Egjipt, zbulohen arkivolet e faraonëve të lashtë

Në brigjet e lumit Nil në Theban arkeologët zbuluan mbi 20 arkivole të drunjëta. Sipas Ministrisë së Antikitetit Egjiptian ishin dy shtresa me arkivole të mbivendosura sipër njëra-tjetrës madje janë konsideruar si një prej zbulimeve më të rëndësishme sa i takon kulturës egjiptiane.

Ndërsa, detaje të tjera do të jepen ditën e shtunë në një konferencë ku do të prezantohen arkivolet si zbulimi i një hapësire të lashtë me shtëpi, orendi, dhe objekte që i përkisnin dinastisë së 18-të.

Studiuesit dyshojnë se këto arkivole ju përkisnin faraonëve të lashtë si Akhenaton, Tutankhamun dhe Thutmos.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet