×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Emrat/ Kishin planifikuar të kryenin një vrasje kundrejt pagesës, arrestohen 3 persona në Durrës

Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Misioni”.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës. Sekuestrohen 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Misioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;

-Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

-Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë intensivisht punën hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fakte të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të 76-vjeçares dhe nipit të saj/ Krimi që tronditi Greqinë në 2015-ën mban si autorë shqiptarët

Fakte të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të 76-vjeçares dhe nipit të saj/ Krimi që tronditi Greqinë në 2015-ën mban si autorë shqiptarët

Publikuar më 13.10.2021
Autoritet greke përmes ADN-së kanë bërë të mundur të gjejnë ...

Autoritet greke përmes ADN-së kanë bërë të mundur të gjejnë autorin e krimit që pasi morën me dhunë 800 mijë euro vranë dhe  dogjën tezen dhe nipin. Në ‘mikroskop’ janë vendosur 60 shqiptarë të dyshuar. Në një krim që tronditi vendin në 2015, gjashtë vjet më vonë ai kthehet me dëshmi të reja të vrasjes […]

Lexo më shumë

U raportua si viktimë e dytë në atentatin e Elbasan, Ardian Collaku ndodhet në “vdekje klinike”, i shoqëruar nga forca të shumta policie autoambulanca niset drejt Tiranës

U raportua si viktimë e dytë në atentatin e Elbasan, Ardian Collaku ndodhet në “vdekje klinike”, i shoqëruar nga forca të shumta policie autoambulanca niset drejt Tiranës

Publikuar më 04.10.2021
Një atentat i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e ...

Një atentat i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. Si pasojë e të shtënave me breshëri nga një makinë në lëvizje ka mbetur i vdekur në vend Lulzim Bitri, ndërsa Ardian Collaku ndodhet në “vdekje klinike”. Sipas burimeve ngatë “Fax News”, Ardian Collaku ka shenja jete dhe është transportuar me urgjencë drejt […]

Lexo më shumë

EMRAT/ Atentati në Elbasan, vdes edhe personi i dytë

EMRAT/ Atentati në Elbasan, vdes edhe personi i dytë

Publikuar më 04.10.2021
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elb...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit. Nga një atentat, që besohet se është kryer nga dy persona, kanë mbetur të vdekur dy shtetas. Dyshohet se viktima të atentatit kanë mbetur Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri. Sipas informacioneve paraprake, atentati mund të ketë lidhje me larje të hesapeve.

Lexo më shumë

Identifikohet personi që u ekzekutua në Elbasan, kush është 50-vjeçari me precedent të mëparshëm penal (EMRI)

Identifikohet personi që u ekzekutua në Elbasan, kush është 50-vjeçari me precedent të mëparshëm penal (EMRI)

Publikuar më 04.10.2021
Personi i cili është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan ës...

Personi i cili është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan është identifikuar si Ardian Çollaku rreth 50 vjeç. Mësohet se Çollaku, i cili mbante dy mbiemra është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në […]

Lexo më shumë

Të shtëna në Elbasan/ Vritet me armë zjarri një person, ja detajet e para nga vendngjarja

Të shtëna në Elbasan/ Vritet me armë zjarri një person, ja detajet e para nga vendngjarja

Publikuar më 04.10.2021
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme n...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Për pasojë një person ka ka ndërruar jetë. Po ashtu mësohet se pas ngjarjes një makinë është gjetur e braktisur në Balldren. Dyshohet se ajo i përket autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.  

Lexo më shumë

Zbardhet shkaku i krimit të dyfishtë/ Çifti ishte njohur në internet, i riu nga Dibra u konfliktua online me 31-vjeçaren ganeze

Zbardhet shkaku i krimit të dyfishtë/ Çifti ishte njohur në internet, i riu nga Dibra u konfliktua online me 31-vjeçaren ganeze

Publikuar më 03.10.2021
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i dyfishtë, që trond...

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën, ku 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, me pasaportë franceze, 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit. Siç raporton News24 Kliton Pira ishte njohur në internet […]

Lexo më shumë

Apeli pushon çështjen për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit

Apeli pushon çështjen për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit

Publikuar më 01.10.2021
Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe...

Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që të pushojë çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit. Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë e rrëzoi kërkesën për konfiskim, SPAK bëri ankim në Apel dhe kërkoi konfiskim të pasurive, por […]

Lexo më shumë

Ekzekutoi oficerin e Krimeve në Lezhë, ndërron jetë në spital Aldi Rama

Ekzekutoi oficerin e Krimeve në Lezhë, ndërron jetë në spital Aldi Rama

Publikuar më 29.09.2021
21-vjeçari që vrau me armë zjarri oficerin e Krimeve, Saimir...

21-vjeçari që vrau me armë zjarri oficerin e Krimeve, Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, Aldi Rama ka qëlluar veten me pistoletë në lagunën e Kune-Vainit, ku nuk ka arritur që të mbijetojë. Ngjarja e […]

Lexo më shumë