×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Finalja e Conference League në Tiranë, Veliaj mburret me mbushjen e hoteleve

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka harruar presionin e bërë në zgjedhjet e FSHF-së, që rrezikoi edhe zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë. Tashmë duke kërkuar që të hiqet dorë nga cinizmi dhe smira, ai flet për mbushjen e kryeqytetit nga tifozeritë, por harron të falenderojë Armando Dukën për këtë eveniment. “Duhet të sillemi si njerëz serioz. Nëse na kaplon histeria, xhelozia, smira dhe fillojmë i bëjmë llogaritë tjetrit.” Këto ishin shprehjet duket më të preferuara të Erion Veliajt në aktivitetin Western Balkans Ministerial të zhvilluar në Tiranë, raporton Ora News.

Por çuditërisht në publik Veliaj nuk mban të njëjtin qëndrim me atë që thotë pas kamerave. Madje Veliaj ka harruar dhe sulmin ndaj Armando Dukës në garën për FSHF, ku u betua se nuk do ta lejonte të fitonte dhe dukshëm në atë kohë e bëri nga smira dhe histeria.

“I vetmi ishull që na ka mbetur komplet pa vënë dorë është futbolli. Si mund të jetë një dhomë në këtë shtëpi të madhe të Tiranës që ne nuk kemi akses?”

Por pasi humbi me lëvizjet me gjykatat dhe prokuroritë, Veliaj është detyruar të pranojë fitoren e Dukës. Madje duke u mburrur me suksesin që presidenti i FSHF-së arriti me zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë që ka marrë së fundi kritika për abuzimin me çmimin e hoteleve.

“Sot jemi në një situatë ku shumë njerëz nuk po gjejnë dot dhoma për datën 25 maj ku Tirana do të presë  finalen e UEFA-s Roma-Feynord”.

Dhe jo vetëm kaq, Veliaj harron premtimin që ka bërë se do të mbahet mend për gjelbërim dhe jo për pallate. Por kur flet se shumëkatëshet në qendër janë shenjë zhvillimi pranon se liberalizimi i vizave është ai që sjell më shumë mundësi. “Liberalizimi gjitashtu i këtyre barrierave siç janë vizat, lejet e qëndrimit, lejet e punës, është diçka që na ka provuar se është shumë efektive.”

Por edhe këtu duket se meritën e ka huazuar nga të tjerë qeveritarë, ndërsa vetë i ka mbetur vetëm propaganda.

“Është shumë e rëndësishme të fillojmë të sillemi si të rritur, të fillojmë të sillemi si njerëz të pjekur.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë

Holandezët dhe italianët ‘pushtojnë’ Tiranën, festë në rrugët e kryeqytetit (FOTOT)

Holandezët dhe italianët ‘pushtojnë’ Tiranën, festë në rrugët e kryeqytetit (FOTOT)

Publikuar më 25.05.2022
Tirana u është “dorëzuar” mijëra tifozëve të ardhur nga Ital...

Tirana u është “dorëzuar” mijëra tifozëve të ardhur nga Italia dhe Holanda për të ndjekur finalen e madhe Roma-Feyenoord. Në rrugët e kryeqytetit s’ka atutomjete, por vetëm këmbësorë, muzikë dhe alkool. Holandezët janë pozicionuar pranë Pedonales së kryeqytetit, aty ku është fanzona e tyre, ndërsa italianët qëndrojnë kryeisht në zonën e ish-Bllokut dhe te fanzona […]

Lexo më shumë