×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“E cilësoj si dështimin tim”, Jonida Maliqi flet për divorcin: Ishte vendimi më i vështirë!

3 vite më parë Jonida Maliqi i dha fund zyrtarisht martesës së saj me Gent Prizrenin. Këngëtarja nuk ka preferuar kurrë të flasë për këtë pjesë të jetës së saj dhe gjithçka e ka kaluar në heshtje në publik. Ndërkohë ditën e sotme në rubrikën “Tani mund të këndosh”, në një intervistë përballë Ardit Gjebreas, Jonida nuk ka mundur t’ju shpëtojë disa pyetjeve për divorcin.

Jonida rrëfeu se me ish-bashkëshortin është dashuruar në moshën 17-vjeçare dhe po aq vite qëndroi e lidhur me të. Këngëtarja tregoi se ajo ishte dashuria e saj e parë, sublime dhe në atë moshë që është dashuruar nuk mund të vinte logjikën mbi ndjenjat.

Ajo u shpreh se divorci erdhi si pasojë e konsumimit të marrëdhënies dhe disa arsyeve të tjera personale, që nuk preferoi t’i tregonte. Jonida tha se ishte ajo e para që e mori vendimin për t’u divorcuar dhe e cilësoi si një ndër më të vështirët të jetës.

“Divorci erdhi si pasojë e konsumit dhe disa arsyeve të tjera që do të doja të ishin personale. Ishte ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendim i imi fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët. Unë jam rritur në një familje të shëndetshme, me frymën se do kisha familjen ideale dhe ishte ëndrra ime që këtë gjë ta realizoja me sukses dhe unë divorcin e cilësoj si dështim të timin”, tha Maliqi.

Jonida u shpreh se sigurisht që kjo gjë është shoqëruar me vështirësi për sa i përket anës ekonomike, sepse kishte një standard të lartë jetese, por shtoi se ia ka dalë mbanë mjaft mirë edhe e vetme, sepse nuk i ka munguar kurrë forca për të punuar. Këngëtarja tha se ajo ka punuar shumë fortë edhe me anën e saj psikologjike, sepse është mjaft e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë pas shumë vitesh lidhje e martesë.

Ndërsa për sa i përket lidhjes së re në jetën e saj, ajo u shpreh se nuk dëshiron të nxitohet, nuk dëshiron të lëndojë askënd, sepse nuk është më ajo vajza 17-vjeçare që mund të gabojë. Kujtojmë se Maliqi prej pak kohësh po jeton një histori të bukur dashurie me Romeo Veshaj dhe raportin vendosën ta bënin vetë publik pas shumë thashethemesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Georgina feston 27-vjetorin, Ronaldo emocionon me urimin ndaj partneres

Georgina feston 27-vjetorin, Ronaldo emocionon me urimin ndaj partneres

Publikuar më 27.01.2021
Dita e sotme është e veçantë për Georgina Rodriguez, pasi aj...

Dita e sotme është e veçantë për Georgina Rodriguez, pasi ajo feston ditëlindjen. Partnerja e futbollistit, Cristiano Ronaldo mbush 27 vite dhe nuk kishte se si të mungonin urimet dhe surprizat. Por padyshim urimi i veçantë ishte ai i CR7, i cili ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet të dy të përqafuar. “Urime […]

Lexo më shumë

Djali i Gold Ag merr pasaportën shqiptare: Jam gjaku i ri i kombit ma t’vjetër!

Djali i Gold Ag merr pasaportën shqiptare: Jam gjaku i ri i kombit ma t’vjetër!

Publikuar më 27.01.2021
Këngëtari Gold Ag gjithmonë ka shfaqur shenja patriotizmi, d...

Këngëtari Gold Ag gjithmonë ka shfaqur shenja patriotizmi, duke u ndjerë krenar për origjinën dhe kombin  e tij. Këtë gjë nuk e ka treguar vetëm më këngët apo postimet e herë pas hershme, por edhe në ngjarjet e tij personale. Pasi i vendosi emirin djalit Gueril, e ka pajisur me pasaportën shqiptare. Nëpërmjet një postimi […]

Lexo më shumë

“Është për intubim”, Çiljeta braktis papritur emisionin, babai i saj në gjendje të rëndë nga Covid-19

“Është për intubim”, Çiljeta braktis papritur emisionin, babai i saj në gjendje të rëndë nga Covid-19

Publikuar më 27.01.2021
I ati i këngëtares, Çiljeta Xhilaga është infektuar me Covid...

I ati i këngëtares, Çiljeta Xhilaga është infektuar me Covid dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Kjo u bë e ditur mëngjesin e sotëm nga moderatori i “Wake Up”, Isli Islami, i cili zbuloi dhe arsyen se pse këngëtarja nuk kishte shkuar në studio. Çiljeta ishte e ftuar sot në emision, por për shkak të […]

Lexo më shumë

“Ende nuk më duket e vërtetë”, sot 1 vit nga vdekja e Kobe dhe vajzës së tij, bashkëshortja prek me dedikimin

“Ende nuk më duket e vërtetë”, sot 1 vit nga vdekja e Kobe dhe vajzës së tij, bashkëshortja prek me dedikimin

Publikuar më 26.01.2021
Sot u bë plot 1 vit që nga aksidenti tragjik me helikopter, ...

Sot u bë plot 1 vit që nga aksidenti tragjik me helikopter, që i mori jetën basketbollistit Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, e cila ishte vetëm 13 vjeç. Pavarësisht se ka kaluar 1 vit, duket se koha nuk ka mundur të lehtësojë dhimbjen për familjen Bryant. Dhe këtë gjë e ka treguar edhe […]

Lexo më shumë

“A do bëjmë seks bashkë?”, gazetarja rrëfen momentin kur e ngacmoi Fatos Nano në prani të bashkëshortes

“A do bëjmë seks bashkë?”, gazetarja rrëfen momentin kur e ngacmoi Fatos Nano në prani të bashkëshortes

Publikuar më 26.01.2021
Gazetarja Rudina Demneri, e njohur si Paloma, ka rrëfyer dis...

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur si Paloma, ka rrëfyer disa nga momentet më të veçanta të karrierës së saj, dhe ku ka veçuar rastin kur i kërkoi ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nanos të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë. E ftuar në Wake Up, gazetarja u shpreh se ia bëri pyetjen Nanos në sy të bashkëshortes së tij […]

Lexo më shumë

“Humba djalin që nuk e linda dot vetë”, zi në familjen e këngëtares Myfarete Laze

“Humba djalin që nuk e linda dot vetë”, zi në familjen e këngëtares Myfarete Laze

Publikuar më 26.01.2021
Zi në familjen e këngëtares Myfarete Laze: Humba djalin që n...

Zi në familjen e këngëtares Myfarete Laze: Humba djalin që nuk e linda dot vetë Myafrete Laze, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Këngëtarja njofton se ka humbur një prej familjarëve të saj të dashur, i cili është dhëndëri. Ajo shkruan se bashkëshorti i vajzës ishte djali që […]

Lexo më shumë

Elvana Gjata dhe Mozzik do të sjellin një bashkëpunim? Detaji që shtoi dyshimet

Elvana Gjata dhe Mozzik do të sjellin një bashkëpunim? Detaji që shtoi dyshimet

Publikuar më 25.01.2021
Prej më shumë se një viti, Elvana Gjata i ka munguar tregut ...

Prej më shumë se një viti, Elvana Gjata i ka munguar tregut muzikor shqiptar. Fansat e kanë ndjerë mungesën dhe në rrjete sociale, dhe çdo postim që bën këngëtarja, ndonëse shumë i rrallë pritet me shumë kuriozitet. Disa foto që ka postuar në Instagram, ku shfaqet në studion koreografike të Albi Nakos, ka shtuar dyshimet […]

Lexo më shumë

Si kurrë më parë, Ardit Gjebreas i del situata nga kontrolli në emision: Kërkoj ndjesë! (Video)

Si kurrë më parë, Ardit Gjebreas i del situata nga kontrolli në emision: Kërkoj ndjesë! (Video)

Publikuar më 24.01.2021
Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjy...

Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro. Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka […]

Lexo më shumë