
Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një gafë ndërsa po jepte ide si të gatuajmë ushqime për iftar. Përmes disa postimeve në InstaStory, moderatorja ka sugjeruar një ushqim me mish derri dhe verë të bardhë, duke harruar kështu se myslimanët nuk e hanë mishin e derrit dhe nuk pijnë alkool. “Ta keni si ide dhe për iftar meqë shumë mi kërkoni recetat para iftarit”, ka shkruar Osmani, e cila ka botuar edhe një libër luksoz me receta gatimi.
Ushqimi që ka sugjeruar Osmani është tagliatelle me lule kungulli, pancetta (mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit) dhe krem djathi.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply