E dhimbshme/ Përdori qese mbeturinash në vend të mjeteve mbrojtëse, humb jetën nga koronavirusi infermieri

Më të prekurit nga koronavirusi, i cili ka pushtuar botën janë ekipet mjekësore. Gjithmonë e më tepër ata po përballen me mungesën e mjeteve të nevojshme sanitare, ndërsa numri i të prekurve po vjen në rritje në tre shtete në Itali, Spanjë dhe SHBA.

E dhimbshme është dhe historia e një infermieri në SHBA, i cili ka humbur jetën nga sëmundja, pasi u detyrua të vishej me qese mbeturinash, në mungesë të mjeteve mbrojtëse.

Ai ishte infektuar me koronavirus pothuajse dy javë më parë. New York Post raportoi se Kious Kelly, një ndihmës menaxher i infermierisë në Spitalin Mount Sinai në Manhattan, vdiq të martën. Ishte 48 vjeç.

Ndërsa ishte motra, e cila konfirmoi vdekjen e tij, duke thënë se asaj iu tha që ai kishte qenë në njësinë e kujdesit intensiv, por nuk mendonte se situata ishte serioze.

Pjestarët e stafit thanë: “Ne jemi shumë të pikëlluar nga humbja e një anëtari të dashur të stafit tonë infermieror,” i tha Renatt Brodsky, një përfaqësues i sistemit shëndetësor për Business Insider në një deklaratë.

Ndërsa Shteti i New York është bërë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA, me më shumë se 33,000 infeksione dhe më shumë se 360 ​​vdekje. Ndërkohë që në New York dhe zona të tjera në SHBA me shpërthime të mëdha të pandemisë, punonjësit e kujdesit shëndetësor po raportojnë mungesa të pajisjeve mbrojtëse personale si maska, kostume, mburoja të fytyrës dhe doreza.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet