×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fitorja e Orbanit në Hungari i shtohet errësirës që po e gllabëron Evropën

Timothy Garton Ash

Kur të dielën mbrëma, në qendër të Budapestit rrija bashkë me një turmë të ftohtë e të dëshpëruar, duke e dëgjuar liderin e opozitës hungareze, Péter Marki-Zay, tek e pranon humbjen në zgjedhjet e vendit, rrjedha e postimeve në Twitterin e celularit tim mbushej me imazhet e civilëve ukrainas, të vrarë në qytetin e Buças. Disa prej tyre i kishin duart e lidhura pas shpine. Pranë një gruaje të vrarë ishte një grumbull çelësash me varësen që shfaqte yjet e verdhë në sfondin e kaltër të flamurit evropian. Tmerret e ukrainasve padyshim se janë më të këqija se mjerimet e hungarezëve, por të dy këto janë fatalisht të lidhura.

Është ironi e hidhur kjo sepse, në momentin që mësojmë për disa nga mizoritë më të këqija kundër Ukrainës – në luftën e terrorit të presidentit rus Vladimir Putin – aleati më i ngushtë i Putinit në mesin e liderëve të BE-së, kryeministri hungarez Viktor Orbán, rizgjedhet pjesërisht sepse e ktheu po atë luftë në përfitime personale politike. Përveç shfrytëzimit të të gjitha avantazheve që tashmë i ka ndërtuar në një sistem politik tejet mashtrues – manipulimi i zonave  zgjedhore dhe kontrolli dërrmues i medias – Orbáni fitoi duke u thënë hungarezëve se do t’i mbante jashtë kësaj lufte dhe se faturat e tyre të ngrohjes do të jenë të ulëta për shkak të marrëveshjeve të tij të këndshme me Putinin – përkitazi me gazin.

Në fjalimin e tij të fitores, udhëheqësi hungarez i renditi “kundërshtarët” që i mundi. Aty futeshin mediat ndërkombëtare, burokratët e Brukselit dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy i cili e ka kritikuar ashpër kundërshtimin e tij për furnizimet me armë dhe për sanksionet e mëtejshme të cilat Ukrainës i duhen sa s’ka. Pra, ai na tregon saktësisht se cilët janë armiqtë e tij, ndërsa miku Putin nxiton ta urojë për fitoren e tij të famshme.

Po të kishte fituar koalicioni hungarez i opozitës me gjashtë parti – i udhëhequr nga Marki-Zay – Hungaria do të ishte bërë aleat i përkushtuar perëndimor përballë agresionit rus, siç dëshmohen të jenë vendet e tjera të Evropës Qendrore, si Polonia dhe Republika Çeke. “Rusë, kthehuni në shtëpi!”, brohorisnin disa të rinj në fund të atij zgjimi të turbullt të opozitës në Budapest, duke e rikujtuar sloganin nga koha e pushtimit sovjetik të Hungarisë – të vitit 1956. Duke ecur në mesnatë nëpër Sheshin e zbrazur të Heronjve, mu kujtua se si pikërisht në atë vend, në qershor të vitit 1989 kam dëgjuar për një Orbán të ri, në dukje idealist, që po bënte thirrje për largimin e trupave sovjetike nga Hungaria. Ndërkaq, ciniku tashmë i moshuar refuzon kategorikisht ta japë lejen që furnizimet perëndimore të armëve të kalojnë nëpër Hungari, për ta ndihmuar kështu ushtrinë ukrainase që t’i dërgojë rusët në shtëpi. Pyes veten se çfarë sheh ai kur e shikon veten në pasqyrë.

Një qeveri opozitare do t’i bashkohej gjithashtu zyrës së prokurorit publik evropian, duke mundësuar kështu hetimin e korrupsionit të dokumentuar mirë, përkitazi me përdorimet e fondeve të BE-së. Do ta kishte përjashtuar Bankën Ndërkombëtare të Investimeve për të cilën opozita thotë se është e lidhur ngushtë me regjimin e Putinit. Dhe, do ta kishte nisur procesin e vështirë të kthimit të Hungarisë në një demokraci të duhur liberale.

Në vend të kësaj, partia Fidesz e Orbanit e siguroi edhe një herë një supershumicë prej dy të tretash, gjë që ia mundëson atij ta ndryshojë kushtetutën sipas tekave. Edhe nëse jep garanci të sheqerosura në Bruksel apo në Uashington, ai do të vazhdojë ta konsolidojë atë që politologët e përshkruajnë si regjim autoritar elektoral. Sistemi politik i Hungarisë është më afër atij të Serbisë që nuk është pjesë e BE-së – shtet ky që këtë fundjavë e përjetoi edhe një fitore të një autoritari nacionalist elektoral, atë të presidentin Aleksandar Vuçiq – sesa të një demokracie si Franca apo Portugalia. Orbáni dhe Vuçiqi janë aleatë të ngushtë.

Dështime të mëdha kishte edhe nga opozita. Gjashtë partitë nuk ishin sa duhet të bashkuara, ndërsa kandidati kryesor padyshim se nuk arriti ta bindte elektoratin jashtë Budapestit. Në përgjithësi, opozita i humbi votat, ndonëse fitoi disa zona zgjedhore me një deputet në kryeqytet. Por, nuk ka asnjë mënyrë për të dëshmuar se këto zgjedhje ishin të ndershme.

