×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Europë, protesta kundër vaksinimit me detyrim

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave.

“Flatten the curve”, “të ulet kurba” është një ndër sloganet e pandemisë së koronavrusit. Me këtë parullë është fjala për kurbën e infeksioneve të reja ditore. Por aktualisht po ulet një tjetër kurbë: ajo e vaksinimeve të reja. Pasi në fillim të vitit në vendet e BE-së për shkak të mungesës së furnizimit me vaksina ishte i frenuar procesi i vaksinimit, tani vërehet që njerëzit gjithnjë e më shumë po e humbasin gatishmërinë për të marrë vaksinën.

Shumë politikanëve drejtues kjo nuk u pëlqen – për më tepër tani me rritjen e vlerave të incidencës së infeksioneve me variantin Delta të virusit. Në shumë vende si rrjedhojë ka shpërthyer debati, nëse duhet të ketë kufizime të ndryshme për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, ose nëse duhet vendosur detyrimi për vaksinim, në mënyrë që të krijohet imuniteti i tufës në popullsi.

Në Gjermani ky diskutim po vazhdon, ndërkohë që në vende të tjera janë marrë masat. Kryesisht sa i përket detyrimit për vaksinim për grupe të ndryshme profesionesh. Në shumë vende kanë nisur edhe protestat.

Franca ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit. Në fundjavën e kaluar në Francë protestuan në mbarë vendin mbi 160.000 vetë kundër masave të rrepta ndaj Coronës. Protestuesit janë kundër detyrimit për vaksinim duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes. Kryesisht të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, të sigurisë dhe shërbimit të emergjencës duhet të vaksinohen në rast të kundërt atyre nuk do t’u lejohet të vazhdojnë punën.

Protestat drejtohen edhe kundër certifikatës digjitale të vaksinimit në BE. Kjo e ashtuquajtur „Pasaportë e gjelbër” provon që personi është i vaksinuar, i shëruar apo është testuar aktualisht me rezultat negativ. Protestat paqësore kanë qenë pjesërisht edhe me eksese duke shkaktuar përplasje me policinë.

Greqia gjithashtu ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm. Por edhe në Greqi njerëzit kanë protestuar. Të punësuarve u është lënë afat deri në mes të gushtit që të fillojnë vaksinimin, në rast të kundërt do t’u mbahet paga mujore. Nga shtatori në Greqi hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm për sektorin e shëndetësisë. Sipërmarrësve që punësojnë personel të pavaksinuar do t’u vendosen gjoba deri në 200.000 Euro. Edhe vizitat në lokalet e gastronomisë si dhe aktivitetet kulturore do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

Kur u miratua ligji përkatës në parlament të enjten (22.07) në mbarë vendin protestuan rreth 5000 vetë. Policia përdori gaz lotësjellës dhe pompa të ujit për ta larguar turmën nga territori përpara parlamentit.

Në Itali gjithashtu ka pasur protesta kundër „certifikatës digjitale të vaksinimit”. Detyrimi për vaksinimin e personelit shëndetësor në Itali është në fuqi qysh nga marsi. Qeveria vendosi që duke filluar nga 6 gushti në shumë mjedise publike të lejohen vetëm të vaksinuarit me pasaportën e gjelbër./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përshkallëzohet kriza/ Joe Biden ka kërkuar të flas në telefon me Macron!

Përshkallëzohet kriza/ Joe Biden ka kërkuar të flas në telefon me Macron!

Publikuar më 19.09.2021
Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar të flasë me homolog...

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar të flasë me homologun e tij francez Emanuel Macron pas anulimit të një urdhri për nëndetëset franceze nga Australia dhe “do të ketë një bisedë telefonike në ditët në vijim”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Gabriel. Nga ana e tij, Emanuel Macron do të bëjë “një kërkesë për sqarim”, […]

Lexo më shumë

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

Publikuar më 19.09.2021
Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit...

Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit të saj detar nga Paqësori, me rastin e anulimit të marrëveshjes për furnizimin e nëndetëseve nga Parisi në emër të Australisë. Pasoja e parë dhe tingëlluese e paktit trepalësh të sigurisë anglo-saksone AUKUS (SHBA, Australi, Britani e Madhe) ishte të vepronte si përshpejtues i një […]

Lexo më shumë

Franca reagon ashpër: SHBA-ja dhe Australia “gënjyen” për paktin e ri të sigurisë

Franca reagon ashpër: SHBA-ja dhe Australia “gënjyen” për paktin e ri të sigurisë

Publikuar më 19.09.2021
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar A...

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë gënjyer për një pakt të ri të sigurisë, që ka nxitur Parisin t’i thërrasë për konsultime ambasadorët e tij në këto shtete. Ministri Le Drian ka akuzuar shtetet edhe për “shkelje të madhe të besimit”. Marrëveshja, e njohur si […]

Lexo më shumë

Pse Putini do të fitojë në zgjedhjet parlamentare

Pse Putini do të fitojë në zgjedhjet parlamentare

Publikuar më 19.09.2021
Një periudhë tre-ditore e votimit filloi në të gjithë vendin...

Një periudhë tre-ditore e votimit filloi në të gjithë vendin të premten. Rreth katërmbëdhjetë parti u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhje, por partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ pritet të ruajë shumicën e saj gjithëpërfshirëse në Dumën e Shtetit. Megjithë lidhjen e përbashkët mes të dyve, nuk ka domosdoshmërisht një lidhje një me […]

Lexo më shumë

Ministrja e Jashtme hollandeze jep dorëheqjen për shkak të evakuimit të ambasadës në Kabul

Ministrja e Jashtme hollandeze jep dorëheqjen për shkak të evakuimit të ambasadës në Kabul

Publikuar më 17.09.2021
Sigrid Kaag dha dorëheqjen si ministre e jashtme hollandeze ...

Sigrid Kaag dha dorëheqjen si ministre e jashtme hollandeze të enjten, pasi parlamenti miratoi një propozim censure ndaj saj për trajtimin e evakuimeve nga Afganistani muajin e kaluar. Ambasada hollandeze në Kabul i kishte dërguar qeverisë kërkesa të përsëritura urgjente për t’u përgatitur për të larguar stafin nga vendi para se të merrte plotësisht nën […]

Lexo më shumë

Rusi/ Gati 47.5 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine

Rusi/ Gati 47.5 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine

Publikuar më 17.09.2021
Gati 47.5 milionë rusë kanë marrë të paktën dozën e parë të ...

Gati 47.5 milionë rusë kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, dhe 41 milionë në të dyja dozat, tha sot Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Muraska. Rregullatori rus i shëndetit të konsumatorit Rospotrebnadzor ka njoftuar se 80% e popullsisë duhet të vaksinohen për të arritur imunitetin kolektiv. Sipas zëvendëskryeministres ruse Tatiana […]

Lexo më shumë

Italia i afrohet referendumit për dekriminalizimin e kanabisit

Italia i afrohet referendumit për dekriminalizimin e kanabisit

Publikuar më 17.09.2021
Një referendum që synon të dekriminalizojë rritjen dhe konsu...

Një referendum që synon të dekriminalizojë rritjen dhe konsumimin e kanabisit në Itali është nënshkruar nga më shumë se 420,000 njerëz në vetëm katër ditë. Me ritmin aktual, është vendosur të arrijë në 500,000 nënshkrime që duhet të konsiderohen të vlefshme shumë më herët se afati i 30 shtatorit. Referendumi kërkon të ndryshojë një ligj […]

Lexo më shumë

Holandë/ Dy të vrarë nga sulmi me thikë, burri qëllon nga ballkoni me hark!

Holandë/ Dy të vrarë nga sulmi me thikë, burri qëllon nga ballkoni me hark!

Publikuar më 17.09.2021
Policia holandeze ka arrestuar një të dyshuar për sulm me th...

Policia holandeze ka arrestuar një të dyshuar për sulm me thikë, në qytetin Almelo, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë. Ndërkohë, videot e publikuara në mediat sociale tregojnë një burrë gjysmë të zhveshur në ballkonin e një apartamenti, në zonën ku janë regjistruar goditjet me thikë dhe duke gjuajtur shigjeta me […]

Lexo më shumë