Euro është forcuar ndjeshëm, e nis javën duke u këmbyer pothuajse 131 lekë

Euro e ka nisur këtë fillim jave me një forcim prej 2 lekësh ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me me 131.06 lekë dhe me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018.

Euro është rritur me 8.27 lekë që nga data 12 mars kur filluan masat shtrënguese në lidhje me kufizimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, duke u detyruar kështu që të mbyllen aktivitetet dhe të kufizohet lëvizja e qytetarëve.

Sakaq, edhe dollari është rritur ndjeshëm pasi sot u këmbye me 118.3 lekë, me rritje 1.74 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar dhe ndërkohë ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2017 në muajin qershor e përsa i përket datës 12 mars, që nga kufizimi i lëvizjeve dhe deri tani, dollari është rritur me 10.5 lekë.

Ekspertët gjykojnë se kufizimi i qarkullimit, ku del vetëm një anëtar i familjes me leje për vetëm një orë, ka ulur më tej qarkullimin e parasë dhe rrjedhimisht shpenzimet janë ulur në minimum. Sipas tyre, kjo rritje është artificiale dhe e kushtëzuar nga situate aktuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet