E rëndë në Itali, shqiptari vetëvaret në pemë me rripin e pantallonave (Foto)

Një shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë me rripin e pantallonave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park në qytetin e Milanos, pasditen e të dielës, rreth orës 16.45.

Sipas mediave italiane, viktima është një shqiptar 35-vjeçar, i cili ishte varur në një pemë me lartësi 9 metra, në Parkun e Rezistencës në Milano, në zonën Tibalti.

Policia tha se shqiptari ka përdorur rripin e pantallonave për t’u vetëvarur, ndërsa njoftoi se ka nisur menjëherë me hetimet për zbardhjen e motiveve që mund të kenë çuar 35-vjeçarin drejt këtij akti fatal.

Po sipas autoriteteve italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rezulton pa precedentë penal.

Mësohet se trupi i tij i varur në pemë është pikasur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, por këto të fundit kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për ta ulur trupin e viktimës nga pema.

Sipas ekzaminimeve të para nga mjeku ligjor, bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 8 orë para se trupi të zbulohej nga kalimtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet