Fier/ Nipi i grabit lekët e dasmës hallës, dënohet me 3 vite burg

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth dy vite më parë në Lalar të Patosit. Asokohe, policia për një grabitje në një banesë për një sasi të konsiderueshme parash. Ndërkohë, bëhet fjalë për Ergest Malajn. Ky i fundit, u arrestua pas katër muajsh pasi kishte kryer grabitjen dhe se autor i dyshuar ishte 23-vjeçari.

Teksa, halla e 23-vjeçarit kishte dasmë në shtëpi, ai i grabiti paratë e ahengut. Ndërsa vendimi është marrë më datë 14 janar të këtij viti nga Gjykata e Apelit. 23-vjeçari ishte dënuar më datë 2 tetor të vitit 2019, me gjashtë vite burg për grabitjen në fjalë, por e kishte apeluar këtë vendim dhe si përfundim apeli vendosi dënimin e të riut me tre vite burg.

Si ndodhi ngjarja

Ergest Malaj ishte ftuar në shtëpinë e familjes Bregaj që ishte edhe shtëpia e hallës së tij, pasi do të merrte pjesë në dasmën e djalit të hallës. Malaj ka qëndruar në shtëpi gjatë gjithë kohës së festimeve të dasmës dhe mësohet se ka pikasur edhe vendndodhjen e parave të ahengut, 10 milionë lekë të vjetra.

Ai u arrestua katër muaj pas grabitjes, por gjithmonë ka mohuar të ketë pasur lidhje me këtë ngjarje. Ergesti deklaronte se kishte qëndruar me gjyshin gjatë gjithë kohës, por gjykata e faktoi me gjurmët e gishtërinjve që gjeti.

Malaj ishte futur nga dritarja në dhomën ku ndodheshin paratë, ku kishte lënë gjithashtu edhe gjurmët e gishtërinjve. Familjarët jepnin versione të ndryshme për ngjarjen, por përgjimi i telefonatave i faktoi si dëshmi të rreme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet