×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Është ofendim më shumë se provokim”, MPJ reagon pas kërkesës së Vuçiç-it për vizitë në Kosovë (Foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një kërkesë që të vizitojë Kosovën ditën e sotme.

Mediat kosovare raportojnë se ai ka bërë dje një kërkesë për të vizituar Kosovën ditën e sotme, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefin e mëparshëm të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqin, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila e ka quajtur këtë kërkesë një ofendim më shumë se provokim.

Përmes një deklarate Kërkesa e Vuçiqit, Vulinit, Gjuriqit e Petkoviqit për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim.

Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka shtuar se secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë.

Tutje thuhet se meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër.

Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tragjedia në Greqi/ 111 persona të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 2199 të infektuar

Tragjedia në Greqi/ 111 persona të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 2199 të infektuar

Publikuar më 01.12.2020
Janë 2199 persona të infektuar me koronavirusin në 24 orët e...

Janë 2199 persona të infektuar me koronavirusin në 24 orët e fundit siç njoftoi PHEA. Nga këto, 25 u identifikuan pas kontrolleve në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 107. 470, nga të cilat 52.9% janë burra. Sot janë raportuar edhe 11 persona të vdekur. 4919 (4.6%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime […]

Lexo më shumë

“Presioni nuk është njerëzor”/ Mjekët që trajtojnë pacientët me COVID-19 ndihen të rraskapitur, ata janë mbi 51 vjeç, rrezikohen të infektohen

“Presioni nuk është njerëzor”/ Mjekët që trajtojnë pacientët me COVID-19 ndihen të rraskapitur, ata janë mbi 51 vjeç, rrezikohen të infektohen

Publikuar më 01.12.2020
Me shkallën e vdekjes së koronavirusit në nivele rekord në B...

Me shkallën e vdekjes së koronavirusit në nivele rekord në Bullgari, mjekët dhe infermierët në një shërbim shëndetësor tashmë të dobësuar nga dekada e emigrimit në perëndim thonë se janë të rraskapitur. “Shikoni infermieren tonë këtu, ajo ishte pozitive, kishte ethe të larta … dhe tani ajo është përsëri në punë”, tha Aleksandar Stanoevski, një […]

Lexo më shumë

Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan

Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan

Publikuar më 01.12.2020
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ...

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së. “Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi aktor i rëndësishëm global”, ka thënë Borell. Ai […]

Lexo më shumë

Koronavirusi i merr jetën biznesmenit të njohur shqiptar

Koronavirusi i merr jetën biznesmenit të njohur shqiptar

Publikuar më 01.12.2020
Pas komplikimeve nga koronavirusi ka ndërruar jetë një nga b...

Pas komplikimeve nga koronavirusi ka ndërruar jetë një nga biznesmenët e njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Enver Maliqi, i cili aktualisht mbante edhe detyrën e zëvendëskryetarit të qytetit të Shkupit. Sipas mediave vendase, bëhet e ditur se Maliqi ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” […]

Lexo më shumë

Ulen shifrat e vdekjeve në Kosovë/ 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19!

Ulen shifrat e vdekjeve në Kosovë/ 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19!

Publikuar më 01.12.2020
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Lexo më shumë

COVID-19/ Greqia mban të mbyllur kufijtë deri me 14 dhjetor

COVID-19/ Greqia mban të mbyllur kufijtë deri me 14 dhjetor

Publikuar më 30.11.2020
Greqia do të mbajë të mbyllur kufijtë per vendet fqinje deri...

Greqia do të mbajë të mbyllur kufijtë per vendet fqinje deri më 14 dhjetor. Masa vlen për kufijtë ajrorë, tokësorë dhe detar. Vala e dytë e koronavirusit vazhdon me intensitet, kryesisht në Greqinë Veriore, duke shkaktuar shqetësim për epidemiologët dhe qeverinë. Ekziston frika se një relaksim i masave mund të çojë në shpërthime të reja […]

Lexo më shumë

Dëbimi i Ambasadorit serb, BE i bën thirrje Malit të Zi të tërheqë vendimin

Dëbimi i Ambasadorit serb, BE i bën thirrje Malit të Zi të tërheqë vendimin

Publikuar më 30.11.2020
Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Oliver Varhel...

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi është përfshirë në debate me Malin e Zi pasi i kërkoi Podgoricës të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit të Serbisë Vladimir Bozovic. I dërguari i Beogradit e quajti bashkimin e Malit të Zi me Serbinë në vitin 1918 si “çlirim”. Kaq mjaftoi që qeveria malazeze t’i […]

Lexo më shumë

Mbetet i lartë numri i vdekjeve nga COVID-19 në Greqi, sot kanë humbur jetën 84 persona

Mbetet i lartë numri i vdekjeve nga COVID-19 në Greqi, sot kanë humbur jetën 84 persona

Publikuar më 30.11.2020
Numri i infeksioneve të reja u lehtësua të hënën, por vdekje...

Numri i infeksioneve të reja u lehtësua të hënën, por vdekjet dhe intubimet mbetën të larta, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore greke. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) raportoi 1,044 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm në 105,271. Nga këta, vetëm nëntë kishin lidhje me udhëtarët në hyrje të cilët u testuan […]

Lexo më shumë