Fiton Lyon, për Juven kthesa mund të jetë në Torino

Një gol i Lucas Tousart pas gjysmë ore lojë vendosi ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Francezët ia dolën të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe kualifikimi i bardhe zinjve të Sarrit vështirësohet pas kësaj humbje.

Skuadra e Rudi Garcia dominoi pjesën e parë përballë një Juventusi kaotik dhe ia doli të gjente golin e avantazhit. Aouar lëvizi bukur në krahun e majtë dhe dhuroi një asist për Tousart, i cili mposhti polakun Szczesny.

Kampionët e Italisë reaguan në pjesën e dytë, por Alex Sandro, Dybala, Higuain dhe Ronaldo nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit. “Zonja e Vjetër” pretendoi në dy raste për penallti, por spanjolli Manzano vazhdoi lojën.

Ndeshja u mbyll 1-0 për vendasit, të cilët arrijnë një fitore të madhe kundër një prej pretendentëve kryesorë për triumfin final në Champions League. Sfida e kthimit zhvillohet në Torino me datë 17 mars dhe djemtë e Sarrit do të japin gjithçka për të përmbysur humbjen e sotme dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet