
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin me origjinë shqiptare, në një lokal. Shkak për përplasjen fizike është bërë një debat që viktima ka pasur me disa nga të rinjtë brenda lokalit. Fillimisht 42-vjeçari është grindur jashtë të lokalit me autorët dhe më pas sherri është transferuar në tavolinën ku ishte ulur viktima. Gjithçka nisi pasi të rinjtë shqiptarë dyshohet se i ngacmuan burrit të dashurën dhe më pas jashtë ambienteve të lokalit kanë nisur ta godasin me grushte dhe shqelma. Viktima fillimisht ka rezistuar, por duket se goditja me dorezë hekuri në kokë ka rezultuar fatale për jetën e shtetasit grek.
Të dy të arrestuarit, sipas raportimeve, janë shqiptarë, por njëri ka nënshtetësi greke. Dimitris Kordas u dhunua nga një grup prej pesë shqiptarësh të dielën në një lokal nate “Sante Rock Bar”.
Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, nga dëshmia e dhënë në polici, gjithçka ka nisur për motive banale. Si duket, ndërsa shkonte në tualet, 42-vjeçari ka prekur një prej tyre dhe i “ka parë egër”. Dhe më pas, pasi dolën nga lokali, ata e pritën kur ai doli me të dashurën e tij, dhe e dhunuan për vdekje. Dy të rinjtë që ndodhen në pranga janë ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia. Autoritetet i arrestuan sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, si dhe në kamerat e lokalit që filmuan automjetin me të cilën u arratisën autorët. Tani, autoritetet do të përpiqen që të zbulojnë se cili nga dy të arrestuarit ka qenë ai që e goditi Kordas në kokë me dorezë hekuri duke i shkaktuar vdekjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply