E rëndë në Bulqizë, gjendet e mbytur në lumë 32-vjeçarja

Një trup i pajetë është gjetur në lumin e Bulqizës ditën e djeshme. Nga informacioni paraprak bëhet me dije se më 10.09.2019, në orën 21.30 është gjetur e mbytur shtetasja me inicialet M.F., 32 vjeç.

Sipas policisë nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Bulqizë / U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja  M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë. Nga kqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet