×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Filmi nga Kosova “Zgjoi” futet në ‘Top 15’, më pranë nominimit për Oscar

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar. “Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

Regjisorja Blerta Basholli

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shpallur listën e ngushtë në 10 kategori për ceremoninë e ardhshme të edicionit të 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”. Votimi në listën e ngushtë përfundoi më 15 dhjetor dhe të tjerët do të kalojnë në fazën e parë të votimit zyrtar, shkruan Variety. Votimi i nominimeve fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, gjersa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

Pjesë e listës së ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” është edhe filmi shqiptar “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli, i cili është propozim i Kosovës për në nominimet e “Oscars 2022”.

Skenë nga filmi “Zgjoi”

 

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

 

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.
Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Zgjoi me regji të Blerta Bashollit, ka fituar edhe dy çmime në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Arcs Film Festival”.

Së fundmi, regjisorja Blerta Basholli ka bërë të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021, sipas kritikëve të radios “WBUR”, e cila është e vendosur në Boston, Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit. Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022.

Katër nga filmat në listën e ngushtë janë filma, regjisore të të cilëve janë gra (“Playground”, “I’m Your Man”, “Zgjoi (Hive)” dhe “Prayers for the Stolen”). Përveç kësaj, janë tri vende që hyjnë në listën e ngushtë për herë të parë – Butani, Kosova dhe Panamaja, ka shkruar ndër të tjerash revista ndërkombëtare Variety.

Në raundin paraprak të votimit u ftuan anëtarë të Akademisë nga të gjitha degët. Megjithatë, ata duhet të kenë plotësuar një kërkesë minimale të shikimit për të votuar në kategori. E njëjta gjë do të zbatohet për raundin e nominimeve, me pjesëmarrësit që zgjedhen dhe duhet të shohin të 15 filmat e listës së ngushtë dhe të votojnë për ata që do të nominohen përfundimisht për çmimin.

Posteri i filmit

Kjo është lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:

“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel

“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Pawo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Majko reagon për koncesionin e Butrintit: Si u ndryshua vendimi i vitit 2002?

Majko reagon për koncesionin e Butrintit: Si u ndryshua vendimi i vitit 2002?

Publikuar më 23.05.2022
Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka protestuar sot para Kuv...

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka protestuar sot para Kuvendit kundër marrëveshjes për të dhënë me koncesion Parkun Kombëtar të Butrintit për një periudhë 10 vjeçare. Nga foltorja e Kuvendit Majko ka analizuar marrëveshjen duke evidentuar sipas tij disa ndryshme që ka pësuar vendimi i 2002 me atë të 2022. “Nga një vlerësim i kujdesshëm […]

Lexo më shumë

Këngëtari i njohur puth në buzë ‘aksidentalisht’ moderatorin grek VIDEO)

Këngëtari i njohur puth në buzë ‘aksidentalisht’ moderatorin grek VIDEO)

Publikuar më 23.05.2022
Një video nga shteti fqinj, Greqia është duke u bërë virale ...

Një video nga shteti fqinj, Greqia është duke u bërë virale në rrjet. Sipas raportimeve të mediave greke këngëtari i njohur grek, Stelios Rokos puthi “aksidentalisht” në buzë moderatorin e emisionit televiziv “X Factor”, Andreas Georgiou. Incidenti i puthjes ndodhi gjatë hyrjes së këngëtari në skenë, i cili teksa përshëndetet moderatorin duke e përqafuar e puthi […]

Lexo më shumë

Arrestimi me drogë/ Filip Çakuli: Ndërhyrja e Berishës dhe Metës për të liruar të madhin Koço Devole nga burgu në Itali

Arrestimi me drogë/ Filip Çakuli: Ndërhyrja e Berishës dhe Metës për të liruar të madhin Koço Devole nga burgu në Itali

Publikuar më 19.05.2022
Mitro Çela E pyeta Filipin: -Kaloi një kohë pa Koçon. Të mun...

