Emigrantët largohen për në vendet e punës, rritet fluksi në portin e Durrësit

Prej disa ditësh, në portin e Durrësit ka nisur të shtohet fluksi i emigrantëve shqiptarë të cilët pas sezonit të pushimeve kthehen në vendet e tyre të punës. Sakaq, numri i lartë i pasagjerëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi radhë të gjata dhe pritje disa orëshe.

Këtë të shtunë fluksi në ikje arriti kulmin. Rreth 9700 pasagjerë dhe 3400 mjete u larguan me tre tragete drejt brigjeve të Italisë. Ndërkohë, emigrantët ndajnë opinione të ndryshme për Shqipërinë.

“Pushimet shkuan shumë mirë dhe Shqipëria është shumë e bukur.”

“Qëndrova dy javë, po ndryshon dita-ditës për mirë.”

Një banore e një lagjeje periferike të Durrësit që prej disa vitesh jeton e punon në Itali thotë se infrastruktura lë për të dëshiruar.

Ajo shton se kthehet në Shqipëri vetëm për të takuar nënën e saj

“Vi se kam mamin të vjetër, po të mos kisha njeri nuk do të vija. Punë ka po rrogat nuk janë tamam, kushtet jo.”

Fluksi i udhëtimeve të transportit detar pritet të vijojë deri në fillim të shtatorit, kur emigrantët kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet