×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekskluzive/ Zyra e Josep Borrell: A ka skenarë për Shqipërinë, statusi Kosovë-Serbi i paqëndrueshëm

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave të pranimit me Shqipërinë është në duart e shteteve anëtare të Bashkimit Europain, thekson zyra e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell për gazetën “Shekulli”. Në intervistën ekskluzive, Peter Stano paraqet edhe situatën në të cilën ndodhet dialogu Kosovë-Serbi dhe emërimi i të dërguarit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Erjon Dervishi

Komisioni Europain ka një qasje pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por në bazë të procedurave dhe “Acquis Communautaire”, të Bashkimit Europian, fatin i Shqipërisë është në duart e shteteve të Bashkimit Europian. Në intervistën që Zyra Qendrore e Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, viht në dukje situatë e ndërlikuar në raportet Kosovë-Serbi dhe nevojën për të emëruar një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Këtë mars, Këshilli i BE-së mblidhet për procesin e zgjerimit. A mendoni se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një dritë jeshile nga vendet anëtare? Një çështje tjetër është qëndrimi i Francës. A jeni optimist se në mars do të shohim një ndryshim për qëndrimin e Francës ndaj zgjerimit? Shqipëria është në mes të një krize politike. Opozita ka braktisur Parlamentin. A besoni se kjo çështje mund të ndikojë në negociatat për Shqipërinë?

Vendimi për hapjen e negociatave të pranimit është në duart e shteteve anëtare. As EEAS dhe as Komisioni Europian nuk mund të spekulojnë se si do të vendosin vendet anëtare. Komisioni Europian ka paraqitur një propozim për të rishikuar metodologjinë e politikës së zgjerimit për t’a bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një kontroll të fortë politik, më dinamik dhe më të parashikueshëm. Shpresojmë që shtetet anëtare të bien dakord për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara Samitit të Zagrebit. Komisioni Europian qëndron fort në rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të sigurojë një raport mbi përparimin e bërë nga këto dy vende në ditët e ardhshme. Në këtë fazë nuk do të spekuloja për skenarë të tjerë.

Çështja tjetër është dialogu Serbi-Kosovë. Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në këtë çështje. Po për BE-në? Cilët janë hapat e ardhshëm?

Më lejoni të kujtoj që negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës filluan në Mars 2011 dhe BE është lehtësuesi i këtij dialogu që nga atëherë – i përfaqësuar nga Përfaqësuesi i Lartë. Pra, BE ishte e angazhuar që nga fillimi i dialogut Beograd-Prishtinë – përveç ndihmës së partnerëve në Ballkanin Perëndimor për transformimin, reformat europiane dhe duke i ndihmuar ata të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE. Përfaqësuesi i Lartë i tanishëm Josep Borrell, ka treguar gjatë udhëtimit të tij në janar në Kosovë dhe Serbi vendosmërinë e tij për t’u përfshirë personalisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe ai duhet të ndihmohet në përpjekjet e tij nga një përfaqësues special i BE-së. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu mirëpresim angazhimin në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE nga partnerët tanë ndërkombëtarë, siç janë SHBA. Nuk ka konkurrencë dhe ne të gjithë kemi të njëjtin qëllim – të ndihmojmë Beogradin dhe Prishtinën që të normalizojnë lidhjen e tyre dhe t’i mbështesin ata që të vazhdojnë në rrugën e tyre të pranimit. Prioriteti tani është një rifillim i plotë dhe i shpejtë i dialogut. Statusi aktual mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i qëndrueshëm.

Kur mundet që BE të vendosë të emërojë një të dërguar special për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së (EUSR) vendoset me një akt juridik të Këshillit (i cili është një organ vendimmarrës më i lartë i BE-së i krijuar nga të gjitha shtetet anëtare). Procedura ka filluar dhe pasi të ketë përfunduar, dhe emërimi të miratohet nga shtetet Anëtare, Përfaqësuesi Special i ri, i BE-së duhet të marrë detyrat e tij. Kjo duhet të ndodhë së shpejti. Krijimi i këtij posti pasqyron rëndësinë që BE dhe Borrell i kushtojnë personalisht rajonit për stabilizimin dhe përparimin e saj në rrugën e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kemi më shumë raste se Gjermania e Italia”/ Surroi: Nëse s’ka ndryshim, do shembet shteti

“Kemi më shumë raste se Gjermania e Italia”/ Surroi: Nëse s’ka ndryshim, do shembet shteti

Publikuar më 14.07.2020
Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, duke komentuar situa...

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, duke komentuar situatën e rënduar me Covid-19 në Kosovë, është shprehur se dje ka pasur më shumë raste infeksioni se në Itali dhe Gjermani. Ai ka shigjetuar klasën politike në Kosovë, duke theksuar: “Në ASNJË pikë debati mbi drejtimin që ka marrë vendi nuk është shtruar si parësore çështja e shtrirjes dhe […]

Lexo më shumë

Várhelyi takon kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazin, ja për çfarë u bisedua

Várhelyi takon kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazin, ja për çfarë u bisedua

Publikuar më 14.07.2020
Një takim u zhvillua sot mes Eurokomisionerit për Zgjerimin ...

Një takim u zhvillua sot mes Eurokomisionerit për Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe kryenegociatorit për negociatat Shqipëri-BE, Zef Mazi.   Temat kryesore të bisedës ishin përgatitjet, hapat e radhës dhe reformat që vendi duhet të bëjë drejt hapjes së negociatave.   Ka qenë vetë eurokomisioneri që lajmëroi takimin përmes një postimi në “Twitter”. “U takova me […]

Lexo më shumë

Zbulohet enigma/ Lista të hapura apo të mbyllura? Endri Shabani: Basha më ka premtuar se do jetë pro hapjes së listave

Zbulohet enigma/ Lista të hapura apo të mbyllura? Endri Shabani: Basha më ka premtuar se do jetë pro hapjes së listave

Publikuar më 13.07.2020
Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit është kthyer në temën ...

Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit është kthyer në temën kryesore politike në vend. Kryeministri Edi Rama i ka dhënë të drejtë nismës së opozitës parlamentare për listat e hapura. A duhen lista të hapura apo të mbyllura, është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Aktivisti i njohur, Endri Shabani tha se Basha […]

Lexo më shumë

Rama mbështeti hapjen e listave, reagon Opozita e Bashkuar: Ky veprim synon të nxisë konflikt politik

Rama mbështeti hapjen e listave, reagon Opozita e Bashkuar: Ky veprim synon të nxisë konflikt politik

Publikuar më 13.07.2020
Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nis...

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nismen e disa deputeteve te opozites parlamentare per hapjen e listave, ka reaguar Opozita e Bashkuar.  Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Opozita e bashkuar dënon ‘tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore’, pasi sipas tyre ky vepdim […]

Lexo më shumë

Çudia në komisionin hetimor ndaj Metës/ Miratohen dy relatorë të cilët ishin zgjedhur para një viti

Çudia në komisionin hetimor ndaj Metës/ Miratohen dy relatorë të cilët ishin zgjedhur para një viti

Publikuar më 13.07.2020
Komisioni hetimor parlamentar  për veprimtarinë e Presidenti...

Komisioni hetimor parlamentar  për veprimtarinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta edhe në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese mbylli sot punimet, ndërsa më 20 korrik, Parlamenti do të miratojë aktin final. Komisioni ka zhvilluar prej rreth një vit punën e tij, por sot miratoi edhe dy relatorë, megjithëse edhe një vit më parë i […]

Lexo më shumë

Lista të hapura, Kuvendi më afër modelin danez të sygjeruar nga ambasadorja Yuri Kim. Kush do ta kundërshtojë?

Lista të hapura, Kuvendi më afër modelin danez të sygjeruar nga ambasadorja Yuri Kim. Kush do ta kundërshtojë?

Publikuar më 13.07.2020
Propozimi i opozitës parlamentare për të shkuar në votim me ...

Propozimi i opozitës parlamentare për të shkuar në votim me lista të hapura dhe zgjedhja e Partisë Socialiste për të pranuar këtë kërkesë duke eliminuar koalicionet parazgjedhore, të cilat do të bënin teknikisht të papraktikueshme veprimet e votës me preferenca, do të thotë që në fakt të pranohet propozimi i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. […]

Lexo më shumë

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Publikuar më 13.07.2020
Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-1...

Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se mjeku, sapo i janë shfaqur shenjat, nuk është shfaqur më në punë. Referuar burimeve, paraprakisht raportohet se mjeku ka qenë në Vlorë, ku edhe dyshohet se mund të jetë infektuar. Po ashtu i infektuar, ka rezultuar edhe një mjek […]

Lexo më shumë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 12.07.2020
I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisio...

I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Kur mbetet edhe pak ditë nga skadimi i afatit (31 korrik), komisioni duhet të marrë një vendim që duhet të t’ja kalojë më pas seancës plenare për votim. Tashmë komisioni ka në tryezë edhe opinionin e […]

Lexo më shumë