×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

DW: Mos hapja e negociatave, çfarë rrezikon Ballkani Perëndimor

Lajm i keq, gabim i Francës, goditje ndaj aspiratave të rajonit për të hyrë në BE, pasoja tek qytetarët dhe zhvillimet e brendshme në dy vendet. Analistë të pavarur të Tiranës bashkohen në këto cilësime për vendimin e Këshillit Europian, të premten,(18.10.2019) që nuk mori vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Pasojat do të ndjehen më shumë në aspektin social, psikologjik dhe në politikën e brendshme. Në aspektin social do të jetë e vështirë të ketë zgjerim të biznesit vendas apo investitorë të huaj, në aspektin psikologjik do të rritet përqindja e skeptikëve ndaj projektit europian si bashkësi vlerash dhe parimesh, në aspektin e politikës së brendshme bien shanset për një reformim të sistemit politik, për më shumë llogaridhënie dhe në emër të stabilitetit do të vijojë tendenca e personalizimit të pushtetit” thotë për DW . Prof.Dr. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike.

Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, në Tiranë, e sheh mosmarrjen e vendimit si një lajm të keq, në rradhë të parë për qytetarët. “Është një fshikullim për qytetarët e thjeshtë, një lëvizje e pamerituar për ta dhe dy vendet. Është një qëndrim që duket si mbështetje për të gjitha forcat e errëta që duan ta lënë pas Shqipërinë si korrupsioni dhe krimi i organizuar, duket se këtyre forcave u jep oksigjen, u shton aftësitë vepruese” thotë për DW, Edlira Gjoni. Sipas saj “Franca ka gabuar jo vetëm me pengimin për marrjen e vendimit por edhe me idenë e nevojës së BE për të riformatuar strategjinë e zgjerimit pasi kjo do të thotë se duhen shumë vite për të kuptuar dhe vendosur ҫ’duhet bërë”.

Franca gjithmonë hezituese

Aleksandër Çipa, analist i pavarur mendon se “Franca në raport me vendet e vonuara te Ballkanit Perëndimor, që tani janë në pikën më të lartë të aspiratës së tyre për të qenë anëtare të BE-se, ka qenë prej kohësh në një pozicion konservator dhe refraktar, veçanërisht ndaj Shqipërisë”. Kjo situatë po gjeneron zemërim tek qytetarët që “për herë të parë, përdorin gjuhën e mosbesimit, frustrimit, lodhjes”, sipas Edlira Gjonit.

E kjo po ndodh kur Shqipëria dhe BP si rajon janë në stanjacion ekonomik, social e krizë të rëndë besimi institucional. Qëndrimi i BE-së në vend ta shuante, i hodhi benzinë kësaj krize besimi dhe e çoi nga institucionet vendase, tek ato të BE-së. Sondazhet tregojnë se shqiptarët besojnë më shumë në NATO dhe BE sesa në fe, qeveri, gjyqësor, media, shëndetësi apo parti politike” mendon Edlira Gjoni.

Përtej Shqipërisë dhe MV pasojat në gjithë rajonin e BP

Prof. Dr. Krasniqi dhe Edlira Gjoni bashkohen në opinionin e tyre, se pasojat e mosmarrrjes së vendimit për hapjen e negociatave do të shtrihen në gjithë rajonin. “Pasojat e vendimit të Këshillit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të kenë impakt rajonal. Ato janë një goditje ndaj aspiratës së vendeve të rajonit për progresin që sjell procesi i integrimit dhe mbështetja europiane ndaj politikanëve të rrymave politike liberale pro perëndimore. Mosmarrja e vendimit dëmton procesin politik midis Prishtinës e Beogradit pasi nuk ka më asnjë garanci se marrëveshjet e rëndësishme politike do të llogariten si investime drejt integrimit, si ndodhi në rastin e emrit me Maqedoninë e Greqinë”, thekson Afrim Krasniqi.

Edhe për Edlira Gjonin pasojat në nivel rajonal pritet të jenë të rënda. “Sot BE dhe Ballkani janë më larg njëra-tjetrës sesa 5 vite më parë,kur filloi procesi i Berlinit, për t’i dhënë impulse të reja procesit të integrimit europian në BP. Të gjashta vendet e kanë parë procesin e anëtarësimit si busull, si motorin e përpjekjeve për të shkuar përpara. Nëse kjo busull rresht së funksionuari, nëse shtyhet, riformatohet a çfarëdo që t’ia vënë emrin diplomatik, pasojat mund të jenë të rënda dhe tragjike. Paqja dhe stabiliteti mund të qëndrojnë, por të rinjtë jo. Do të ikin, do boshatisin Ballkanin me ritme të larta e ky shpopullim mund të jetë tragjedia e vërtetë. Është pasojë e reagim proteste edhe ndaj këtij izolimi, këtij trajtimi të padenjë që marrin tani edhe nga BE, ku kanë mbajtur shpresa të mëdha dhe që po ua shuan vetë BE, ” thekson Edlira Gjoni.

Negociatat – a do të rëndojnë krizën politike në Shqipëri?

“Mos marrrja e vendimit për të hapur negociata, në Shqipëri nuk do të shkaktojë krizë politike pasi e gjithë klasa politike ka qënë në thelb e investuar pro një vendimi negativ, për shkak të frikës së saj ndaj një procesi të thellë monitorimi, llogaridhënie dhe standardesh më të larta demokratike. Në periudhë afatgjatë nëse vijohet e njëjta vendimmarrje, pasojat do të mund të llogarisin forcimin e linjave politike nacionaliste dhe ndofta edhe fetare, si dhe dobësim të partive pro perëndimore dhe lidhjeve tradicionale me disa vende të BE” mendon Afrim Krasniqi.

Partia Demokratike, që drejton opozitën jashtë parlamentare, kërkoi ndërkohë të premten në mbrëmje dorëheqjen e kryeministrit Rama. “Kërkesa e opozitës shqiptare për dorëheqjen e Kryeministrit Rama është një argument shtesë, një pretekst shtesë pasi Shqipëria prej kaq kohësh karakterizohet nga një realitet politik anormal, që po shtresezon disa pasoja dhe efekte negative në jetën administrative, institucionale, ekonomike dhe shoqërore. Kemi devijim standartesh të cilat kanë sjellë dhe do të shtojnë pasojat” thotë për DW , Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë./DW/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Publikuar më 05.08.2020
Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku ...

Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 6 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale bëri me dije se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë: Një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. […]

Lexo më shumë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Publikuar më 05.08.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shë...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shënuar 139 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 […]

Lexo më shumë

Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh, hetimet të paligjshme

Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh, hetimet të paligjshme

Publikuar më 05.08.2020
Avokatët e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi d...

Avokatët e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi do të ankimojnë vendimin e Gjykatës Antikorrupsion për vendosjen e sekuestros së 26 pasurive mes tyre dhe të RTV Ora dhe Ora News. Në një deklaratë për mediat avokati Alban Qafa deklaroi se akuzat ndaj klientit të tij Ylli Ndroqi janë të paqena dhe se hetimet […]

Lexo më shumë

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Publikuar më 05.08.2020
Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë apliku...

Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë aplikuar për një degë në universitet e kanë tashmë këtë mundësi. Në ditën e mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të […]

Lexo më shumë

E frikshme në spitalin e Pejës/ 17 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë

E frikshme në spitalin e Pejës/ 17 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë

Publikuar më 05.08.2020
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona, ndërs...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë janë infektuar në Kosovë. Trendi i shifrave të larta të vdekjeve dhe infektimeve ka shqetësuar autoritetet vendase që vazhdimisht apelojnë për kujdes te qytetarët. Kosova Press raporton se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 59 pacientë me Covid-19.  […]

Lexo më shumë

Mrekulli në Fier/ Pas një jave në ‘betejë’ me zjarrin shuhen flakët në Pyllin e Semanit

Mrekulli në Fier/ Pas një jave në ‘betejë’ me zjarrin shuhen flakët në Pyllin e Semanit

Publikuar më 05.08.2020
Pas rreth një jave në luftë me flakët, më në fund në Fier ka...

Pas rreth një jave në luftë me flakët, më në fund në Fier ka qetësi. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej orëve të mesnatës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë pyllin e Semanit. Flakët kishin përparuar prej disa ditësh duke bërë që të shkrumbohen dhjetëra pemë dhe […]

Lexo më shumë

Familja me katër anëtarë u fundos në det pas stuhisë, pas orëve kërkim gjendet e mbytur gruaja

Familja me katër anëtarë u fundos në det pas stuhisë, pas orëve kërkim gjendet e mbytur gruaja

Publikuar më 05.08.2020
Pas disa orësh kërkime është gjetur e mbytur në det shtetasj...

Pas disa orësh kërkime është gjetur e mbytur në det shtetasja Mirela Rama. Kujtojmë që kjo e fundit se bashku me 3 pjesëtarë të familjes ndodheshin në një mjet lundrues, që u fundos nga stuhia. Ajo është gjetur nga policia kufitare 250 metra larg bregut në gjirin e Gjipesë ndërsa më herët u gjenden tre […]

Lexo më shumë

“Djali u përpoq që të shpëtonte nënën”, i mbijetuar rrëfen momentet e frikshme nga përmbytja e varkës

“Djali u përpoq që të shpëtonte nënën”, i mbijetuar rrëfen momentet e frikshme nga përmbytja e varkës

Publikuar më 05.08.2020
Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpë...

Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpëtojnë 3 persona që po mbyteshin në det, ndërsa një grua rezulton akoma e humbur. Rezulton se tre nga shtetasit që ndodheshin në të njëjtën varkë që po mbytej ishin anëtarë të një familje. Ngjarja ka ndodhur, pasi një stuhi ka goditur bregdetin shqiptar. Një nga […]

Lexo më shumë