Dy lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Ballkani vijon të mos gjejë qetësi nga tërmetet.

Pas Shqipërisë, një sërë lëkundjesh të njëpasnjëshme janë regjistruar sot në Greqi.

Në orët e para të së enjtes, një lëkundje e fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë, në zonën Agios Nikolaos, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Tërmeti është ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas Institutit të Geodynamics, ka qenë 11 km në juglindje të ZAKROS, detit, me një thellësi fokale 15 km.
Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin, si dhe në ishujt e afërt, Kasos dhe Karpathos.

Ndërsa, në orën 5:26, ka ndodhur një tërmet i dytë me madhësi 3.7 në shkallën Rihter. Epiqendra e tërmetit të dytë ishte 43 kilometra në juglindje të Zakros dhe thellësia 10 kilometra.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet