×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

DW: Në Shqipëri klimë mosmarrëveshjesh e supozimesh absurde. SHBA konfirmoi vazhdimin e përkushtimit për reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi! SHBA rikonfirmuan të martën, (25.05.), përmes një deklarate të ambasadës së SHBA në Tiranë vazhdimin e përkushtimit të tyre që kjo të ndodhë.

“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, është kërkesë e popullit shqiptar dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane,” theksohet në deklaratë.

Qëndrimi pro vijimit të reformës vjen menjëherë pas përpjekjes së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të bërë ndryshime në formulën e realizimit të reformës dhe kritikave të tij ndaj misioneve asistuese amerikane dhe europiane. Në një program televiziv, në mbrëmjen e së hënës, (25.05) Meta kritikoi këto misione që sipas tij kanë bërë, “lojën e kryeministrit Rama që është penguesi i reformës në drejtësi”.

Përtej sulmeve të institucionit të Presidencës ndaj atij të Kryeministrisë dhe anasjelltas, që kanë karakterizuar mjedisin politik, pas braktisjes së Parlamentit nga opozita, në shkurt 2019, reforma në drejtësi ndodhet përballë pritshmërive të qytetarëve të Shqipërisë për të filluar shkuljen me rrënjë të korrupsionit në nivelet e larta të politikës dhe zyrtarëve publikë.

A po fiton reforma besimin e qytetarëve?

90 gjykatës dhe prokurorë të dalë jashtë sistemit të drejtësisë nga vettingu, kryesisht për korrupsion, janë rezultati më spektakolar i reformës në drejtësi, krahas ngritjes së disa institucioneve kyꞔe të drejtësisë së re. Në sitën e vettingut janë ende për të kaluar edhe rreth 700 gjyqtarë dhe prokurorë. Vettingu nuk ka përfunduar, institucionet e reja nuk janë ngritur të gjitha, vendi vazhdon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Megjithatë Komisioni Europian, (KE) e ka vlerësuar reformën në drejtësi të suksesshme dhe një model që mund të ndiqet edhe nga vende të tjera të rajonit.

Pritshmëritë dhe besimi i qytetarëve janë përtej këtij vlerësimi. Ata presin që drejtësia e re të ndëshkojë “të pandëshkueshmit”, ish-politikanë dhe zyrtarë të lartë publikë apo aktualë të përfolur për korrupsion që dëshmojnë të bëjnë një jetë luksoze, të papërligjur me të ardhurat e deklaruara. Deri tani asnjë prej “të pandëshkueshmëve të fuqishëm” nuk është përballur me drejtësinë qoftë për t’u dënuar, qoftë për të dalë i pafajshëm. Pak ditë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, theksoi se “vettingu duhet të vazhdojë” duke lënë të kuptohet se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur.

Meta: Reforma në drejtësi e dështuar

Një vit më parë, në maj 2019 presidenti Meta, e quajti reformën në drejtësi “selektive dhe që ka nevojë të rishikohet” dhe kërkoi ndihmën e Asamblesë së OSBE-së, duke përjashtuar BE dhe SHBA, dy faktorët ndërkombëtarë kyꞔ, financues dhe me ekspertizë. Meta e quajti reformën të dështuar përdetisa vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, (GJK) si pasojë e vettingut dhe mungesës së një mase gjykatësish që plotësojnë kriteret për të qënë anëtarë të trupës së re të GJK.

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në KE dhe Shefe e Operacionit Nërkombëtara të Monitorimit (ONM) për reformën e drejtësisë në Shqipëri, reagoi ashpër. ”Vettingu po shkon në drejtimin e duhur, BE dhe SHBA janë plotësisht të përkushtuara të vazhdojnë mbështetjen e reformës së gjyqësorit në Shqipëri, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për një shoqëri demokratike ku askush nuk është mbi ligjin. Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet ” shkruajti në majin 2019, në median sociale Genovea Ruiz Calavera.

Një vit më pas, GJK vazhdon të jetë jo funksionale dhe objekt përplasjesh mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Analistët e pavarur në Tiranë mendojnë se të dyja palët kërkojnë që të kenë kontroll në përbërjen e trupës së GJK. Meta për të mos u shkarkuar si president nga maxhotanca socialiste, që e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës me anulimin e datës së zgjedhjeve lokale 2019 dhe kryemnistri Rama që ky vendim të merret. Pas reagimit të KE ideja e ndryshimeve në reformën e drejtësisë me asistencën e Asamblesë së OSBE mbeti në letër.

Shembja e Teatrit Kombëtar, javën e kaluar, më 17 maj, pa marrë në konsideratë dërgimin nga Meta në Gjykatën Kushtetuese për të gjykuar në parim ꞔështjen e shembjes ose jo të tij nga Bashkia e Tiranës, rinxorri në skenë përsëri mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta bëri publike një nismë të re për ndryshime në formulën e realizimit të reformës në drejtësi, pavarësisht që vendimi i Parlamentit më 2016 është që formula e saj “as nuk mund të rishikohet, as nuk mund të korigjohet”.

Një Këshill Politik i mbetur në letër dhe një akuzë e rëndë

Në një takim, në fundavën e kaluar, me ambasadorët e vendeve të BE dhe më pas edhe me opozitën jashtë parlamentare presidenti Meta prezantoi një platformë me 14 pika, që ai ia kishte dërguar rreth një muaj e gjysmë më parë Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, me qëllim gjithëpërfshirjen në realizimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore, kushte prioritare për negociatat e anëtarësimit. Platforma , mes të tjerash, ofron ngritjen e një Këshilli Politik që do të bëjë “ꞔdo ndryshim ligjor ose kushtetues lidhur me reformën gjyqësore vetëm përmes konsensusit unanim të anëtarëve të tij”. Me fjalë të tjera, këtij Këshill i jepet mandati të bëjë amendime në reformën në drejtësi para se ato t’i kalojnë për miratim parlamentit. Përmes këtij këshilli, opozita jashtë parlamentare futet në sistemin politik, pas 15 muajsh bojkoti të parlamentit dhe mos pjesëmarrjeje në Lokalet 2019.

BE dhe SHBA reaguan kundër: reforma nuk preket. Ambasadorja amerikane shkoi më tej kur shkruajti në median sociale “për marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri”. Sipas Metës ambasadorja Yuri Kim nuk e ka fjalën për atë. Në programin e kanalit televiziv Klan, të hënën në mbrëmje (25.05) ai i drejtoi gishtin kryeministrit Rama dhe e akuzoi se i shërben lobit serb në Uashington duke nxitur destabilitet dhe trazira . Ai i ilustroi këto pohime me trazirat që pasuan daljen e opozitës nga Parlamenti vitin e kaluar, dalje e imponuar sipas tij nga Rama, dhe tani me protestat që provokoi me shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta tha se zotëron dokumenta që i vërtetojnë këto pohime.

Reagimet e forta kundërshtuese të SHBA për ngritjen e Këshillit Politik për të ndryshuar formulën e reformës në drejtësi lënë të kuptohet se vështirë që ai mund të ngrihet dhe të funksionojë.

Në këtë klimë mosmarrëveshjesh, supozimesh absurde, dokumentash prove në pritje për t’u publikuar qytetarët kërkojnë një drejtësi të pavarur nga politika, që të veprojë dhe të kontribuojë me forcën e ligjit në ndarjen e shapit nga sheqeri./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Takim Kosovë-Serbi nga Merkel e Macron, Grenell: I lumtur, urojmë të përfundojë çështja e vizave

Takim Kosovë-Serbi nga Merkel e Macron, Grenell: I lumtur, urojmë të përfundojë çështja e vizave

Publikuar më 08.07.2020
Richard Grenell ka mbështetur takimin e datës 10 korrik mes ...

Richard Grenell ka mbështetur takimin e datës 10 korrik mes Serbisë dhe Kosovës, të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi shprehet:  “Jemi të lumtur që shohim se europianët do të takohen më 10 korrik për të diskutuar me Kosovën dhe Serbinë. Ofrojmë […]

Lexo më shumë

Takimi i Ramës me opozitën parlamentare, Murrizi: Nuk votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Takimi i Ramës me opozitën parlamentare, Murrizi: Nuk votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Publikuar më 07.07.2020
Deputeti dhe përfaqësuesi i Opozitës Parlamentare, Myslim Mu...

Deputeti dhe përfaqësuesi i Opozitës Parlamentare, Myslim Murrizi, ka deklaruar pas përfundimit të takimit me kryeministrin Rama se nuk pati marrëveshje, pasi kryeministri sipas tij ka marrëveshje paraprake me PD e LSI. Murrizi tha ndër të tjera se ai dhe kolegët e tij nuk do ta votojnë marrëveshjen e 5 qershorit nëse nuk do të […]

Lexo më shumë

“Të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime”, Rama: Nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare

“Të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime”, Rama: Nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare

Publikuar më 07.07.2020
Kryeministri Rama ka folur për mediat pas daljes nga diskuti...

Kryeministri Rama ka folur për mediat pas daljes nga diskutimi me përfaqësuesit e opozitës parlamentare në lidhje me sistemin zgjedhor. Rama ndër të tjera tha se ende nuk është arritur një marrëveshje me opozitën parlamentare me parlamentin. “Jemi  të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve, të arrijmë një konsensus trepalësh, ku […]

Lexo më shumë

Përfundon takimi 80 minutësh me Ramën/ Hajdari: Nuk u vendos gjë! S’tërhiqemi nga Listat e Hapura edhe nëse na bëjnë presion të huajt

Përfundon takimi 80 minutësh me Ramën/ Hajdari: Nuk u vendos gjë! S’tërhiqemi nga Listat e Hapura edhe nëse na bëjnë presion të huajt

Publikuar më 07.07.2020
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me...

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë e Reformës Zgjedhore dhe miratimin ën Kuvend. Hajdari thotë se nuk do të ketë tërheqje nga listat e hapura edhe nëse bëhet presion nga opozita jashtëparlamentare apo dhe nga të huajt. “I […]

Lexo më shumë

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Publikuar më 07.07.2020
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me d...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore 2021 dhe ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se nuk është për lista të hapura. Në preferencën e tij nuk janë listat e hapura, megjithatë shefi i qeverisë […]

Lexo më shumë

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

Publikuar më 07.07.2020
OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshi...

OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, me anë të së cilit synohet hapja e listave. Nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Shqipëri, këshilltarit për reformën zgjedhore, Florian Hobdari, OSBE ka vënë theksin se procesi për ndryshimin e sistemi zgjedhor duhet të nis një vit përpara zgjedhjeve. Pas ndryshimit të periudhës zgjedhore, si […]

Lexo më shumë

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Publikuar më 07.07.2020
Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marr...

Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marrëveshjen në Këshillin Politik si dhe ka kërkuar miratim sa më shpejt të Paketës së ndryshuar për Kodin Zgjedhor dhe zbatimin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale. PPE shkruan se konsensusi mes palëve ishte kusht kryesor nga BE për fillimin e negociatave teksa shton […]

Lexo më shumë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

Publikuar më 07.07.2020
Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë...

Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’, duke iu referuar lajmit se qeveria do të paguajë 61 milionë euro për koncesionet dhe PPP-të, megjithëse Ministria e Financave parashikoi uljen e prodhimit të brendshëm bruto të vendit me 1.8 miliardë euro, krahasuar me një vit më parë, u shpreh se pagesat e fryra […]

Lexo më shumë