Fëmijët e Kate dhe William bëhen bashkë me mijëra britanikë për të falenderuar mjekët

Princesha Charlotte së bashku me vëllezërit e saj, Princin George dhe Louis, i janë bashkuar nismës së qindra mijëra britanikëve në mësazhin e tyre vlerësues për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, që po punon natë e ditë për të shpëtuar sa më shumë jetë nga koronavirusi. Duka dhe Dukesha e Kembirxhit, Wlliam dhe Kate, kanë publikuar në “Instagram” një video të fëmijëve të tyre, të cilët duartrokasin bashkë në një kopësht.

Në postimin e publikuar në faqen e pallatit mbretëror shkruhet: “Për të gjithë mjekët, infermierët, kujdestarët, farmacistët, vullnetarët dhe stafin tjetër të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë që po punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata që preken nga Covid-19: faleminderit!”.

View this post on Instagram

To all the doctors, nurses, carers, GPs, pharmacists, volunteers and other NHS staff working tirelessly to help those affected by #COVID19: thank you. #ClapForOurCarers #ClapForCarers #ThankYouNHS #ClapForNHS

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on

Mijëra njerëz u bënë bashkë duke dalë në ballkone, kopshte dhe dritare për të duartrokitur dhe ndezur fishekzjarre në orën 8 të mbrëmjes për të gjithë stafin mjekësor. Fushata e quajtur “Duartrokisni për kujdestarët”, e cila nisi online, u inicua për t’ju treguar mjekëve, infermierëve, farmacistëve dhe gjithë të tjerëve se sa shumë mirënjohës ju jemi në këtë kohë të paprecedentë, kanë thënë organizuesit e saj.

Të tilla nisma në fillim u panë në Itali e në Spanjë, dy vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ku shumë njerëz dolën në ballkone e dritare për të duartorkitur për stafet e spitaleve që kanë dhënë maksimumin në këto ditë kaq të vështira që po kalon gjithë bota.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet