×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekzekutohet 41-vjeçari sarandjot në Bogota, policia s`ka informacione

Nga Nikoleta Kovaçi

Në familjen Lagjaj në lagjen “Qazim Pali” të Sarandës prej më shumë se një jave është hapur morti. Djali i madh i familjes është vrarë. Është vrarë në Bogota të Kolumbisë dhe ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur në fakt me jetën e tij. Katër ditë më parë, u tha në media se ishte vrarë një tjetër shqiptar në Amerikën Latine. Një tjetër, pasi prej rreth një viti është rasti i katërt i përplasjeve me viktima dhe të plagosur shqiptarë. Policia e Shtetit bëri me dije mbrëmë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me fatin e atij personi që thuhet që është vrarë. Po ashtu u bë me dije se nuk dihet as nëse është vrarë apo jo, pasi Policia e Shtetit dhe aq ministria e Jashtme nuk kanë informacion në lidhje me shqiptarët që janë jashtë vendi kur vjen puna për vrasje për shkak implikimesh kryesisht në trafik droge. Por sipas të dhënave që vijnë nga burime konfidenciale bëhet me dije se Andrea Lagjaj, 41 vjeç, është ekzekutuar që të martën e datës 3 prill, orëve të vona të mbrëmjes. Burime tregojnë se trupi i tij ende nuk ka mbërritur në vendlindje e për pasojë familjarët janë bashkuar, pasi një pjesë e tyre kanë jetuar prej kohësh jashtë vendi. Lajmi në familjen Lagjaj mësohet se ka mbërritur pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ndërkohë bëhet me dije se dyshimet e para bien mbi ndonjë konflikt për shkak të trafikut të drogës.

Në profilin e tij në rrjetet sociale shihet se një foto është e bërë konkretisht në kryeqendrën e vendit më të rrezikshëm në botë për trafikun e kokainës, ku së fundmi kanë hyrë në treg edhe shqiptarët. Andrea (Adriatik) Lagjaj bëhet me dije se është prind i një fëmijë dhe një person i paskeduar asnjëherë më parë në vendin tonë. Madje burimet nga Saranda tregojnë se familja Lagjaj është një nga familjet më të njohura në qytet e për pasojë informacioni i mbërritur për vrasjen e Andreas ka shokuar tub gjithë të njohurit e familjes. Një burim i tha “Shekullit” mbrëmë se askush ende nuk e beson se ai djalë të jetë vrarë aq më tepër për trafik droge. Sipas informacioneve bëhet me dije se në ditët në vijim pritet edhe ardhja e trupi të tij nga Kolumbia e largët dhe e rrezikshme për jetën e shqiptarëve që tentojnë të hynë në tregun e drogës, atë treg dhe atë mekanizëm që duket sikur është pronë e vetëm kolumbianëve dhe jo e kujt tjetër, e sidomos kur bëhet fjalë për kokainën në vendin e tyre.

Kolumbia doli në skenë në vendin tonë pas sjelljes së kontejnerëve me banane po që brenda tyre gjendeshin më shumë se 1 ton kokainë. Malli u nis nga Kolumbia me destinacion një pronar kompanie që tregtonte banane në vendin tonë por që nga ajo ditë, jo vetëm që humbi gjysma e mallit, pronari i mallit por madje policia dhe prokuroria fshehën edhe faktin se ku do të përpunohej gjithë ajo sasi kokaine. Në qeli janë vetëm dy punonjësit, njëri i kompanisë “Garden City” në Maminas dhe tjetri një djalë i ri, shofer i një kompanie tjetër që u porosit të shkonte në port e të bënte lëvizjen e mjetit brenda të cilit gjendeshin më shumë se një ton kokainë, kokainë që në fakt u soll në ambientet e kompanisë. Aty u detyruan të ndërhynin për shkak se thuajse gjithçka ishte e mësuar nga autoritet ndërkombëtare për shkak se DEA kishte gjurmuar mjetin që në nisje e deri në mbërritjen në portin e Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Tentoi të vriste punonjësin e lavazhit ditën e ndërrimit të viteve, vihet në pranga pas një muaji vlonjati

Tentoi të vriste punonjësin e lavazhit ditën e ndërrimit të viteve, vihet në pranga pas një muaji vlonjati

Publikuar më 27.01.2022
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin A.Sh, i cili në ditë...

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin A.Sh, i cili në ditën e ndërrimit të viteve qëlloi me armë zjarri në drejtim të punonjësit të një lavazhi në zonën e Ujit të Ftohtë. Sherri mes të dyve nisi për shkak se punonjësi i lavazhit nuk pranoi që ti lante jashtë radhe makinën e A.SH. Ky i […]

Lexo më shumë

Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Policia italiane kap shqiptarin me 17 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Publikuar më 26.01.2022
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me 17 ...

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me 17 kilogramë kokainë. Efektivët e policisë ranë në gjurmët e shqiptarit pas hetimeve për gati një vit. Policia toskane monitoroi një sërë personash italiane dhe të huaj, përfshirë tregtarë ambulantë dhe klientë, të cilët kishin kontakte të shpeshta me subjekte jashtë rajonit për shitjen dhe […]

Lexo më shumë

Sherri me thika në Durrës, arrestohen 2 autorët që plagosën 23-vjeçarin (EMRAT)

Sherri me thika në Durrës, arrestohen 2 autorët që plagosën 23-vjeçarin (EMRAT)

Publikuar më 26.01.2022
Një konflikt i çastit mes një grupi të rinjsh ka lënë një pe...

Një konflikt i çastit mes një grupi të rinjsh ka lënë një person të plagosur në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit. 23-vjeçari Denis Spahiu u plagos me mjet prerës thikë nga Enea Hoxha, 20 vjeç dhe Aldor Kolmarkaj, 19 vjeç. Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë stacionit të trenit të qytetit bregdetar rreth orës […]

Lexo më shumë

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

Publikuar më 26.01.2022
GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e i...

GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Me vendimin e dhënë, trupa gjykuese ka pranuar si të arsyeshme provat e paraqitura […]

Lexo më shumë

Mediat ekuadoriane nxjerrin detaje të reja: 34 vjeçari shqiptar përfitonte 90 mijë dollarë në muaj nga trafiku i kokainës

Mediat ekuadoriane nxjerrin detaje të reja: 34 vjeçari shqiptar përfitonte 90 mijë dollarë në muaj nga trafiku i kokainës

Publikuar më 25.01.2022
Ergys Dashi, 34 vjeçari i cili u ekzekutua pak ditë më parë ...

Ergys Dashi, 34 vjeçari i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës. Fitimet që Dashi nxirrte nga trafiku i kokainës shkonin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj. Por përveç trafikut të kokainës, Dashi ishte përfshirë edhe në fushën e shfrytëzimit të […]

Lexo më shumë

U dënua sot përjetë/ Kush është Orges Bilbili, përplasja me armë me policin dhe si u neutralizua

U dënua sot përjetë/ Kush është Orges Bilbili, përplasja me armë me policin dhe si u neutralizua

Publikuar më 25.01.2022
I konsideruar si një nga më të fortët e Lushnjës Orges Bilbi...

I konsideruar si një nga më të fortët e Lushnjës Orges Bilbili është dënuar me burg përjetë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ditën e sotme. Megjithatë, merita më e madhe i takon efektivit të policisë i cili e vendosi në pranga në prillin e vitit 2020, kur vendi ishte izoluar nga pandemia e koronavirusit. […]

Lexo më shumë

Masakra e Lushnjës me dy të vrarë/ GJKKO dënon me burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Masakra e Lushnjës me dy të vrarë/ GJKKO dënon me burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Publikuar më 25.01.2022
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënu...

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, autorët e masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Ngjarja në fjalë ndodh në vitin 2017. Në vendimin e GJKKO mësohet se është pushuar akuzën për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të […]

Lexo më shumë