Durrsaku kapet duke transportuar klandestinë në Gramsh, dhanë nga 1 mijë euro

Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi sipas informacioneve dyshohet se po transportonte shtetas klandestinë nga vendet e treta me qëllim dhënien ndihmë, kundrejt fitimit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet F.M., u kap në unazën e qytetit të Gramshit duke transportuar në mjetin e tij 9 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shteti grek.

“Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 440-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës”- njofton policia. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet