
Pirro Naçi
Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë!… e bëra edhe atë!… . Një sjellje që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo veprimin të fëmijës.
Këto pëson kur “Facebook” të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një pjesë e madhe ndjejnë nevojën për tu bërë të ‘’shquar’’ me një like. Imagjinoni pasojat e bërjes së njerëzve më të shqetësuar për atë që të tjerët mendojnë për ta, se sa për veten e tyre.!? “Facebook” ka krijuar një brez të fiksuar pas vetes duke shfaqur dëshirën fëmijënore për të kërkuar një lloj shpërblimi për çdo gjë që bëjmë. Angazhimi i përsëritur mund kthehet në ‘’krizë identiteti’’.
Seicili ka krijuar me vetëdije një botë me shumë miq, mësojmë lajmet e tyre dhe na ‘’pëlqen’’ të kalojmë ‘’mirë’’ me ato ç’farë na ofrojnë… Fatkeqësisht, krahas anës pozitive, gjithnjë e më shumë krijon probleme me përdorimin dhe abuzimin të cilat shpesh përfundojnë në situata problematike. Është një nga krijimet më të mëdha ‘’plastike’’ të kohës, që, sipas logjikës së tij, mënyra më e mirë për të bërë miq është duke klikuar. Të gjithë e përdorim për arsye të ndryshme. Disa për të promovuar punën, për të bërë marrëdhënie me publikun, për t’u informuar çfarë ndodh në botë, për të mbajtuar kontakt me njerëzit dhe për të komunikuar shpejt me ta, ose thjesht për të vrarë kohën sepse nuk kanë diçka më të mirë për të bërë. Ka arsye të pafund të cilat nuk janë gjithnjë të vlefshme dhe shpesh çorientuese.
Gjërat nuk janë aq të pafajshme, “Facebook” ka një tendencë për të të ushqyer ‘’narcizmin’’ që mund të fshihet brenda nesh, dhe faqja jonë bëhet pasarelë. Dikur ishte “Mercedes”-i, sot është “Facebook”-u. Për politikanët dikur ishte kontakti me njerëzit, sot është nëpërmjet celularit.
Në çdo rast, përdorimi mund të ndryshojë, por kurthet janë të shumta. Asnjëri nuk ka të drejtë të ndalojë askënd të përdorë mediat sociale, por duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që bëjmë dhe të reflektojmë mbi kuptimin e veprimeve tona në këtë rrjet. “Facebook” mund të jetë i dobishëm ose i rrezikshëm. Le të mos bëhemi viktima të këtij labirinthi, duke u përpjekur të kapim koncepte të pakapshme,e duke u zvaritur pas like dhe comments.
‘’Dritarja’’ e hapur në rrjet, nga të gjithë ne është për të marrë ajrin e pastër dhe jo për ta përdorur atë për të hedhur ‘’plehrat’’ në platformën e internetit dhe as të fshihemi pas perdes për të pritur ‘’Zhulietën’’…
Fenomenet, herë pas here, mashtrojnë dhe ‘’naivët’’ janë të parët që e pësojnë. Në një farë mënyre është sikur shikojmë filmim ‘’The Trueman Shoë’’ të xhirohet çdo ditë në ekranin tonë të vogël dhe ne të jemi bërë aktorë të këtij seriali.
Pak kohë më parë dikush e krahasoi “Facebook”-un me Godzillën, që si edhe ai, do të vijë një ditë që do të vdesë. Pyetja që lind është shumë e thjeshtë. A është koha për të menduar se cilat janë alternativat e një jete pa “Facebook”?
Derisa të vijë ajo ditë “Facebook” këmbëngul të hapë 10 000 vende pune të reja në vendet e BE, për 5-së vitet e ardhshme, për një botë virtuale, ‘’Metaverse’’. Madje edhe emrin mendojnë ta ndryshojnë!?
Dikush, më 3 tetor, propozoi që “Facebook” të marë statusin e një shteti të pavarur, të 194-tin në OKB. Ishte ndoshta postimi më i ‘’dështuar” i dekadës. Nuk kaluan 24 orë dhe platforma e Mark Zuckerbergut ishte shembur. Godzilla vdiq dhe u rringjall brenda 5-6 orëve, por një sërë problemesh ‘’shëndetësore” na la pas me efekte afatgjatë, të ‘’panjohura’’ akoma…
Zilja e parë e alarmit është sigurisht numri i orëve, që ditë e natë shpenzojmë në këtë rrjet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply