“Është i vetëdijshëm”, lajme të mira për Michael Schumacher

Lajme të mira janë bërë publike për ish-pilotin Michael Schumacher, i cili është u shtrua në spitalin “Georges Pimpidou” në Paris.

Schumacher iu nënshtruar një terapie anti-inflamatore të bazuar në infuzione të qelizave burimore.

Ndërsa mediat franceze shkruajnë se pjesëtarë të stafit mjekësor që janë kujdesur për kampionin e “Formula 1” kanë thënë se ai është i vetëdijshëm.

Një infermiere i tha Le Parisien: “Po ai është nën kujdesin tim… Dhe unë mund t’ju siguroj se është i vetëdijshëm”.

50-vjeçari gjerman pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit në një aksident skish në vitin  2013 në Alpet Franceze.

Pas aksidentit, gjendja e Schumacher u stabilizua pasi u vendos në një gjendje kome të shkaktuar nga ilaçet.

Terapia e tij përfundon sot nga ku dhe do të transferohet përsëri në shtëpinë e tij në Luzanë, Zvicër, ku qëndron nën kujdesin e mjekëve dhe aparaturave që prej 2014.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet