×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Është dyfishuar çmimi i biletës”, Shoqata e Transportit Publik: Disa operatorë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Situata e vështirë për qytetarët vijon, përplasje mes Shoqatës dhe Operatorëve, dyfishim çmimesh. Unioni bën thirrje autoriteteve për kontrolle dhe deklaron pamundësinë për të operuar në shërbim në këto kushte.  

Briselda Hoxha

Përtej vendimeve të marra nga qeveria për rifillimin e transportit, Shoqata e Transportit Publik ka kundërshtuar të rifillojë punën pa u plotësuar kërkesat e tyre dhe gjithashtu ka shprehur pakënaqësi ndaj protokollit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Përfaqësues thonë për “Shekulli”-n se nuk do të rihapen as të hënën dhe gjithashtu shprehen se ai protokoll është i pazbatueshëm. Tashmë një përçarje po krijohet midis Shoqatave të transportit pasi disa nga operatorët kanë nisur punën një ditë pas presionit të bërë nga Erion Veliaj i cili u dha ultimatum kompanive për të rinisur punën në të kundërt do t’u hiqet licenca.

Mirëpo, Unioni i Transportit Publik, ditën e sotme denoncon publikisht operatorët që kanë rifilluar punën ku sipas tyre, këta të fundit kanë rritur në mënyrë abuzive çmimet duke i dyfishuar ato. Përtej kësaj, Unioni thotë se operatorët nuk po respektojnë as protokollin e masave të marra anti-COVID.

Kujtojmë që shërbimi urban është i mbyllur që prej 4 muajsh dhe akoma vijon pothuajse e njëjta gjendje. Ndërkohë, këtë muaj kanë vijuar protestat nga ana e Shoqatës së Transportit në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre. Ata janë shprehur edhe më herët që nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, shërbimi nuk do të fillojë.

Nga ana tjetër ka shumë ankesa nga qytetarët të cilët ndihen shumë të lodhur nga kjo situatë e krijuar duke e konsideruar atë të padurueshme. Shumica prej tyre, shprehen për “Shekulli”-n shumë të revoltuar pasi kanë humbur edhe punën për shkak të mungesës së urbanit.

Sakaq, një thirrje vjen për qytetarët nga Unioni i Transportit Publik duke u thënë që ky i fundit do të distancohet nga këto operatorë të cilët për interes të tyre, po ndikojnë në rritjen e kostos së udhëtimit të qytetarëve dhe gjithashtu rrezikojnë jetën e shëndetin e qytetarëve që udhëtojnë, përfshirë edhe stafin e tyre.

Unioni i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, autoriteteve kontrolluese që të reagojnë për këtë situatë skandaloze dhe të marrin masa për respektimin e ligjit. Gjithashtu, thonë se do të jetë e pamundur që shërbimi i transportit publik të rifillojë në këto kushte.

Organeve vendimmarrëse u janë dorëzuar 4 pikat

Përfaqësuesit e Shoqatave i thanë “Shekulli”-t se nëse qeveria e gjykon se ka të pamundur të sigurojë transport falas, u përmbahen pikave të cilat janë artikuluar në protestat e ditëve të fundit. Ata thonë se nuk ka asnjë shans të hapet urbani nëse qeveria vijon të mos marrë parasysh kërkesat e tyre. Përfaqësuesit u shprehën se organeve vendimmarrëse u janë dorëzuar këto 4 pika:

  1. Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë
  2. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, sic është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë
  3. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit.
  4. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Rregullat

  1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%
  2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale
  3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza
  4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza
  5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme
  6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127
  7. Duhen dezinfektuar makinat
  8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina
  9. Në terminal duhet zbatuar distancimi
  10. Terminali të dezinfektohet
  11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19
  12. Të respektohen masat e higjienës
  13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Publikuar më 12.08.2020
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjet...

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, shkruan se janë 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga “Shqiptarët për shqiptarët”.  Ndër të tjera ai thekson se qeveria ka shtuar 5.7 milionë dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë. “Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër […]

Lexo më shumë

Shtesë/ Miratohen 5,191 paga lufte për muajin qershor, ja përfituesit

Shtesë/ Miratohen 5,191 paga lufte për muajin qershor, ja përfituesit

Publikuar më 12.08.2020
Janë miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transporti...

Janë miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit  e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, nisur nga fakti që ky sektor ka qenë më i prekuri nga COVID-i. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama i cili deklaroi se qeveria ka miratuar këtë shtesë ndaj atyre që janë larguar nga puna në sektorin e transportit […]

Lexo më shumë

Paga e luftës/ Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Paga e luftës/ Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Publikuar më 11.08.2020
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë individët që n...

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë individët që nuk e kanë marrë ende pagën e luftës, si dhe kompanitë që nuk kanë përfituar prej saj pavarësisht se përmbushin kushtet kanë kohë deri në datë 25 gusht për paraqitjen e ankesës. “Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të […]

Lexo më shumë

Kursi i këmbimit valutor, euro ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme

Kursi i këmbimit valutor, euro ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme

Publikuar më 10.08.2020
Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme....

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.65 lekë, me një rritje prej 0.03 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Lexo më shumë

COVID-19 godet edhe konsumin, inflacioni i korrikut 1.4%

COVID-19 godet edhe konsumin, inflacioni i korrikut 1.4%

Publikuar më 10.08.2020
Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve ...

Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve u rrit me vetëm 1.4% në muajin korrik i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pajisjeve të shtëpisë. Krahasuar me muajin Korrik 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet […]

Lexo më shumë

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Publikuar më 06.08.2020
Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e c...

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria shqiptare nëpërmjet premtimeve, siguroi një shumë prej 1,1 miliardë eurosh donacione dhe hua, e cila ishte mjaftueshme për përballimin e krejt dëmeve të vlerësuara […]

Lexo më shumë

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Publikuar më 05.08.2020
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime...

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë, por pavarësisht kësaj vendi ynë ka marrë sasinë më të ulët të fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e […]

Lexo më shumë

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

Publikuar më 04.08.2020
BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxj...

BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxjerrë në pah mundësine e dhënies së një kredie për Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka vlerën 9.5 milion euro. Kjo shumë do të jetë për një projekt të panelit diellor lundrues që mund të ndihmojë në uljen e përdorimti të hidrocentraleve. Impianti do të ndërtohet […]

Lexo më shumë