×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fatos Qerimaj: Një mbrëmje sublime, në 85-vjetorin e babait

Një mbrëmje gala në nder të Et’hem Qerimajt me të ftuar instrumentistët, që kanë realizuar kolonën zanore të filmit “Gladiator” në Amfiteatrin e Tiranës. Kompozitori, klarinetisti dhe pedagogu Fatos Qerimaj rrëfen për “Shekullin” të atin në këtë 85-vjetor

Anila Dedaj

“Harku i triumfit” në Paris u ndërtua për të festuar fitoren e Napoleon Bonapartit në betejën e Austerlitz. Ndërsa, në Tiranë edhe pse me të njëjtin emër monumenti do të jetë muzikor, e fitore skenike, Et’hem Qerimaj ka shumë për të festuar që nga koha kur mori për herë të parë mandolinën në dorë në moshën 7-vjeçare. E mandej ngrohtësinë e publikut për interpretimin në violinë, në moshën 12-vjeçare. “Babai” i violinës shqiptare do të vallëzoj sot në mbrëmje (ora 20.00) me tingujt e muzikës së traditës në Amfiteatrin e Tiranës. “Harku i triumfit të Qerimajve” , siç kompozitori Fatos Qerimaj rrëfen, do të sjellë për publikun shqiptar që e ka duartrokitur ndër vite, muzikë të mirë e të sinqertë. 9 artistët e familjes Qerimaj, tre breza  muzikantësh, do të interpretojnë më të mirën e muzikës tradicionale, asaj qytetare shqiptare për të prekur oazin e pasur të muzikës ballkanike, evropiane etj. “Pikërisht prej kësaj mikpritje që njerëzit na kanë bërë gjithmonë, kemi edhe një përgjegjësi më të madhe, për t’u dhuruar atyre një mbrëmje sublime”, shprehet kompozitori. Familja Qerimaj ka bërë pjesë të kësaj feste të madhe që synon të shkojë përtej spektaklit, edhe instrumentistin Hollivudian Levon Minassian me instrumentin 3-mijëvjeçarë të dudukut, si dhe komedianin francez Richard Martin (njëherazi drejtor i teatrit Toursky Marsejë) për t’i dhuruar publikut pak nga magjia e Leo Ferre-së.

Ndërsa, bashkë me përgatitjet emocionet për mbrëmjen gala shtohen, klarinetisti dhe pedagogu Fatos Qerimaj na rrëfen “të parin” e dinastisë Qerimaj, që në momente të tilla, preferon të qëndrojë i veçuar me lajtmotivin e jetës së tij, violinën. “Babai është në një moshë, në të cilën afrohet edhe më shumë me tingujt, me violinën, që ka qenë gjithmonë prioritet në jetën e tij. Muzikën ia ka dedikuar gjatë gjithë kësaj kohe publikut, njerëzve që e kanë dashur gjithmonë e që e kanë inkurajuar për të bërë karrierën që ka. Çdo fjalë, çdo gjest i publikut karshi talentit të tim eti, ka qenë për të një stimul i jashtëzakonshëm, dhe e ka ndihmuar të ngrihet edhe më në parajsën muzikore, për të qenë artisti që është sot”.

Për Shqipërinë e vogël, që talentet nuk i kanë munguar as në ditët e errëta, i biri i mjeshtrit Et’hem Qerimaj, e ka të vështirë të gjejë një të ngjashëm me të atin në violinë, derisa me modesti e pranon se “nuk ka një të dytë si ai”.  E ndoshta edhe për këtë nuk ka pasur as kritika në drejtim të tij. Rrugëtimi artistik e ai jetësor nuk kanë qenë aspak të lehta për virtuozin e violinës. Muzika i rridhte në dej, e që në vegjëli ai shoqëronte të atin muzikant, Brahimin, nëpër dasma në Mallakastër, ku të gjithë e njihnin e respektonin familjen e tij. Suksesi në violinë, do të qe në njëfarë mënyre edhe përmbushja e dëshirës së të atit, i cili edhe e pse e luante me mjeshtëri violinën nuk pati studiuar asnjëherë. Pas ndarjes së tij, Et’hemi, si djali i madh i familjes kishte mbi supe përgjegjësinë për familjen. Karriera e Et’hemit, në kushte të tilla, siç edhe i biri tregon ka ardhur fare në mënyrë të natyrshme, ku edhe fati ka bërë punën e tij. “Kjo edhe se ka qenë pjesë e një sistemi, i cili ka qenë i strukturuar në një formë të qartë e të caktuar, që nuk të linte kohë për improvizim”.

Mirëpo, talenti i Et’hemit asokohe do të impresiononte deri edhe vetë Mehmet Shehun, i cili edhe pse virtuozi këmbëngulte të kthehej në shtëpi për të ndihmuar familjen, do t’i shënonte emrin në “Filarmoninë Shqiptare”. “Është një kontekst tjetër ai i diktaturës, të cilin babai e ka respektuar, dhe në një farë mënyre ka qenë pjesë e asaj mendësie. Mirëpo, pavarësisht nga kjo mundësi që ju dha ai ka bërë një punë të madhe. Nuk ka qenë e lehtë. Nga një violinist i pashkolluar mori violinën dhe u bë një nga violinistët më me emër. Sigurisht që për të ushqyer rrugëtime të tilla artistike, njerëz ë caktuar kanë ditur të veprojnë në momente të caktuara. T’u japin shpresë. Për të bërë hapa të rëndësishëm shpesh secili prej nesh nga nevojë për nxitjen e njerëzve të tillë, njerëz që janë të pushtetshëm. Kjo ka ndodhur në të shkuarën e ndodh edhe tani. Por babai, pasi mori violinën punoi realisht shumë. Pas suksesit të tij është një talent dhe punë e jashtëzakonshme”.  Et’hem Qerimaj punoi në Ansamblin e Ushtrisë, ku edhe pati mundësi që talentin e tij ta shpërfaqte edhe në botën Aziatike, Bashkimin Sovjetik etj.  Prej lojës së tij të paarritshme në violinë aty e konsideronin si “gjeneral”, ndërsa më në Teatrin e Operas, do të luante veprat më të famshme operistike si violinë e parë. “Është një violinist me njohuri shumë të mirë artistike. Njohja e muzikës klasike e ka ndihmuar edhe më shumë të gjente më së miri rrugën e karrierës së tij, ndaj edhe ai zgjodhi kabanë, muzikën tradicionale”.

Tradita Qerimaj

Muzikanti që ka prekur tre epoka historike dhe familja e tij kanë mundur të krijojnë një traditë. “Traditën Qerimaj, e cila vjen si institucion arti që prodhon dhe ka prodhuar elemente cilësorë sepse arti i tyre është i shkruar në letër, larg skemave teknologjike që dominojnë tregun muzikor”. Siç i biri rrëfen, mjeshtri, i cili në moshën 22-vjeçare i rrëmbeu publikut duartrokitjet për kabanë e tij të parë, është jo vetëm një interpretues por edhe krijues i muzikës. “Pra të gjitha materialet që ai ka ekzekutuar janë të shkruajtura dhe luhen normalisht nga instrumentistët . Kanë qenë pjesë e repertorit të disa instrumentistëve shqiptarë. Familja jonë i ruan të gjitha materialet, janë të arkivuara mirë. E gjithë muzika që ne mundohemi të krijojmë mbi muzikën tradicionale shqiptare është e dokumentuar me partitura të rregullta”, shprehet kompozitori.

“Im atë është i lumtur që e ka trashëguar këtë muzikë”

Dëshira e madhe e Et’hem Qerimaj ka qenë që muzika të trashëgohej brez pas brezi në familjen e tij. Që në moshën 7-vjeçare do t’i jepte Fatosit violinën, me të cilën ai do të punonte për disa vite, derisa do të pikaste se klarineta qe instrumenti i përshtatshëm për të. “Është një kënaqësi kur një familje tenton që të ketë vazhdimësinë e saj, në rastin tonë në muzikë, ashtu siç ndodh edhe në profesione të tjera.  Kjo është tradita e familjes sime, një traditë shumë e rëndësishme, për të trashëguar brez pas brezi muzikën. Madje unë mendoj që ata që i shmangen kësaj “tradite”  në shumicën e rasteve stonojnë. Jam i kënaqur që edhe fëmijët tanë kanë zgjedhur të merren me muzikë dhe me mendoj se janë shumë mirë në këtë drejtim”. Djali i Fatosit, përpos të tjerave ka trashëguar edhe instrumentin e gjyshit, e studimet i ka kryer në Konservatorin e Vjenës. “Im atë e shikon këtë me shumë emocion, e në këtë pikëpamje flet me superlativa, duke thënë se është shumë i lumtur që ka trashëguar këtë muzikë, jo instrumentin. Qoftë Klodi (mbesa,vajza e Bruno Qerimajt) ashtu edhe Valini luajnë të dy kabatë e babait”.

Muzika e familjes Qerimaj ka prekur gjithashtu edhe skena ndërkombëtare, duke u mirëpritur edhe nga publiku i huaj. “Publiku sigurisht është i ndryshëm, por kanë një gjë të përbashkët që pëlqejnë të bukurën, pëlqejnë muzikën e sinqertë. Publiku shqiptar e ka duartrokitur gjatë babanë dhe familjen tonë dhe ne ndihemi të nderuar. Kjo na bën edhe me përgjegjësi më të madhe, për t’iu dhuruar njerëzve një mbrëmje vërtetë sublime. Një mbrëmje që të lërë gjurmë në memorin e tyre, e ku natyrisht personaliteti i babait të prek kulmin në këtë 85-vjetor të tij”.

Ndërkohë që “Harku i triumfit të Qerimaj” pritet të jetë një mbrëmje plot surpriza, publiku ka dëshirë që Et’hem Qerimaj të vazhdoj ta shikoj në skenë. “Shpresojmë, babai është ende aktiv në eventet artistike të Tiranës”, shprehet Fatosi, ndërsa fton publikun t’i bashkohet kësaj mbrëmje gala, që sipas tij, do të prek një stad të avancuar, që rrallëherë është hasur në të tilla momente artistike. “Nuk bëhet fjalë për një spektakël argëtimi, por për koncerte që sjellin një histori duke krijuar edhe një gjendje të caktuar”…

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

‘Fluturat’ pa filtra të Bujar Alimanit

Publikuar më 31.08.2022
Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Buj...

Arben Rrozhani Afër fundit të dokumentarit “Fluturat” të Bujar Alimani, që po shfaqej mbrëmë në kinema “Millenium” e ndjeva se më ishte sosur durimi. Po lodhesha. Regjisori, me të cilin isha takuar pak minuta përpara nisjes së premierës, na paska sjellë ca rrëfime të copëzuara grash të lindura apo të rritura të Gradishtë të Lushnjës, […]

Lexo më shumë

Albanologu që zgjodhi të prehej në Theth: Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane

Albanologu që zgjodhi të prehej në Theth: Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane

Publikuar më 01.07.2022
“Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si ...

“Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë të egra. E di që është vetëm një fasadë dhe se brenda e kanë shpirtin e mirë, por ka egërsi në marrëdhëniet njerëzore. […]

Lexo më shumë

Botë e bukur ndjenjash poetike në librin ‘Aphrodite’ të poetes Afërdita S. Satka

Botë e bukur ndjenjash poetike në librin ‘Aphrodite’ të poetes Afërdita S. Satka

Publikuar më 23.02.2022
Kleo Lati Sa herë që marr në duar një libër, gjithnjë provoj...

Kleo Lati Sa herë që marr në duar një libër, gjithnjë provoj se në botën e ndjenjave të Unit tim, si lexues, diçka ndodh. Është një trazim i bukur, një vërshim ndjesish dhe emocionesh që lidhet me teatrin e jetës që shpaloset në faqet e librit. Por janë ndjesi që lidhen edhe me Unin e […]

Lexo më shumë

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

Publikuar më 19.11.2021
Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (r...

Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (rastësisht, ndoshta?) në rendin e punës më përcaktohet një autor shqiptar. Pas pritjes mjaft të mirë nga lexuesi të romanit “I keqi i vetes”, të Gazmend Kapllanit, tanimë botimeve të shumta të Albas-it i shtohet edhe një roman tjetër i tij: “Faqja e fundit”.  Sërish (ashtu […]

Lexo më shumë

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Publikuar më 18.11.2021
Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë n...

Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në një postim në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Publikuar më 02.03.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mir...

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë me dije djali, Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa […]

Lexo më shumë

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

Publikuar më 03.02.2021
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basho...

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tre çmimet kryesore të Sundance Film Festival, si: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, […]

Lexo më shumë

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Publikuar më 26.10.2020
Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike r...

Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të […]

Lexo më shumë