Megjithatë, pasi ka shpenzuar bujarisht nga fondet e taksave dhe të mirëqenies, për t’i fituar zgjedhjet, qeveria e Orbanit ka nevojë për fondet e BE-së për ta mbushur një vrimë të madhe në financat e veta. Nëse BE-ja nuk është gati ta pranojë tani se thjesht e ka një shtet autoritar për anëtar, ajo më në fund duhet të vendosë kushte rigoroze për flukset e parave evropiane që prej kohësh kanë qenë një nga burimet kryesore të pushtetit të Orbanit. Kjo do të thotë vazhdimi i refuzimit të granteve dhe i huave të rimëkëmbjes post-Covid, meqë transparenca nuk mund të garantohet nga një regjim që në fakt është ndërtuar mbi përdorimin korruptiv të parave të BE-së. Kjo nënkupton gjithashtu aktivizimin e mekanizmit për kushtëzimin e sundimit të ligjit që mund ta pengojë një pjesë të konsiderueshme të financimit nga buxheti i rregullt i BE-së (si dhe duke mos u mashtruar duke i dhënë Hungarisë shumë para për refugjatët ukrainas, të cilët në fakt tashmë janë zhvendosur në vendet tjera).

Por, këtu qëndron problemi. E ballafaquar me dëshmitë më të fundit të sjelljes barbare të trupave ruse në Ukrainë, Evropa duhet t’i shtojë sanksionet kundër Putinit. Kur gjatë muajit të kaluar Orbáni u kthye nga samitet e njëpasnjëshme të NATO-s e të BE-së në Bruksel, qeveria e tij ua dërgoi një email të gjithë hungarezëve që ishin regjistruar për vaksinën kundër koronavirusit, duke thënë se “propozimet u vunë në një agjendë e cila duhet të kundërshtohet në mënyrë që të mbrohen interesat e Hungarisë”. Qeveria e tij nuk do të lejojë kurrë që furnizimet me armë të kalojnë përmes Hungarisë për në Ukrainë, as që sanksionet të vendosen për mbi 85 përqindëshin e gazit dhe 64 përqindëshin e naftës së Hungarisë që vijnë nga Rusia. Në reagimin ndaj mizorive të Buças, liderët e BE-së – si presidenti francez Emmanuel Macron – tashmë po bëjnë thirrje për më shumë sanksione, përfshirë naftën ruse. “Realistët” e vetëquajtur mund të thonë se Brukseli duhet të rrijë urtë ndaj Hungarisë në mënyrë që ta mbajë Orbanin në linjë të frontit të përbashkët për Ukrainën.

Evropa sot duhet të jetë e ashpër si me armikun e jashtëm rus, ashtu edhe me armikun e brendshëm hungarez. Por, a mundet dhe a do t’i bëjë të dyja këto përnjëherë? Kjo është dilema tjetër që kjo fundjavë e errët dhe dëshpëruese ia shtroi Evropës thellësisht të tronditur.

*Marrë nga “The Guardian”. Përktheu Telegrafi.com

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë

Parlamenti bullgar voton për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti bullgar voton për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos...

Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të presidencës franceze të Këshillit të BE. Në këtë projektvendim thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit europian të republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo […]

Lexo më shumë

Gafa e presidentit Biden duke përshkruar Amerikën: Një vend që mund të përkufizohet me një fjalë, ‘asfutmsifwffutsh’

Gafa e presidentit Biden duke përshkruar Amerikën: Një vend që mund të përkufizohet me një fjalë, ‘asfutmsifwffutsh’

Publikuar më 24.06.2022
Presidenti 79-vjeçar njihet për gafat dhe këtë herë ka arrit...

Presidenti 79-vjeçar njihet për gafat dhe këtë herë ka arritur të dominojë sërish rrjetet sociale falë perlës së re. Ai duke iu drejtuar mediave në prani të zëvendëspresidentes, Kamala Harris deklaroi se “Amerika është një vend që mund të përkufizohet me një fjalë”. Megjithatë, kur iu desh ta thoshte atë fjalë, ai mërmëriti diçka dhe tingëllonte […]

Lexo më shumë

Pas samitit në Bruksel, Vuçiç falënderon Ramën: Do të luftojmë për të ardhmen evropiane, duke respektuar veten

Pas samitit në Bruksel, Vuçiç falënderon Ramën: Do të luftojmë për të ardhmen evropiane, duke respektuar veten

Publikuar më 24.06.2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar një ditë ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar një ditë pasi mori pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Bruksel duke postuar një video në Instagram dhe jep mesazhi se “do të luftojmë për të ardhmen evropiane, duke respektuar veten”. “Unë besoj në BE, në të ardhmen e Serbisë dhe […]

Lexo më shumë

Berisha sulmon Ramën: Kalonte me benevrekë nga një samit në tjetrin, në Bruksel bëri avokatin e Serbisë

Berisha sulmon Ramën: Kalonte me benevrekë nga një samit në tjetrin, në Bruksel bëri avokatin e Serbisë

Publikuar më 24.06.2022
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kreun e qeverisë për që...

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kreun e qeverisë për qëndrimin që ai mbajti në Samitin e Brukselit, ku edhe këtë herë Shqipëria nuk mori një date për hapjen e negociatave. Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama i kundërvihet projektit të BE për Ballkanin, duke theksuar se në takimin e një ditë me parë nuk […]

Lexo më shumë