×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

Artemisa Bushi

Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (rastësisht, ndoshta?) në rendin e punës më përcaktohet një autor shqiptar. Pas pritjes mjaft të mirë nga lexuesi të romanit “I keqi i vetes”, të Gazmend Kapllanit, tanimë botimeve të shumta të Albas-it i shtohet edhe një roman tjetër i tij: “Faqja e fundit”.  Sërish (ashtu si te romani “I keqi i vetes”), romani fillon me një rikthim të personazhit kryesor në vendlindje, pasi merr vesh vdekjen enigmatike të të atit në Shangai.

Artemisa Bushi, redaktore e librit të Gazmend Kapllanit

Sapo kthehet në Tiranë, në fillim Melsi ndihet i huaj me veten, madje i pashqetësuar nga prania e të tjerëve. “Por, fundi i fundit, pse duhet ta shqetësonte identiteti i të tjerëve, atë, që nuk e dinte më as vetë se kush ishte? Herë-herë kishte përshtypjen se e kishte kaluar gjithë jetën i mbyllur në një kështjellë të fildishtë dhe befas jeta i kishte treguar gjithë dhunën, llumin dhe cinizmin që përmbante dhe që përbënte ndoshta thelbin e saj të vërtetë.” Përgjatë ditëve që qëndron në shtëpinë ku kaloi fëmijërinë, i dëshpëruar dhe përplot pikëpyetje për largimin e të atit në Shangai dhe vdekjen e papritur të tij, Melsi vendos të rrëmojë mes orendive të vjetra, që i duken si fantazma. Derisa, në një sirtar ai gjen një fletore brenda së cilës fshihet një histori tronditëse për familjen e tij. Një gjetje nga autori (ndoshta trill, por kaq e prekshme dhe me nota vërtetësie), që krijon një bosht mjaft interesant. Sërish do ta cilësoja si mjeshtri rrëfimi ndërthurjen e kohëve, mendimeve dhe gjithçka rrjedh kaq natyrshëm.Në librin e shkruar nga babai i Melsit rrëfehet historia e familjes që në fillesë, kalvari i vështirësive, kurthet, vështirësitë, plagët e pashlyeshme të një regjimi. Si e shkatërroi, degradoi, ky regjim individin e, si pasojë, në hallkën e madhe të zinxhirit të shoqërisë, edhe familjen, miqtë e shokët. Çfarë ndodhi me individin, edhe pse, përtej gjithçkaje, dëshira për mbijetesë triumfoi?

Madje edhe vetë Melsi, pa dashje, pjesë e kësaj hallke, në atë kohë izolohet në botën e librave, të historive të vërteta ose jo, thjesht që të krijojë një guaskë për t’u mbrojtur…

“Ai lexonte me mani librat që babai tani i fshihte poshtë shtratit të madh në dhomën e gjumit, si Kafka, Kamy, Dostojevski, Celine, Bodler.” Ndërsa Kafka e trondiste edhe me kuptimin e emrit të tij në shqip. Të ishte kjo histori vallë e vërtetë?! Mendimet e Melsit na tregojnë:

“Nëse ishte i vërtetë, atëherë rrëfimi i babait ishte diçka më tepër se një draft për libër. Dhe nëse nuk ekzistonte, kjo do të thoshte që babai kishte krijuar me sukses të madh një fantazmë bindëse, ashtu siç bën çdo shkrimtar që e meriton atë emër.” 

Me rënien e regjimit Melsi mërgon! Takohet me njerëz të rinj. Lidhja e tij me Anën na rrëfen se në çdo vend individët janë dhe mbeten pjesë e trazimit shoqëror, që nuk mund t’i shpëtojnë dot lehtë. Por çfarë i shqetëson? “Frika e së kaluarës, frika që të fillojnë një jetë nga e para apo thjesht fika se jeta e tyre do të jetë një vazhdimësi e traumës së rëndë?”Edhe pse personazhet e Kapllanit kuptojnë se, “më në fund duhet të përfshihen në një botë edhe më të sëmurë se ajo në të cilën kanë jetuar deri më tani”, u mbetet atyre në dorë të zgjedhin. Dhe ç’bëjnë? Zgjedhin vende të tjera për të kapërcyer mallkimin e familjes dhe të vendit të tyre. E bëjnë këtë sepse e duan shumë jetën dhe sidomos jetën me dinjitet.Zgjidhja që autori bën është kaq e thjeshtë në dukje, por mendoj se: të përfshish kaq shumë ndodhi, mendime dhe kundërmendime, të tashmen dhe retrospektivën, dilemat, zgjidhjet dhe zgjedhjet me një rrjedhshmëri mendimi, tregon edhe një herë pjekurinë dhe qartësinë e mendimit të Kapllanit.

Për 25 ditë qëndrimi në vendlindje, Melsi jo vetëm i shkon deri në faqen e fundit një romani (të shkruar nga babai i tij), por ndoshta tanimë ai ndien një bindje se kjo është faqja e fundit e një kalvari të gjatë pikëpyetjesh për të… Pas varrimit të të atit, Melsi ndihet në paqe me fantazmat që e kanë ndjekur. Dhe bashkë me Ardianën (vajza që ndihet më afër shpirtërisht), tanimë ndihet gati: “Ndiheshin të dashuruar dhe të fortë. Pothuajse të gatshëm për të përballuar sfidat e ashpra dhe kurthet që ngaherë jeta u jep me bollëk njerëzve që jetojnë me dashuri dhe pasion për njëri-tjetrin.”

Unë, si lexuese pyes? Është e rastësishme kjo zgjedhje? Apo është faqja e fundit e një “kapitulli”, që lë vend për një fillim të ri…

*Autorja është redaktore e romanit

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Sëmundja e pashërueshme i merr jetën producentes Vjosa Berisha

Sëmundja e pashërueshme i merr jetën producentes Vjosa Berisha

Publikuar më 23.06.2022
Ditën e sotme ka vdekur producentja nga Kosova, Vjosa Berish...

Ditën e sotme ka vdekur producentja nga Kosova, Vjosa Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”. “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. […]

Lexo më shumë

Plan i zgjeruar ndërtimesh në zonën tashmë të pambrojtur të Parkut të Butrintit (VIDEO)

Plan i zgjeruar ndërtimesh në zonën tashmë të pambrojtur të Parkut të Butrintit (VIDEO)

Publikuar më 22.06.2022
Në Butrint, banorët e zonës përreth, por edhe të ardhur rish...

Në Butrint, banorët e zonës përreth, por edhe të ardhur rishtaz nga Mirdita, siç është rasti i fshatit Shëndëlli, janë në dijeni të ndryshimeve që pritet të pësojë e gjithë zonë. Por ata janë të ndarë sa i takon nevojës për investime në funskion të infrastrukturës së parkut dhe jo vetëm, ndonëse pranojnë se nuk […]

Lexo më shumë

Presidenti Meta kërkon komision të posaçëm parlamentar për Parkun e Butrintit: Çështje me rëndësi ekstremisht të veçantë

Presidenti Meta kërkon komision të posaçëm parlamentar për Parkun e Butrintit: Çështje me rëndësi ekstremisht të veçantë

Publikuar më 20.06.2022
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Kuvendit me një kërkes...

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit. Meta thotë se kjo çështje ka një rëndësi ekstremisht të veçantë që kërkon kujdes të lartë nga organet shtetërore dhe për këtë Kuvendi i Shqipërisë, duhet të miratojë dekretin e Presidentit, dhe të […]

Lexo më shumë

Sunny Hill rikthehet në Prishtinë, festivali do të mbahet në dy kryeqytetet shqiptare

Sunny Hill rikthehet në Prishtinë, festivali do të mbahet në dy kryeqytetet shqiptare

Publikuar më 20.06.2022
Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë. Lajmin e...

Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një deklaratë të përbashkët Sunny Hill Festival dhe Ministrisë së Kulturës. Një njoftim bëhet me dije se Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Institucionet qendrore dhe lokale […]

Lexo më shumë

Zhvendosja e festivalit ‘Sunny Hill’ nga Prishtina në Tiranë, media amerikane: Kosova humbi ndaj Shqipërisë

Zhvendosja e festivalit ‘Sunny Hill’ nga Prishtina në Tiranë, media amerikane: Kosova humbi ndaj Shqipërisë

Publikuar më 17.06.2022
Zhvendosja e Sunny Hill në Tiranë ka marrë vëmendjen e media...

Zhvendosja e Sunny Hill në Tiranë ka marrë vëmendjen e mediave të njohura në botë. Billboard, e specifikon zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë si mosmarrëveshje politike. Ata e cilësojnë si fitore të Shqipërisë dhe humbje të Kosovës, zhvendosjen e festivalit të organizuar nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Shkrimi Një festival ndërkombëtar […]

Lexo më shumë

Dua Lipa konfirmon zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë, historia e plotë e përplasjes që trazoi Kosovën dhe lumturoi dyshen Veliaj-Rama

Dua Lipa konfirmon zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë, historia e plotë e përplasjes që trazoi Kosovën dhe lumturoi dyshen Veliaj-Rama

Publikuar më 15.06.2022
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëh...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëherësh ishte e përfshirë në organizimin e “Sunny Hill” ka reaguar pas anulimit të festivalit. Kjo pas zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës. Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” […]

Lexo më shumë

Besa nxjerr këngën e parë të albumit të ri, shqiptarë dhe francezë mirëpresin ‘En Equilibre’

Besa nxjerr këngën e parë të albumit të ri, shqiptarë dhe francezë mirëpresin ‘En Equilibre’

Publikuar më 12.06.2022
Besa Kokëdhima, këngëtarja e shkëlqyer shqiptare me një karr...

Besa Kokëdhima, këngëtarja e shkëlqyer shqiptare me një karrierë të gjatë e të suksesshme, sapo ka nxjerrë “En Equilibre”, që është kënga e parë “single”nga albumi i saj i ardhshëm në Francë dhe Evropë. “En Equilibre” (Ekuilibri) është publikuar në të gjitha platformat dixhitale në Francë & EU https://smarturl.it/besa Regjia është bërë nga artisti i talentuar […]

Lexo më shumë