×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Frikë dhe pasiguri me vaksinën AstraZeneca, mësuesit në Shqipëri të detyruar për të plotësuar këtë formular

Teksa shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin me AstraZeneca, në Shqipëri kjo gjë nuk do të ndodhë.

Të radhës që janë në pritje të marrjes së dozës së parë të kësaj vaksine janë arsimtarët, të cilët po përballen me frikën dhe pasigurinë që ka shkaktuar kjo kompani. Ndërkohë mësuesit të cilët hezitojnë të marrin dozën duke e refuzuar atë, duhet të plotësojnë një formuluar, duke argumentuar se përse nuk janë dakord dhe pse vaksinimi nuk është me detyrim.

Në këtë formular të siguruar nga gazeta “Shekulli”, renditen disa fakte që çdo mësues është i vetëdijshëm për rrezikshmërinë nga COVID-19, por nuk e pranon këtë proces. Çdo mësues i cili refuzon, duhet të plotësojë formularin me të dhënat individuale.

Nga ana tjetër lidhur me situatën e krijuar nga vaksinimi me AstraZeneca, nga Komiteti i Ekspertëve apo Agjencia e Barnave në vendin tonë mungon një reagim zyrtar.

Sakaq, kryeministri Rama i pyetur për garancitë që kishte për vaksinën AstraZeneca, Rama dha si argument pak ditë më parë se ajo, kishte mbërritur nga Suedia dhe sipas tij në këtë vend nuk kishte asnjë shans që të qarkullonin vaksina të pasigurta.

“Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërtetave dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive. Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia. Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka”, tha Rama tre ditë më parë.

Të paktën 12 shtete kanë refuzuar dozat e kësaj vaksine, përfshirë së fundmi Suedinë dhe Gjermanin.

Po ashtu, Franca, Iitali, Gjermania, Spanja, Danimarka janë disa prej shteteve të Unionit që kanë marrë vendimin për të pezulluar vaksinën Astra Zeneca deri sa të merret një vendim përfundimtar nga organizmat ndërkombëtare.

Ekspertët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të takohen sot për të shqyrtuar Oxford-AstraZeneca, pasi shumë vende europiane ndaluan përdorimin e tyre.

Ndalimi ka ardhur për shkak se ka pasur raportime nga të vaksinuarit në Europë, për mpiksje gjaku.

Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe OBSH thonë se nuk ka prova të një lidhjeje mes vaksinave dhe një mpiksjeje gjaku.

Ekspertët, pas takimit të sotëm, pritet të marrin vendim të enjten, nëse do të vazhdojë vaksinimi me Oxford-AstraZaneca. Rreth 17 milion njerëz në BE dhe MB kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca

Shqetësimet se mund të ketë një lidhje bënë në 12 vende europiane të pezullojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës.

Vende të tjera, përfshirë Austrinë, kanë ndaluar përdorimin e grupeve të caktuara të vaksinës si një masë paraprake. Sidoqoftë, Belgjika, Polonia, Republika Çeke dhe Ukraina thanë se do të vazhdonin të administronin vaksinën AstraZeneca.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Studimi i ekspertëve të Vjenës, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019

Studimi i ekspertëve të Vjenës, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019

Publikuar më 30.04.2021
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përll...

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor. Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. […]

Lexo më shumë

“Vaksinat kineze të skaduara?” Reagon ISHP: Kush hedh baltë, dëmton jetën e qytetarëve

“Vaksinat kineze të skaduara?” Reagon ISHP: Kush hedh baltë, dëmton jetën e qytetarëve

Publikuar më 24.04.2021
Instituti i Shëndeti Publik ka reaguar lidhur me denoncimet ...

Instituti i Shëndeti Publik ka reaguar lidhur me denoncimet e vazhdueshme sa i takon sigurisë së vaksinave të ardhura në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ISHP e konsideron si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale. Ndër të […]

Lexo më shumë

Shqiptarët, “të refuzuarit” e Europës, vetëm 5% të aplikimeve për azil u jepet statusi i mbrojtjes, Franca më “bujare”

Shqiptarët, “të refuzuarit” e Europës, vetëm 5% të aplikimeve për azil u jepet statusi i mbrojtjes, Franca më “bujare”

Publikuar më 21.04.2021
Ndonëse shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkes...

Ndonëse shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkesave për azil dhe të dytët në botë në raport me popullsinë, shtetet e Europës hezitojnë që t’u japin atyre statusin e azilantit. Si një vend që synon të integrohet në Europë dhe që nuk ka konflikte civile, apo luftë, azilantët shqiptarë në pjesën më […]

Lexo më shumë

Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri

Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri

Publikuar më 21.04.2021
Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë ...

Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë 2020, vdekshmëria e tepërt filloi të binte në dy muajt e parë të 2021 në Bashkimin Europian, raporton Eurostat, në përditësimin e fundit mujor të të dhënave të pasojave që ka dhënë Covid në Europë. Në janar vdekshmëria u rrit me 16% dhe në shkurt […]

Lexo më shumë

“Kemi patur raste të trombozës pas vaksinës”, Bino: Po verifikohen incidentet

“Kemi patur raste të trombozës pas vaksinës”, Bino: Po verifikohen incidentet

Publikuar më 20.04.2021
Si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri raportohen probl...

Si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri raportohen probleme të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës. Ka qenë shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, e cila gjatë prezantimit të një studimi në Akademinë e Shkencave tregoi se nuk kanë munguar problemet te personat e infektuar. Më tej […]

Lexo më shumë

Ulet sërish numri i rasteve të reja, në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona nga COVID-19 në Shqipëri

Ulet sërish numri i rasteve të reja, në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona nga COVID-19 në Shqipëri

Publikuar më 17.04.2021
Kjo e shtunë ka shënuar një tjetër rënie të numrit të rastev...

Kjo e shtunë ka shënuar një tjetër rënie të numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. Autoritetet shëndetësore raportojnë për 3 humbje jete dhe 149 infektime të reja. 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç, nuk kanë arritur të […]

Lexo më shumë

Ulje drastike e rasteve të reja në vend, në 24 orët e fundit humbën jetën 4 pacientë

Ulje drastike e rasteve të reja në vend, në 24 orët e fundit humbën jetën 4 pacientë

Publikuar më 15.04.2021
Në 24 orët e fundit raportohen 4 viktima dhe 169 raste të re...

Në 24 orët e fundit raportohen 4 viktima dhe 169 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se  2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57-86 vjeç, nuk kanë arritur të mbijetojnë nga COVID-19. Nga 2520 testime, rezultojnë 169 të infektuar, duke shënuar […]

Lexo më shumë

Ndryshojnë shenjat e COVID-19, mjeku tregon detajet e reja nga personat e infektuar

Ndryshojnë shenjat e COVID-19, mjeku tregon detajet e reja nga personat e infektuar

Publikuar më 15.04.2021
Krahasuar me një vit më parë, duket se Covid-19, po shkakton...

Krahasuar me një vit më parë, duket se Covid-19, po shkakton simptoma të reja tek pacientët e infektuar nëse bëjmë një krahasim me muajt e parë të pandemisë. Të dhënat që raporton shteti fqinjë, Italia, nëpërmjet Zyrës për statistikat kombëtare dhe Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se simptomat tek rastet e infektuara, tashmë janë: dobësi dhe […]

Lexo më shumë