“Erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup”, Ava Max frymëzon me mesazhin për fansat

Ava Max, një nga këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore ka treguar për fillimet e karrierës të saj, e cila me sa duket nuk ka qenë e lehtë.

Ajo ka dhënë një mesazh për ndjekësit e saj në Instagram duke thënë se ëndrrat realizohen. Bukuroshja shqiptare tregon se kur ka shkuar në Amerikë nuk ka pasur asgjë përveç rrobave të trupit.

“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka,”- ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet