Futbollisti i parë shqiptar me COVID-19, Mustafa sqaron tifozët për gjendjen

Valdrin Mustafa ishte i pari futbollist shqiptar që u prek nga koronavirusi. 22-vjeçari i Hannover 96 doli pozitiv në testin e kryer në 17 mars, lajm që u bë publik nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi, i cili ka provuar të luajë me Shqipërinë U21 dhe Kosovën U21, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mustafa ka falënderime, gjendet mirë dhe shpreson që testi i radhës ta nxjerrë negativ, duke konfirmuar fitimin e betejës me COVID-19.

“Të dashur miq, së pari ju falënderoj të gjithëve nga zemra për gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhanë forcë dhe shpresë mua e familjes time.

Dua t’iu informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do të bëj ditët në vijim, do mund të ju rrëfej që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, deklaron sulmuesi 22-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet