×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gara për në fakultet, pedagogia: Rritja e mesatares nxit fiktivitetetin dhe rrezikon mbylljen e universiteteve në rrethe

Pedagogia e gjuhësisë në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi Rakipllari thotë për “Shekulli”-n se rritja e mesatares për të garuar në universitet shoqërohet me disa problematika. Sipas saj, nxit fiktivitetin, rrezikon mbylljen e degëve në rrethe dhe orienton të rinjtë në studimet profesionale

Enida Vërça

Një Vendim i Këshillit të Ministrave, ka vendosur të rrisë mesataren për të vazhduar studimet e larta, në vitin e ardhshëm akademik. Për t’u pranuar në universitete, si në ciklin Bachelor dhe Master, mesatarja shkon nga 6,5 në 7. Ndërsa për të vazhduar mësuesi, studentëve u duhet ta kenë mesataren 8 e lartë. Pedagogia e gjuhësisë në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi Rakipllari, komenton për “Shekulli”-n këtë ndryshim, i cili sjellë disa problematika. Pedagogia shprehet se rritja e mesatares do të ndikojë në rritjen e fiktivitetit. “Ky vendim, shpesh shoqërohet me rritje të fiktivitetit në vlerësimet gjatë shkollës së mesme. Shpesh, me idenë për të mos i penalizuar më vonë për në universitet, ndodh që mësuesit të tregohen më tolerantë në vlerësimet e tyre për nxënësit. Për pasojë mesatarja e lartë shoqërohet me një dozë të shtuar të fiktivitetit”, bën me dije pedagogia.

Degët

Në fjalën e saj Rakipllari ndalet edhe te ndikimi në mënyrë të drejtpërdrejt i degëve të mësuesisë, të cilat preken më së shumti nga këto ndryshme. “Një student me notë mesatare mbi 8, gjasat janë që të mos dojë të studiojë për mësues Matematike, Gjuhë-Letërsie apo Biologjie. Në vend të mësuesisë ai mund të zgjedhë respektivisht inxhinieritë, Drejtësinë apo Mjekësinë, profesione këto që priren të jenë më të mirëpaguara. Është i njohur fakti që sistemi ynë parauniversitar ka nevojë për mësues shumë të mirë, por qasja në këtë drejtim është e gabuar”, sqaron pedagogia. Sipas saj, kërkesa për një mesatare të tillë mund të çojë edhe në mbylljen e disa degëve kryesisht në universitetet e rretheve dhe vë  në diskutim ekzistencën e shumë degëve dhe madje edhe të universiteteve të rretheve. “Vendosja e notës mesatare mbi 8 si kriter për t’u pranuar në mësuesi në fakt i godet drejtpërdrejt fakultetet e degët e mësuesisë duke i çuar drejt mbylljes dhe nuk është zgjidhja që do të na japë mësues më të mirë”, deklaron ajo. Për këtë arsye, ajo thotë se do të ishte më e udhës që vetë universitetet të vendosnin për formën dhe kriteret e pranimit të studentëve të ardhshëm.

Cilësia

Një aspekt pozitiv sipas Rakipllarit në rritjen e mesatares, është rritja e cilësisë së kontingjentit hyrës në fakultete. “Teorikisht supozohet se nxënësit më të mirë do të kenë mundësi të ulen në aulat universitare”, thotë ajo, teksa shton se një pjesë e nxënësve mbeten të përjashtuar, duke u orientuar në studimet profesionale. “Së pari, nëse një student nuk bëhet pjesë e universitetit, jo detyrimisht do të ndjekë studimet profesionale. Ç’ka do të thotë se ekziston mundësia që individi me notë mesatare më të ulët se ajo e përcaktuar nga qeveria, të mos ndjekë më studime të tjera, përtej shkollës së mesme. Nëse kemi parasysh statistikat, Shqipëria është pas vendeve të zhvilluara për numrin e individëve që kanë arsim të lartë. Ndaj nuk është se nuk kemi më nevojë si shoqëri për njerëz me shkollë të lartë”.

Sugjerime

Në këtë analizë, pedagogia sugjeron se disa rrugë që mund ta bënin tërheqëse degën e mësuesisë dhe një alternativë zgjedhjeje nga të rinjtë është rritja e pagës. “Rritja e pagave të mësuesve, (në mënyrë të tillë që duke qenë arsimtar të mund të kesh një jetë dinjitoze falë pagës që merr), subvencionimi i tarifës së studimit (plotësisht ose pjesërisht) nga qeveria për të shtuar kërkesat për degët e mësuesisë, lehtësi të tjera falë statusit si mësues etj”, këshillon ajo. Edhe implementim i modeleve të huaja, do e rriste kërkesën për një degë të tillë. “Do të ishte e udhës të merreshin modelet e vendeve me sisteme arsimore si Finlanda dhe të shihej si veprohet atje për degët e mësuesisë. Një gjë është e qartë, çelësi i suksesit nuk qëndron vetëm në rritjen e notës mesatare, por në përzgjedhjen e një qasjeje sa më serioze dhe përfshirëse për ta reformuar sistemin arsimor në vend, pa zhbërë traditën arsimore ekzistuese”, përfundoi Rakipllari.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit pë...

Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa priste 25 mijë doza të reja të vaksinës ruse Sputnik në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ministrja bëri me dije se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vend […]

Lexo më shumë

Kalo më optimist se kurrë: Kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë pas 18 muajsh

Kalo më optimist se kurrë: Kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë pas 18 muajsh

Publikuar më 06.06.2021
Mjeku infeksionit Tritan Kalo shprehet më optimist se kurrë ...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo shprehet më optimist se kurrë në lidhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë. Në një postim në ‘Facebook’, mjeku sjell në vëmendje se pas 18 muajsh që nga deklarimi i rasteve të para në Wuhan, mund të pohojmë se e kemi kaluar fazën më kritike të kësaj pandemie. Që këtej e […]

Lexo më shumë

Pandemia shton depresionin në Shqipëri, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve

Pandemia shton depresionin në Shqipëri, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve

Publikuar më 06.06.2021
Një duzinë njerëzish qëndronin në radhë, të shkujdesur, me z...

Një duzinë njerëzish qëndronin në radhë, të shkujdesur, me zë të lartë dhe me padurimin për të kryer vizitën e tyre në Poliklinikën Qendrore në kryeqytet. Shqetësimi i të cilëve lexohet edhe poshtë maskave. “Secili ka halle të ndryshme”, më thotë mjekja psikiatër, Arjana Rreli, të cilën e prita thuajse dy orë. “Fluksi është i […]

Lexo më shumë

Ekonomia që vret/ 215 vetëvrasje, rriten tentativat në vitin e pandemisë

Ekonomia që vret/ 215 vetëvrasje, rriten tentativat në vitin e pandemisë

Publikuar më 05.06.2021
Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet fak...

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm Vetëvrasja është një […]

Lexo më shumë

Tabela/ Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore

Tabela/ Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore

Publikuar më 04.06.2021
Shqipëria u rendit shumë keq në një nga treguesit më të rënd...

Shqipëria u rendit shumë keq në një nga treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm global, vdekshmërinë foshnjore. Shqipëria u rendit e para në Europë me normën më të lartë të mortalitetit për foshnjat nën 1 vjeç për vitin 2019. Eurostat raportoi sot se më 2019 në Shqipëri kishte 10.3 fatalitete në 1000 lindje […]

Lexo më shumë

Mbyllet ‘Covid 2’, “Shefqet Ndroqi’’ i rikthehet normalitetit

Mbyllet ‘Covid 2’, “Shefqet Ndroqi’’ i rikthehet normalitetit

Publikuar më 02.06.2021
“Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali ‘Covid 2’ i është rikt...

“Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali ‘Covid 2’ i është rikthyer normalitetit. Mësohet se pacientët që janë të shtruar në këtë spital, brenda 2 apo 3 ditëve do të transferohen në drejtim të Infektivit, i cili do të jetë dhe struktura që do të presë të gjithë rastet që kërkojnë trajtim spitalor. Më herët si […]

Lexo më shumë

Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% vdekja te femrat 30-40 vjeç

Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% vdekja te femrat 30-40 vjeç

Publikuar më 02.06.2021
Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3 589 per...

Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3 589 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës, por të dhënat tregojnë se më të dëmtuar nga kjo sëmundje kanë qenë femrat në moshën 30 -40 vjeç. Gjatë vitit pandemik ku edhe gjithë vëmendja dhe energjitë e sistemit shëndetësor ishin përqendruar tek menaxhimi i […]

Lexo më shumë

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta, arsyet

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta, arsyet

Publikuar më 01.06.2021
Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mos...

Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mosha mesatare e daljes në pension arriti në 63.3 vite, me një rritje mesatare 7 muaj në harkun e pesë viteve. Por nga ana tjetër, që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh., […]

Lexo më shumë