Mitro Çela E pyeta Filipin: -Kaloi një kohë pa Koçon. Të mungon? -Ndjehem si peshku pa ujë! -ma ktheu ai. -Ishte njeriu im më i afërt. 42 vjet bashkë. U njohëm te revista “Hosteni”. Unë djalë. Ai humorist i madh. Vazhduam bashkënë koncerte. Hartuam bashkë skenare dhe skeçe. Bashkë te “Fiks Fare”, bashkë me pushime […]

Lexo më shumë

Presidentja e Kosovës, ‘ylli’ i shfaqjes së stilistit Valdrin Sahiti: Më bindi t’i drejtoja flokët pas 12 vitesh

Presidentja e Kosovës, ‘ylli’ i shfaqjes së stilistit Valdrin Sahiti: Më bindi t’i drejtoja flokët pas 12 vitesh

Publikuar më 17.05.2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë ishte e pranishme...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë ishte e pranishme në sfilatën e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti. Dizenjatori i njohur dhe shumë i suksesshëm nga Kosova prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në një mbrëmje me shumë emra të njohur që ishin të pranishëm. Duke folur për sukseset dhe punën e tij, Osmani u shpreh se […]

Lexo më shumë

Veliaj për 2-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar: Ata që gjoja u kujtuan, janë të njëjtët që janë dënuar për shpifje

Veliaj për 2-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar: Ata që gjoja u kujtuan, janë të njëjtët që janë dënuar për shpifje

Publikuar më 17.05.2022
Nga Ndroqi, ku sot u përurua lagjja e re e Programit të Rind...

Nga Ndroqi, ku sot u përurua lagjja e re e Programit të Rindërtimit, nga e cila përfitojnë 74 familje, kryebashkiaku Erion Veliaj i ktheu përgjigje opozitës edhe për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Veliaj tha se ata që bëjnë sikur “kujtohen” për Teatrin, janë po ata që dje akuzonin për ndërtime kullash edhe në […]

Lexo më shumë

Ligji për menaxhimin, Margariti: Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit

Ligji për menaxhimin, Margariti: Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit

Publikuar më 17.05.2022
“Parku i Butrintit do të vijojë të jetë pronë shtetërore”. K...

“Parku i Butrintit do të vijojë të jetë pronë shtetërore”. Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti, teksa është thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë për ligjin e menaxhimit të Butrintit. Ministrja tha se kjo ka qenë një pyetje që është bërë shpesh së fundmi, ndërsa sqaroi se Butrinti do […]

Lexo më shumë

Teologu reagon ashpër për videoklipin e vëllezërve Veshaj në muzeun e Korçës: Është degjenerim, ne lutemi para atyre ikonave

Teologu reagon ashpër për videoklipin e vëllezërve Veshaj në muzeun e Korçës: Është degjenerim, ne lutemi para atyre ikonave

Publikuar më 16.05.2022
Kënga “Picasso” nga binjakët Donald dhe Romeo Ve...

Kënga “Picasso” nga binjakët Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Elgit Dodën ka sjellë jo pak zhurmë në rrjet. Kjo për shkak se videoklipi është realizuar pranë ikonave fetare dhe kjo duket se nuk është pritur mirë nga kisha. Kjo e fundit ka bërë një reagim të ashpër ndaj filmimeve pranë këtyre ikonave, duke […]

Lexo më shumë

Grupi fitues i ‘Eurovisionit’ nga Ukraina nxjerr në ankand kupën, të ardhurat shkojnë për ushtrinë

Grupi fitues i ‘Eurovisionit’ nga Ukraina nxjerr në ankand kupën, të ardhurat shkojnë për ushtrinë

Publikuar më 16.05.2022
Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do ...

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë. Grupi do t’i dhurojë të ardhurat për një fond bamirësie që ndihmon ushtrinë ukrainase dhe Ukrainën, e cila është nën pushtimin rus. “Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond […]

Lexo më shumë