×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekzekutimi në Vlorë, Laver Tozaj doli jashtë pas një telefonate

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga ngjarja që tronditi Vlorën mbrëmjen e së mërkurës. 47-vjeçari u qëllua për vdekje me 7 plumba, pesë prej tyre iu gjetën në kraharor dhe dy në kokë. Viktima i proceduar për trafik doge

Xhentila Gjoshi

Të tjera detaje janë zbuluar një ditë pas vrasjes mafioze të Laver Tozajt në Selenicë të Vlorës. Sipas informacioneve të policisë së qytetit bregdetar, viktima ishte një person që nuk bënte lëvizje të shpeshta dhe nëse ai dilte, ato ishin të kontrolluara për shkak të së kaluarës së tij. Policia ka ngritur dyshime, se 47-vjeçarin, të mërkurën në mbrëmje një telefonatë e ka nxjerrë nga shtëpia dhe pse dielli kishte perënduar totalisht. Autori dyshohet se e mori në telefon Laver Tozaj dhe e nxori nga shtëpia. 200 metra larg portës, ai e qëlloi me pistoletë me silensiator. 47-vjeçari mori shtatë plumba në trup dhe ndërroi jetë kur mbërriti në spitalin e Vlorës. Babai i dy fëmijëve nga ana tjetër, në fshat njihej si një njeri i rregullt dhe pa probleme. Ndërkohë, gjurmët e gjakut kanë qenë gjithë kohën të dukshme në rrugën para shtëpisë së tij në Resulaj të Selenicës.

Kurse familjarët nuk kanë lejuar askënd të afrohet, përveçse njerëzve të tyre që ngushëllojnë. Vrasja e 47-vjeçarit Laver Tozaj dyshohet për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e drogës. Ai kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi. Në vitin 2005 ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë për trafik droge dhe ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Edhe ndryshimi i emrit nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi mund të jetë bërë për shkak të kaluarën e tij kriminale. Megjithatë, përveç prishjes së pazareve të drogës, hetuesit janë përqendruar edhe në motive të tjera apo në përfshirjen e mundshme të 47-vjeçarit në vepra të tjera kriminale në vitet e fundit. Po ashtu, policia nuk përjashton as mundësinë e ndonjë konflikti të ditëve të fundit që viktima mund të ketë patur me të tjerë persona. Policia ka shoqëruar më shumë persona dhe i ka pyetur, por nuk ka siguruar ndonjë dëshmi që do të çonte te autori. Rrugica ku ai u vra nuk kishte ndriçim.

Familjarët

Ndërkohë, familjarët teksa janë shoqëruar në polici kanë deklaruar se 47-vjeçari s’ka pasur konflikte në fshat. Gjithashtu, sipas tyre Laveri nuk ka patur konflikt as me ndonjë person tjetër. Sipas burimeve, për ngjarjen janë marrë në pyetje 15 persona. Përsa i përket dënimit të Tozajt, kohë më parë, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2005, kur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Et’hem Danaj, pasi në mjetin kamion tip Volvo, u gjet e fshehur sasia prej 1146 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa”. Për ngjarjen u arrestuan katër persona, midis tyre edhe Tozaj, i cili u dënua me 6 vite e 8 muaj burgim. Vendimi për këtë çështje mbërriti deri në Kolegjin Penal të Gjykatës së lartë, kur në nëntor të 2013-ës u mor ky vendim: Lënien në fuqi të vendimit të mësipërm për cilësimin ligjor, deklarimin fajtor të të pandehurve Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj dhe Xhafer (Laver) Tozaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Në korrigjim të gabimit material për të pandehurin Xhafer ndryshe Laver Zotaj, në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin përfundimtar të të pandehurit Xhafer (Laver) Zotaj me 6 vjet e 8 muaj burgim. …ka rezultuar e provuar se këta të pandehur në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë kane realizuar eksportimin e sasisë 1146 kg lëndë narkotike “cannabis sativa” për në shtetin grek, ku:- I pandehuri Hasan Gjinaj ka qenë në rolin e organizatorit (duke bërë të mundur gjetjen e personit Et’hem Danaj që do të transportonte lëndën narkotike dhe që është arrestuar në flagrance si dhe ka shkuar më parë në shtetin grek që të priste lëndën narkotike), ndërsa te pandehurit Hasan Gjinaj dhe Xhafer, ndryshe Laver Tozaj, kanë qenë në rolin e ndihmësit në kryerjen e veprës penale, e konkretisht i pandehuri Xhafer ndryshe Laver Tozaj ka ndjekur dhe shoqëruar të gjykuarin Et’hem Danaj gjatë kohës që ky kryente transportin e lëndës narkotike, ndërsa i pandehuri Ardi Xhaferi ka bërë të mundur heqjen e kokës tërheqëse me të cilën është tërhequr trajleri që ka transportuar atë…kjo vepër ka mbetur në fazën e tentativës (ashtu siç ka konkluduar gjykata e shkallës së parë në vendim), pasi eksportimi i saj për në shtetin grek nuk është realizuar plotësisht, për arsye të pavarura nga vullneti i të pandehurve (kapja në flagrancë në pikën kufitare).

Ngjarja

47-vjeçari Laver Tozaj së fundmi me emër të ndryshuar Nikolla Ikonomi, u ekzekutuar pak metra larg banesës së tij me armë me silenciator. Ngjarja e rëndë që ngjason me një krim mafioz, ndodhi rreth orës 21:00. Autorët ende të paidentifikuar nga policia, kanë zgjedhur të nxjerrin në tritë “prenë” e tyre, në një kohë kur kishte perënduar dhe zona ndodhej pa ndriçim. Laver Tozaj, u gjet me shtatë plumba në trup nga bashkëfshatarët e tij, në anë të rrugës. Dy prej plumbave e kanë prekur në pjesën e kokës, të cilët i kanë marrë edhe jetën. Ai është dërguar menjëherë në spital, por pa rezultat. Burimet nga policia, thonë se pista kryesore ku po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është ajo e trafikut të drogës, ku kohë më parë viktima ka marrë një dënim nga drejtësia. Laver Tozaj, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ata kanë personat që kanë përjetuar më shumë këtë ngjarje, ndërsa pas ngjarjes vëllai dhe të afërm të tjetër të viktimës janë dëgjuar duke vajtuar në ambientet e spitalit.

Policia kërkonte vrasësit e Laver Tozaj, përballet me një të armatosur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Selenicë në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Vlorës dhe ato të FNSh-së, në vijim të kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdorur dhe qenin e gjurmës në lidhje me ngjarjen e Selenicës, kapi në flagrancë shtetasin S. R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës. Sipas informacioneve zyrtare të policisë bregdetare, 27-vjeçari u kap në kushtet e flagrancës afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin i cili mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak. Gjithashtu, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mbytet një person në plazhin e Velipojës, viktima rreth moshës 50-vjeç

Mbytet një person në plazhin e Velipojës, viktima rreth moshës 50-vjeç

Publikuar më 12.06.2021
Ne orët e mesditës një 40- vjeçar nga Kosova ka humbur jetën...

Ne orët e mesditës një 40- vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40 vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar. Në plazhin e Velipojes ende mungojnë në disa subjektë rojet bregdetare ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në […]

Lexo më shumë

Morën peng 34-vjeçarin dhe e dhunuan, lihen në burg tre të arrestuarit, mes tyre dhe një grua (Emrat)

Morën peng 34-vjeçarin dhe e dhunuan, lihen në burg tre të arrestuarit, mes tyre dhe një grua (Emrat)

Publikuar më 12.06.2021
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pengmarrësit e 34-vje...

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pengmarrësit e 34-vjeçarit Julian Gjonçaj, ndërkohë që ka lënë të lirë me arrest shtëpie një 14-vjeçar që rezulton të jetë djali i Denisa Karagjozit e arrestuar dy ditë me parë si bashkëpunëtore në pengmarrje. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjykatësja Blerta Çibuku me prokuror Julijan Çafka. Në fillim […]

Lexo më shumë

“Më kishte stresuar aq sa nuk kisha më qetësi, nuk flija as gjumë”, autori i vrasjes në Peqin i penduar: U kërkoj falje familjarëve të tij

“Më kishte stresuar aq sa nuk kisha më qetësi, nuk flija as gjumë”, autori i vrasjes në Peqin i penduar: U kërkoj falje familjarëve të tij

Publikuar më 12.06.2021
Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së Ylber Xhahysë...

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së Ylber Xhahysës në Peqin, të dhënë sot para gjykatës së Elbasanit. Togat e zeza vendosën masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për autorin e krimit Leonard Bashaliu. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjocaj më 8 qershor dhe Bashaliu ka thënë gjatë zhvillimit të seancës nuk donte që ta […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, një person humb jetën!

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, një person humb jetën!

Publikuar më 11.06.2021
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sot...

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Papër dhe dyshohet se ka viktima dhe persona të plagosur. Mesohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e tentativës për parakalim nga një prej mjeteve. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Njoftimi i policise: Peqin/ Informacion […]

Lexo më shumë

Gjermani/ Personat me ‘Audi’ rrëmbejnë gruan shqiptare dhe fëmijën e saj 3 vjeç, dyshime se pas kësaj fshihte ish-bashkëshorti

Gjermani/ Personat me ‘Audi’ rrëmbejnë gruan shqiptare dhe fëmijën e saj 3 vjeç, dyshime se pas kësaj fshihte ish-bashkëshorti

Publikuar më 11.06.2021
Ende nuk ka asnjë gjurmë të nënës së zhdukur Nasibe K. (34 v...

Ende nuk ka asnjë gjurmë të nënës së zhdukur Nasibe K. (34 vjeçe) dhe djalit të saj Ben (3 vjeç)! Policia ka frikë se të huajt duan t’i rrëmbejnë në Shqipëri. Ka indikacione të qarta për këtë. Kërkimi për një Audi të bardhë është duke u zhvilluar. Me sa duket gruaja dhe djali i saj […]

Lexo më shumë

Humbi këmbën, vajza tregon tmerrin nga aksidenti i djeshëm në Tiranë

Humbi këmbën, vajza tregon tmerrin nga aksidenti i djeshëm në Tiranë

Publikuar më 11.06.2021
Xhesina Gega, 24-vjeçarja e cila u aksidentua dje pasdite në...

Xhesina Gega, 24-vjeçarja e cila u aksidentua dje pasdite në rrugën “Xhanfize Keko”, nga Jehon Breçani ka folur për herë të parë pas aksidentit. E reja ka thënë se ishte duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. “Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh […]

Lexo më shumë

Tritol me dron në biznesin e Lefter Kokës, arrestohet autori i dyshuar (Emri)

Tritol me dron në biznesin e Lefter Kokës, arrestohet autori i dyshuar (Emri)

Publikuar më 11.06.2021
Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i ndo...

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës. Mësohet se lënda shpërthyese është vendosur në një biznes të ish-ministrit Lefter Koka. Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit, me të cilin hodhi tritolin në biznesin e Kokës, përkatësisht në […]

Lexo më shumë

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplas këmbësorin, vdes në vend

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplas këmbësorin, vdes në vend

Publikuar më 11.06.2021
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotëm në krye...

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotëm në kryeqytet. Sipas uniformave blu, rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, një furgon ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore, në një dyqan, mjeti me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke ecur prapa, ka aksidentuar […]

Lexo më shumë