
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Renti të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se një oficer policie, teksa ka qenë duke pastruar armën e shërbimit, pa e ditur që në të ndodhej një plumb ka goditur bashkëshorten.
Ai ka shkrepur armën, duke e lënë gruan të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë në këtë familje u regjistruar pasditen e kësaj të shtune.
Ndërkohë ekip policor shkoi menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.
Pas kryerjes së verifikimeve do të përcaktohet edhe shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje, e cila ishte pakujdesia.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply