyqësor i drejtuar nga një prokurore politike, anti Berishë ka ndodhur janë dënuar 20 a 22 vetë prej tyre ka dënime 20 e 18, zyrtarët më të lartë të ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik. Pa dija dhe injoranca nuk e lejon atë të kuptojë domethënien e plotë të krimit shtetëror. Krimi shtetëror është i dy llojeve, i qëllimshëm kur shteti vret me vetëdije, pa dashje kur ndodh sic ishte. Problemet e sigurisë të atij aktiviteti i kishte drejtoria i Mejkos. Për cka ish drejtuesi i saj u dënua. Pse unë që kam insistuar që atë të shpallen vrasje shtetërorë pa dashje, sepse shpërblimi është tjetër, por ai nuk ka nocione për shtetin“-u shpreh Berisha.
Ndërkohë që Rama përmend afera korruptive si Gërdeci apo edhe 21 janari, ku akuzon ish-kryeministrin Berisha, ky i fundit thotë se afera më e madhe korruptive janë 24 viktimat që humbën jetën nga tërmeti në Thumanë. Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha deklaroi se ajo që ndodhi në Thumanë si pasojë e tërmetit është një vrasje shtetërore, pasi me dokumente thuhej që ato shtëpi ishin të pabanuara. “Rama flet për afera, po, i them unë. Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara janë 24 viktima të Thumanës, të cilat i goditi tërmeti i parë. Me dokumente ishin banesa të pabanueshme, por përgjegjësia e Ramës, e Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin vdekjen në shtëpi. Deri më sot janë hetuar vetëm dy ish kryetar komune të PD që nuk kishin lidhje. Asnjë njeri nuk është përgjegjës ndërkohë që Rama është përgjegjës. Vrasjet e Thumanes janë vrasje shtetërore, janë vrasje nga neglizhenca shtetërore”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën si të përfshirë në skandalin e ndërtimeve në Butrint. Berisha tha se “aty në territorin e manastirit po ndërton resortin turistik njeriu, miku, i Edi Ramës, natyrisht ku vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronën publike. Laguna e cila është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij”.
Sali Berisha: Aferat janë zinxhirë. Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Butrinti është një aferë multidimensionale, e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit ku ka një manastir, kisha. Në vend që toka trualli, territori t’i rikthehet kishës e manastiri është një jo vetëm institucion kulti, por dhe shumë i çmuar kulturor, aty në territorin e manastirit po ndërton resortin turistik njeriu, miku, i Edi Ramës, natyrisht ku vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronën publike. Laguna e cila është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila te kepi i Stillos”.
Berisha ka bërë publike shkeljet në procedura që janë bërë për tenderimin e inceneratorëve. Sipas tij, sekretari i Këshillit të Ministriave, Engjell Agaci ka shkelur ligjin, pasi nuk ka kthyer tek ministria e Mjedisit procedurën, pasi ka qenë antiligjore.
“Duke qenë se procedura e propozuar nga ministri Koka me negocimi pa shpallje nuk bënte pjesë në asnjë nga procedurat e parashikuara nga ligji për koncesionet. Për dijeni të këtij informacioni është vendosur edhe Don Agacio, ky i fundit ka qenë në dijeni se procedura ishte e paligjshme. megjithatë Don Agacio dhuratë madhi i vetëdijshëm për shkeljet i ka paraqitur qeverisë për miratimin VKM nr 907, për miratimin e sigurimit të financimit për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Në këtë thuhet se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Urdhëron si sekretari përdor termin ka shpallur procedurën kur ajo vetë është e pashpallur. Në një kohë kur procedura antiligjore, neni 9 parashikon se sekretari i KM ka kompetence si vijon kthen në bazë të argumenteve ligjore projekt akte kur ato bien në kundërshtim me ligjin. Engjell Agaci do të duhet ti kishte kthyer për shqyrtim ministrisë së Mjedisit. Duke mos vepruar kështu ai ka shkelur ligjin. Pasoja është ky vendim që i del në gjumë se Edvinit firmat tani natën i duken si hekura herë në këmbë dhe duar”, tha Berisha.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply