×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillën që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu.

Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë të përbashkët kundër pushtuesit. Përfaqësuesi i zogistëve Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, pat deklaruar përpara delegatëve se: “jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 39, jam me Mbretin Zog”.

Gjithashtu, Abaz Kupi ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, mbajtur më 1-2 gusht 1943, ku u vendos dhe u shpall bashkimi për shpëtimin e Shqipërisë. Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte atë. Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe iu shpall luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Ndërkohë që mbretërorët vazhdonin të luftonin kundër fashizmit pa bujë e pa reklamë, duke qenë të suksesshëm, komunistët, jo vetem shfrytëzonin suksesin dhe emrin e mirë të krijuar nga veprimet luftarake zogiste, por fshehurazi ushtronin një propagandë sistematike kundër tyre. Zogistët, të shqetësuar për këtë sjellje të komunistëve, nëpërmjet Abaz Kupit, lëshuan më 19 nëntor 1943, një trakt të posaçëm drejtuar Këshillit Nacional-Çlirimtar, ku i kërkonin me këmbëngulje mbajtjen e një qëndrimi të qartë për ecurinë e mëtejshme të luftës kundër okupatorit, prej të cilit nuk morën asnjë përgjigje.

Në këto rrethana, dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur tjetër prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm. Në këto kushte, forcat mbretërore, duke parë se përpjekjet për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë kundër okupatorit dështuan, për të konfirmuar legjitimitetin e tyre politik dhe për të penguar Partinë Komuniste në realizimin e qëllimit të saj për eliminimin e forcave nacionaliste thirrën më 20 nëntor 1943 në Herraj të Tiranës, një Kuvend Kombëtar për krijimin e një lëvizje politike.

Në këtë mbledhje morën pjesë delegatë të ardhur nga e gjithëShqipëria, si dhe nga trevat etnike shqiptare përtej kufijve politik, duke përfshirë edhe delegatë nga çetat zogiste. Ndër më të përmendurit ishin: Abaz Kupi, komandanti i rezistencës në Durrës më 7 prillit 1939 dhe protagonist kryesor i konferencave të Pezës e Mukjes; atdhetari Ndoc Çoba, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe në Konferencën e Pezës; patër Lekë Luli, diplomati Rauf Fico, arsimtarët Gaqo Goga e Osman Myderrizi, avokat Selim Damani, Xhemal Naipi, Mulë Delia, Hysen Meça, Xhemal Herri, etj.

Platforma që u miratua në Kongresin themelues ishte shumë e qartë: fuqizimi i organizimit ushtarak dhe luftë pa kompromis kundër okupatorit; kthimi në pushtet i Mbretit Zog, pasi vetëm ai e gëzonte këtë të drejtë legjitime; krijimi i një Shqipërie të lirë, etnike dhe demokratike; vendosja e shtetit ligjor; sigurimi me ligj i drejtave e lirive themelore të njeriut; reforma shoqërore për përmirësimin e jetës së popullit; etj.

Të nesërmen, më 21 nëntor 1943, zogistët deklaruan formimin e partisë së tyre, Organizatën Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (OKLL). Për drejtimin e OKLL u zgjodh kryesia me kryetar Ndoc Çobën, ndërsa Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Legalitetit u zgjodh Major Abaz Kupi.

Forcat luftarake zogiste në atë kohë ishin rreth 10.000 luftëtarë, ndërsa në dispozicion të tyre ishin regjistruar rreth 25.000 vetë. Për më tepër, këto forca e afirmuan veten në beteja të suksesshme kundër okupatorit, ku spikat qëndresa mbrojtëse e batalionit të komanduar nga A. Kupi në Durrës më 7 Prill 1939, luftimet e Matit, Liqenit të Germanit e Zallit të Germanit, Qafë Shtamës, Gurrës, Suçit, Krujës, Vorze -Shkalla Tujanit, Prezës, etj.

OKLL u shtri nëTiranë, Shkodër, Dibër, Mat, Durrës, Kavajë, Shijak, Kosovë, Vlorë, Berat, Sarandë, Korçë, etj. Shërbimi propagandistik i saj nxori deri në fund të luftës 21 numëra të gazetës “Atdheu” me një tirazh 210.000 copë. U shtypën dhe u shpërndanë 250.000 trakte, etj.

Drejtuesit e OKLL, në mbështetje të platformës së themelimit, mbajtën komunikim të vazhdueshëm me Mbretin Zog duke e informuar deri në detaje mbi situatën në Shqipëri.  Ndërkohë, ata ndërkombëtarizuan veprimtarinë e tyre luftarake përmes letrave drejtuar Presidentit të SHBA, Franklin Delano Roosevelt dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill me anë të të cilave jepnin pamjen reale të zhvillimeve ushtarake e politike në Shqipëri.

Është fakt historik dhe shumë domethënës që, pranë forcave të Abaz Kupit, ishte atashuar misioni Anglez i udhëhequr nga diplomatë e ushtarakë të rangut të lartë si Bill Maclean, David Smiley dhe Julian Amery. Duhet thënë se, Britania e Madhe dhe SHBA bashkëpunuan me të gjitha formacionet e rezistencës pa marrë parasysh bindjet politike.

Ndërkohë, që organizatat me frymëzim kombëtar kërkonin gjithnjë një marrëveshje kombëtare për luftë kundër okupatorit, udhëheqja komuniste pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej. Programi qartazi kombëtar i Legalitetit dhe personalitetet e spikatura që e udhëhiqnin, i shkaktonin panik Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të udhëhequr nga Partia Komuniste, të cilat llogarisnin të ardhmen si pushtet dhe jo si marrëveshje kombëtare. Prandaj ajo nisi njëluftë sa të nëndheshme, aq edhe të hapur për asgjësimin e Legalitetit.Për këtë qëllim, udhëheqja komuniste thirri Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.

Ky vendim ishte absurd, partiak, i njëanshëm, e për rrjedhojë i pavlefshëm si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe këndvështrimi politik e historik. Nga pikëpamja e të drejtës publike dhe kushtetuese, është fakt i pamohueshëm se Mbreti Zog kishte qeverisur vendin legalisht. Ky legjitimitet, u fitua jo vetëm për shkak të kontributeve të spikatura të tij, të pranuara dhe të mbështetura në nivel kombëtar, por mbi të gjitha edhe përmes mjeteve të ligjshme, në përputhje me të drejtën kushtetuese, në nje shtet demokratik, sovran e të lirë. Për më tepër, Mbreti Zog nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, por për shkak të zhvillimeve që nuk vareshin nga vullneti i tij, ai pat deklaruar në Parlament se; “…nuk kam lënë mjet pa përdorur për sigurinë e Shqipërisë” dhe, me vendim të Kuvendit Kushtetues, më 9 prill 1939 u largua nga vendi për të shmangur dorëzimin e tij pa kushte.

Mbretërorët, krahas rezistencës në ditët e prillit 1939, përpjekjeve për bashkimin e gjithë faktorëve në luftë kundër okupatorit dhe angazhimit të tyre drejtpërdrejtë në frontin e luftës, në të njëjtën kohë bënin sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar për kthimin e regjimit legal të mëparshëm.

Në këto kushte, bazuar në argumentet sa më lart, Legaliteti vijoi të mbështetej në dy kollona bazë, qëndresës kundër okupatorit dhe kërkesës për marrëveshje kombëtare. Nëse kjo marrëveshje, do të ishte arritur siç e kërkonte kjo forcë politike, sigurisht qëShqipëria do kishte patur tjetër rrjedhë duke u orientuar për nga Perëndimi, të cilit i përkiste. Duke parë se këto dy kollona nuk po reflektoheshin nga forcat e tjera politike, drejtuesit e lartë të Legalitetit parashikuan shkarjen e vendit në përplasje civile dhe, për këtë arsye, riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda apo jashtë vendit.

*ish-deputet & kryetar i PLL  

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

Publikuar më 26.11.2020
Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut ...

Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut (shek.II e.r.) me emrin Deburus. Më 1502, njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek XIX, Dibra me afro 8 400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të brendshëm shqiptar. Në kohën e […]

Lexo më shumë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Publikuar më 23.11.2020
Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku...

Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku veç besimit tek fryma e shenjtë dhe miqtë e të afërmit, të fushës së mjeksisë a jo, besim të madh gjeta edhe tek vetja e shërbimi që i bëra instiktivisht vetes, si edhe duke lexuar shumë, me shpresë plot e sakrifica të panumërta, po […]

Lexo më shumë

Histeri publike kundër Bashës!

Histeri publike kundër Bashës!

Publikuar më 21.11.2020
Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktat...

Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktaturë moderne dhe kjo ka emrin “Rilindje”. Reagimi thuajse publik i të gjithëve: institucioneve, mediave, pushtetit dhe një grupi qytetarësh kundër deklaratës së Bashës për numrin e viktimave, dëshmon qartë polarizimin maksimal të shoqërisë dhe kontrollin e saj nga pushteti në shërbim të pushtetit. […]

Lexo më shumë

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Publikuar më 19.11.2020
Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Populli...

Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Popullit për shembjen banditeske të kompleksit të Teatrit Kombëtar, natën e 17 majit, dhe dhunën ndaj civilëve që pasoi aktin barbar, nuk gjen të përmendur në asnjë radhë fjalët “qeveri’, “bashki”, “Rama”, ‘Veliaj”, ndërsa fjala “terror” është fshehur, e përmendur vetëm një herë, në mes […]

Lexo më shumë

Kadia dhe sistemi!

Kadia dhe sistemi!

Publikuar më 15.11.2020
Alban Daci Ka ditë që merren njerëzit me Besart Kadin. A thu...

Alban Daci Ka ditë që merren njerëzit me Besart Kadin. A thua u largua një gjeni dhe vendi nuk ka shpresë! U largua dikush që kishte nevojë për një rrogë. Kaq larg shkon vizioni! Po i japim aq shumë vëmendje sa po e rrisim “piazze-n” e tij, ndoshta përtej dimensionit të merituar. Janë disa mediume […]

Lexo më shumë

Boll më, koha për ta bërë, “faleminderit” Edi Ramës…

Boll më, koha për ta bërë, “faleminderit” Edi Ramës…

Publikuar më 14.11.2020
Pirro Naçi Dje në mbrëmje kisha veçuar nga libri i Mehdi Fra...

Pirro Naçi Dje në mbrëmje kisha veçuar nga libri i Mehdi Frashërit disa mendime të shkruara për  Sarandën shumë dekada më parë. Thashë t’i vendosja edhe një titull, por e lashë për të shtunën, sot në mëngjes. Doja ta ndaja me miqtë, qytetarët  dhe  dashamirësit e Sarandës. Por më kishte befasuar Edi Rama me një […]

Lexo më shumë

Jeta e barinjve dhe e deleve të Perëndisë

Jeta e barinjve dhe e deleve të Perëndisë

Publikuar më 14.11.2020
Arben Rrozhani Hirësia e tij Janullatos u mor me urgjencë pë...

Arben Rrozhani Hirësia e tij Janullatos u mor me urgjencë për t’u shtruar në një klinikë të specializuar në Greqi. Imzot George Frendo u transportua me urgjencë me një avion sanitar brenda një kapsule për në Bari të Italisë. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, u nis me urgjencë për në një klinikë të specializuar në […]

Lexo më shumë

Idealizmi dhe pseudo idealistët!

Idealizmi dhe pseudo idealistët!

Publikuar më 11.11.2020
Alban Daci Çdo vend ka nevojë për idealistë, por jo çdo kush...

Alban Daci Çdo vend ka nevojë për idealistë, por jo çdo kush mund të jetë idealist! Për të qenë idealist, para se gjithash duhet të kesh ide, të cilat vijnë si pasojë e formimit personal, trashëgimisë familjare e po ashtu edhe ecurisë në jetë. Shqipëria ka dhe do të ketë nevojë për idealistë. Lind natyrshëm […]

Lexo më shumë